Ramiz Alia autori i futjes se Shqiperise ne Konferencen Islamike?!

Lauri

Anunnak
Letra e Ramiz Alisë e 17 majit 1991 e nisur arabisht dhe shkeputur nga nje artikull i Fahri Balliu-t publikuar me 16.09.2008 me titullin "Majko-Mustafaj dhe Konferenca Islamike si diplomaci e tejkaluar".

Lidhur me futjen e vendit tonë në Konferencën Islamike, nismën për të hyrë, kërkesën zyrtare dhe aderimin në të e ka realizuar Ramiz Alia. Për Shqipërinë që doli nga një izolim total, futja në një konferencë islamike me përfshirje shtetesh teokratike (shtete fetare), kalonte dhe përcillej qëllimisht në opinion publik shqiptar si një “akt pa dëme e pa pasoja”. Dëmet në imazhin që është krijuar për shqiptarët në botë si “islamik fanatik dhe ekstremist” ashtu edhe ato konkrete në trushplarjen e popullsisë kryesisht të varfër ekonomikisht dhe jo të arsimuar, po tregojnë të kundërtën.
Konferenca Islamike ka paralizuar një nga zhvillimet më të mëdha të fatit kombëtar të shqiptarëve: njohjen e Kosovës. Kjo nuk mund të anashkalohet dhe të përcillet, por përkundrazi, kjo na bën të bindemi se lidhjet e Konferencës Islamike me kundërshtarët e njohjes së Kosovës janë më të fuqishme, sesa artificialiteti i lidhjeve me ne.
Dhe ne nuk duhet ta ushqejmë iluzionin se ata janë miq, pa pasur një akt të tillë. Miqësia ka akte miqësie. Gjatë gjithë këtyre viteve, ndihma ekonomike dhe politike e kësaj konference ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve është absolutisht inekzistente, po të mos përmendim rrëmujën e fondacioneve që vidhnin edhe xhamitë e tyre, për të mos kaluar tek problemet e terrorizmit, etj, etj.
nuk mund te anashkalohet roli që ka Rusia në këtë konferencë apo fushën e përbashkët të interesave të vendeve të fuqishme islamike, si Irani, Egjipti e ndonjë tjetër. Asnjë nevojë ekonomike dhe asnjë drejtim politik i fatit të botës shqiptare nuk kalon në mënyrë strategjike gna korridoret e kësaj konference, e cila është thelbësisht politiko-fetare. Ka ndonjë rresht në Kuran që i mëson të mos i japin pavarësinë Kosovës, që ajo të mos jetë shtet, kur Palestinën e duan të tillë? Shqipëria e pat pranuar Arafatin si udhëheqës të shtetit palestinez, prandaj dipllomacia shqiptare nuk ka pse të nëpërkëmbet.
Alia: Fusni Shqipërinë në Organizatën e Konferencës Islamike
Një komunist veteran si Ramiz Alia, është thellësisht proislamik në vitin kur ishte president i Shqipërisë. Duke shkelur çdo etikë diplomatike dhe procedurale, Alia më 17 maj 1991 i shkruan rreshtin e parë kryetarit të shtetit të një vendi arab me një fjali të gjatë arabisht. Sikurse del nga konsultimi i dokumentacionit, Alia është nismëtari i anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatën e Konferencës Islamike. Po atë vit, gazeta “Zëri i Popullit”, e datës 19 tetor 1991 njoftonte se një ditë më parë, zhvilloi një vizitë në Shqipëri, një delegacion i Organizatës së Vendeve Islamike, i kryesuar nga sekretari i saj dr.Hamid Alghabid dhe sekretari i Shoqatës Botërore të Thirrjes Islamike, Muhamed Ahmed Al-Sherif, të cilët zhvilluan takime me presidentin Ramiz Alia dhe kryeministrin Ylli Bufi. Në thelb të takimeve, ishte anëtarësimi i Shqipërisë në organizatën islamike.
---------------------------------------
Republika e Shqipërisë

Presidenti
ALSALAM ALIKOM WRAHMATO – ALLAH
Tiranë 17 maj 1991
Madhërisë së Tij

Mbretit të Arabisë Saudite

Fahd Bin Abdyl – Aziz Al – Saud
Me rastin e vizitës së delegacionit Islamik të kryesuar nga Dr.Abdollah Omar Nasif, sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Islamike, kam kënaqësinë, t’Ju dërgoj urimet dhe përshëndetjet më të mira në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të cilin me botën islamike e veçanërisht me Arabinë Saudite e bashkojnë ndjenja të thella miqësore. Lidhje të ngushta tradicionale historike e fetare.

Tani që Shqipëria po shkon me vendosmëri drejt demokracisë së plotë, sistemit shumëpartiak dhe ekonomisë së tregut, dhe kur po bëhet gjithnjë më e hapur ndaj botës, ajo i kushton një vëmendje të veçantë lidhjeve të saj me botën islamike dhe mbi të gjitha me Arabinë Saudite, si vend që luan një rol të ndjeshëm në tërë botën arabe.

ثshtë për këtë arsye që Shqipëria shprehet për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Arabinë Saudite.
Duke pritur me kënaqësi vendosjen e këtyre marrëdhënieve midis dy vendeve tona, ne shpresojmë në mbështetjen e vëllait tonë, mbretit Fahd, në solidaritetin njerëzor e islamik të Arabisë Saudite në veçanti dhe të botës arabe e islamike në përgjithësi, të bindur se në këtë mënyrë i shërbejmë çështjes së paqes dhe përparimit të mbarë njerëzimit. Lidhjet tona të ngushta e të frytshme do të përbëjnë një bazë të rëndësishme për të parë të gjithë vëmendjen e duhur, mundësinë e bashkimit një ditë të Shqipërisë me Organizatën e Konferencës Islamike.

Duke ju shprehur edhe njëherë ndjenjat e respektin tim të thellë, pranoni Madhëria Juaj sigurimet e konsideratës sime më të lartë.

Me përshëndetjet e mia më të mira e të përzemërta
Ramiz Alia
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top