Ramadan Zaskoci

Lauri

Anunnak
I kushtohet Ramadan Zaskocit. Me 27 Gusht 1878, tue zbatue vendimet e Komitetit të Lidhjes së Prizrenit, vrau telegrafistin e Mehmet Ali Pashë Maxharit, ekspert i naltë me origjinë franko-prusiane në shërbim të PO-së, që kishte ardhë i ngarkuem për tu ba trysni shqiptarve të mos i kundërshtonin vendimet e Kongresit te Berlinit.

ramadani_zpse0fa4baf.png


Koburja e Ramadanit

Pret sulltani haber prej telit
Maxhar Pashës e Prizerenit
shpejt haberi i shkoi sulltanit
prej kobures së Ramadanit:

- Nuk ua lshojm’ ne kralve trojet
na mallkojn’ fmija dhe vorret
zakon t’parët na e kan’ lan’
bes’ t’pabesit mos me i dhan’!

Mori Luma, me shum’ derte
vajn’ për pushk’ e krypn për vedi
djemt’ e tu s’din ç’ka asht tuta
qysh t’pret shpata, qysh t’vret pushka;
gunat dimnit, plagt në gjak
i ka thل martina n’flakë

Moj Kosovê’ lule dhe plagë
nji vit prush e nji vit flakë
Djeg’ e vra po kurr’ s’je tutë
S’e ke lan’ gjakun me t’hupë
Qat’ kobure që ra për ty
Tan’ Shqipnia e ka për sy

Piktura ''Ramadan Zaskoci'' nga Hasan Nalibani.
[Enkelejd Gurbardhi]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top