Rama: Shumica e cilësuar, ‘vijë e kuqe’. ‘Skanimin’ e gjyqtarëve s’e negociojmë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rama: Shumica e cilësuar, ‘vijë e kuqe’. ‘Skanimin’ e gjyqtarëve s’e negociojmë

Edi-Rama2.jpg



Kryeministri i vendit, Edi Rama në një deklaratë për mediat ditën e sotme, i ofroi një gjysmë kompromisi opozitës lidhur me kërkesën e saj për vendet e rezervuara në zgjedhjen e institucioneve të reja të sistemit, duke i dhënë mundësinë e zgjedhjes me 2/3 në dy nga institucionet e këtij sistemi, këshillin e lartë të gjyqësorit edhe të prokurorisë.

Ndërkohë, për dy institucionet e tjera që sipas kryeministrit do të kalojnë në skaner etikën dhe vendimmarrjen e mëparshme të prokurorëve dhe gjyqtarëve, shumica e cilësuar është një vijë e kuqe të cilën mazhoranca nuk do të kapërcejë asnjë moment.

“Dua të përsëris edhe një herë qëndrimin tonë për votimin e menjëhershëm të reformës në drejtësi. E kam thënë në fjalën time pas takimit të mazhorancës me PD, e kam rithënë në kuvend gjatë seancës së shkuar dhe e nënvizoj edhe sot: lajmi i ri është që PD i ka braktisur të gjitha pozicionet e mëparshme dhe ka mbetur vetëm në një pikë. 2/3 nuk i bëjnë më punë dhe do vende të rezervuara, sepse sipas tyre opozita do të mbrojë sistemin nga kapja.

Ne u kemi ofruar 2/3 si një kufi ekstrem kompromisi të bindur se s’ka perëndi që e kap sistemin me një shumicë të tillë. Ne nuk na intereson kapja, por shembja e sistemit aktual dhe ngritja e një të riu, ku partitë të mos kenë asnjë shteg t’i zënë rrugën keëtij transformimi radikal. Nuk e kam përjashtuar dhe s’e përjashtojmë deri në fund mundësinë e një zgjidhjeje që përfshin opozitën në këtë reformë e më tej. Nuk ka qenë qëllimi i hartuese të draftit, as i SHBA dhe BE dhe as i yni të përjashtojmë opozitën nga vendimmarrja në zbatimin e reformës. Jam i bindur se zgjidhja gjendet nëse vërtetë PD do vetëm këtë pikë.

Po e kemi shumë të qartë që nëse pika është një rreth ky rreth ja dy gjyma të ndara në një vijë të kuqe për ne. 4 institucione do të kalojë për votim në kuvend. Shumica e cilësuar për ne lidhet vetëm me dy institucione, për të cilat nuk lëshojmë pe, ata që kanë të bëjnë me skanimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve etika dhe vendimmarrjet e mëparshme të të cilëve do të kalojnë në një sitë të imtësishme. Për dy të tjerat PD ka mundësinë e zgjedhjes me 2/3. Pas shpërndarje së draftit sot ne presim me padurim mbledhjen e komisionit për të vazhduar procesin, pasi nuk ka më asnjë orë për të humbur. Shpresojmë që opozita të vijë e të gjejmë një kompromis”, tha Rama.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top