Rama replika me Dulen: Grekët nuk janë pronarë të kishës ortodokse....

Malsi

Anëtar i Nderuar
Rama-Dule1_0.jpg

Kanë shkëmbyer replika të shumta kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe kryeministri Edi Rama mbi shembjen e kishës së Dhërmiut më 26 gusht të këtij viti. Në një interpelancë të zhvilluar në kuvend, Dule tha se askush nuk do ta kishte menduar se në një shtet laik si i yni, kryeministri do të shembte një objekt fetar.

“Laicitetin e vendit e kemi të sanksionuar në Kushtetutë. Ju zoti kryeministër vajtët në Paris dhe i treguat botës se kishit marrë me vete 4 përfaqësues të komuniteteve fetare, për të treguar harmoninë midis feve. A mund të imagjinonte ndokush që kryeministri i vendit do të shembte një objekt fetar? Dhe megjithatë juve e bëtë zoti kryeministër, në orën katër në të gdhirë të datës 26 gusht, ndërmorët aktin më të errët në lidhje me të drejtat e njeriut, lirisë dhe të drejtave fetare”- tha Dule.

Por Rama tha se në Dhërmi nuk u prish një kishë, por një objekt pa leje.

“Më keni thirrur në një interpelancë të gabuar, por detyra ime është ti jap përgjigje çdo deputeti. Ngrehina e rrëzuar për të cilët ju i dashur Vangjel, por edhe shumë të tjerë, bëtë aq shumë potere nuk është kisha martire e Shën Thanasit. Ngrehina në fjalë nuk ka qenë kishë asnjë ditë të vetme”- tha Rama.

Kryeministri shkoi edhe më tej kur shtoi se objekti i prishur i ngjante një stalle.

“Inspektoriati Ndërtimor nuk ka shembur ndonjë kishë, objekti për mua ishte thjesht një ngrehinë e rëndomtë pa leje, një lloj stalle pa leje, ndërtuar nga brutaliteti i viteve ‘90 mbi një monument historik - tha Rama.

“Në këndvështrimin tim prishja e asaj ngrehine të papranueshme, jo si kishë por si stallë, për ti hapur rrugë kontaktit të njerëzve me historinë. Kisha dashur që ju, i dashur Vangjel ta kishit përshëndetur, është një punë që nge lart vlerat e fesë dhe historisë. Me iniciativën e Bashkisë së Himarës është hapur rruga që të ndërtohet kisha, jo për shërbime fetare por për ta kthyer atë në hapësirë rrezatuese që ne s’mund ta pranonim të varrosur nën atë objekt” – tha Rama duke i bërë një akzuë të drejtpërdrejtë Dules.

“Se kam kuptuar i dashur Vangjel se si ju, e vëllezërit me orgjinë greke ndjeheni pronarë të ortodoksisë në Shqipëri. Më lejo të të kujtoj se ortodoksët shqiptarë nuk kanë qenë e nuk janë kurrë grekë. Ashtu si të drejtat e tyre për të besuar janë nën juridiksionin e Republikës së Shqipërisë edhe përkatësia e kishës po të përcaktohej nga riti bizantin nuk do ishte domosdo ortodokse”.

Sipas Ramës, në këtë kishë është predikuar në gjuhën shqipe.

“Kisha e Shën Thanasit është pas bizantine, kanë shkruajtur shumë studiues por edhe për priftin Katalani që u dergj në po atë tokë. Ta them troç e gjitha kjo s’ka të bëjë as me fenë, grekët apo politikën. Ortodoksia nuk ka parapëlqim për një komb të caktuar, kështu thuhet prej motesh, këtë duam me patjetër që të besoni dhe ju i dashur mik Vangjel. Përpjekja për ti dhënë ortodoksisë një komb, nuk ka lidhje me ortodoksinë vetë”.

Pas deklaratës së kryeministrit, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule tha se besimtarët në Dhërmi vijojnë të luten në gërmadhat e Kishës.

“Sot e kësaj ditë në rrënojat që ju shkaktuar mblidhen njerëz dhe i luten perëndisë. Kisha shpresën se do kërkonit ndjesë, juve ua konsideroni vendin e shenjtë garazh. Turp zoti kryeministër. Ju e dini shumë mirë një fjalë popullore që thotë “kush banon në shtëpi qelqi nuk godet me gurë”. Ju guxuat për një vend të shenjtë të na thoni gjoja gjetjen stilistike të garazhit”- deklaroi Dule.

Kreu i PBDNJ-së tha se nuk e përdor besimin fetar për politikë, ndërsa i kujtoi kryeministrit fjalimin në OKB, ku foli për besimin tij fetar.

“Jeni i pari në këtë vend që i vini flamurin kombëtar çdo prapësie qeveritare. Në çdo prapësi korrupsioni, rendni që ti vini flamurin, dhe mos më akuzoni mua për këtë gjë. E kam keqkuptuar demokracinë, kaq vite nuk më ka treguar kush se duhet të marr leje në zyrën tuaj se çfarë çështje do ngre. Kush e përdor për politikë besimin fetar, ju vetë që nuk latë as OKB-në pa përmendur besimin fetar. Kush e përdor,unë apo ju. Gjithmonë keni një tendencë, ju drejtohem politikisht, më drejtoheni në anë folklorike. Folklor këtu nuk do bëj, politikë do bëj.”- deklaroi Dule.

Duke iu përgjigjur deklaratës së Dules, Rama tha: Unë fola për Shën Thanësin, ti fole për mua. Unë nuk jam i shenjtë, mëkatar si ti jam dhe si të gjithë në këtë sallë. Por besoj se një mëkat që nuk e bëj është të përziej punët e fesë me punën time.

Në replikë Dule shtoi se Rama është nga ata që përqendrohet më shumë tek fjalët se tek veprat. “Jam deputet i Vlorës nuk ju akuzova vetëm se shkelet ligjin, do të bëja të njëjtën gjë edhe për një xhami, teqe apo kishë katolike. Këtë ta bëjmë të gjithë, nëse vërtet duam të demonstrojmë respekt real për objektet e kultit. Unë si ortodoks, ti si katolik i mirë, po të të përmend një shprehje të Shën Franceskut të Asizit, lexoje se do të ndihmojë edhe në qeverisje. “Përhapni me çdo mjet dhe mënyrë fjalën e perëndisë”. Duke mos marrë përsipër të bëj interpretim të saj po ju them se ju jeni shumë larg veprave, përqendroheni vetëm tek fjalët, në Gjirokastër i themi llogje”.

Lapsi.al
 
Titulli: Rama replika me Dulen: Grekët nuk janë pronarë të kishës ortodokse....

"Perhapni me cdo mjet dhe menyre fjalen e perendise"?!
 
Titulli: Rama replika me Dulen: Grekët nuk janë pronarë të kishës ortodokse....

Kryeministri thote objekt pa leje - ky thote kishe , e pastaj kap fjale perendie e i sjell ne diskutim/parlament , kulmi i injorances ... njerez.
 
Titulli: Rama replika me Dulen: Grekët nuk janë pronarë të kishës ortodokse....

Sa bukur ja tregon Rama vendin ketij jevgit, gjithmone.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top