Rama: PD, orvatje për manipulime

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
Kryetari i PS, Edi Rama ka shprehur sërish bindjen e tij për atë që e quan një fitore të pastër të partisë së tij në zgjedhjet e 8 majit.
Në një konferencë për shtyp, Rama ka prezantuar edhe fituesin e garës për bashkinë e Rrëshenit, i cili nga ana e tij ka theksuar se veriu tashmë ka marrë ngjyrë rozë.

“Zgjedhjet e 8 majit janë një ndarje me të shkuarën, të keqen, korrupsionin dhe matrapazllëkun. Ato ishin dëshmia më e mirë se veriu është me PS, se Mirdita është me PS, do të jetë me PS dhe me Edi Ramën”, ka deklaruar kandidati fitues.

Ndërsa Rama, nga ana e tij, ka ironizuar me atë që e ka quajtur një “komedi”, që sipas tij po luhet në kampin e djathtë.

Rama ka denoncuar gjithashtu tentativat që sipas tij po bëjnë “humbësit” për të manipuluar rezultatin zgjedhor, nismë që sipas tij është e dështuar që në fillim.

“Ju lutem qytetarëve që ta shohin duke buzëqeshur komedinë që luhet në anën tjetër, në një përpjekje të jashtëzakonshme për të fshehur atë që s’fshihet dot, humbjen. Por ama, pa mundur për të fshehur dëshpërimin, sepse është vijim i pamundësisë e gjithë përpjekja që bëhet për të cënuar rezultatin fitues të Tiranës, duke u orvatur me cdo formë për t’iu afruar kutive, numëruesve dhe vëzhguesve”, ka deklaruar Rama.

“Pavarësisht se kjo përpjekje nuk duket në televizione, ajo është nën monitorimin tonë. Në rrugët e qytetit lëvizin furgonë me materiale që synojnë manipulimin e rezultatit, por që nuk do t’ia arrijnë”, ka shtuar kreu i PS.

:27T.CH:27
 

Attachments

  • ramasot2011.jpg
    ramasot2011.jpg
    11.3 KB · Shikime: 23

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top