Rama: PD e refuzon reformën, sepse nuk i do partnerët e huaj nëpër këmbë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rama: PD e refuzon reformën, sepse nuk i do partnerët e huaj nëpër këmbë

Rama-640x410.jpg


Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Partinë Demokratike se ka refuzuar edhe propozimin e fundit të SHBA-BE për reformën në drejtësi, për shkak se nuk i do partnerët e huaj nëpër këmbë.

Në një deklaratë për shtyp në selinë e kryeministrisë, Rama ka shpjeguar arsyet sipas tij pse opozita ka refuzuar për një vit e gjysmë me radhë formulën dhe propozimet e ndërkombëtarëve për reformën në drejtësi.

“Nuk më vjen i papritur ky refuzim i radhës, sepse gjatë një viti e gjysmë të procesit të hartimit të draftit të reformës në drejtësi, PD ka dhënë sinjalet që nuk e do refomën. – tha Rama. – E ka bojkotuar procesin për një kohë të gjatë, ka hyrë e ka dalë në proces, duke futur e nxjerrë letra pa lidhje vetëm për ta ngatërruar procesin. Ka baltosur ekspertët e nivelit të lartë, ka abuzuar pa pushim me opinionin e Komisionit të Venecias, duke u kapur fillimisht gjatë dimrit, pas një paragrafi 55 dhe pastaj në pranverë pas një paragrafi 88, si i mbyturi pas fijes së bari”.

Sipas Ramës, Partia Demokratike “është tallur me partnerët e huaj, duke pasur një hall, si të mos e kapë Rama sistemin e drejtësisë. Pastaj ka kaluar nga vendet e rezervuara te vendet e blinduara. Kur ne kemi pranuar këtë propozim, me 6 anëtarë nga mazhoranca dhe 6 nga opozita, PD ka marrë 48 orë kohë nga takimi me Nuland, jo për ta pranuar, por për ta rrëzuar, duke nxjerrë një kundërpropozim, që zbulon të vërtetën e fshehur për një vit e gjysmë. PD nuk e ka pasur mendjen të vendet e rezervuara, por nuk i do partnerët strategjikë të Shqipërisë, apo partnerët e huaj nëpër këmbë, sepse i frikësohet paanshmërisë e profesionalizimit të tyre, ndaj gligjshmërisë për skanimin e gjyqtarëve dhe prokurorve të Shqipërisë”, – tha Rama mes të tjerash.

Megjithatë, kryeministri i ka bërë edhe një herë tjetër apel krydemokratit Basha që të reflektojë dhe nëse është e nevojshme edhe të ulen e të flasin sërish për të gjetur një zgjidhje kompromisi.

“PD e ka hallin tek të korruptuarit e vet që mbron. PD ka dalë zbuluar para popullit me këtë refuzim të radhës që e përsëris, për ne nuk është i papritur. Shqipëria është rasti i parë që opozita pengon një reformë të rëndësishme për vendin. Refuzimi i saj është një provë që është gati të refuzojë të ardhmen e vendit, – theksoi Rama. – Gjithsesi, ka akoma kohë, mundësi e shpresë që në PD nuk ka vdekur asnjë shpresë. E ftoj Lulzim Bashën të ulemi të flasim sërish si dy shqiptarë që janë njësoj në krye të dy partive. E ftoj zotin Basha të mos udhëhiqet nga frika për një shtet të së drejtës të garantuar dhe mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë”.

g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top