Rama: Ngjarja, kriminale. Xhuvani: Jap dorëheqjen si deputete

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Deputetja socialiste Luiza Xhuvani, e shoqëruar nga Kryeministri Edi Rama publikisht njoftoi se kishte paraqitur dorëheqjen nga detyra e saj si deputete e Sarandës, pas ngjarjes së rëndë të mëngjesit të së martës, ku mbeten të vrarë 4 persona dhe djali i saj Kostandin Xhuvani është një prej autorëve kryesore të dyshuar për këtë masakër.

edi-luiza-doreheqja.jpg


"Jam tepër e pikëlluar për ngjarjen që ka ndodhur dhe ndjej keqardhje të thellë për familjet e viktimave. Mos i ndodhtë asnjë prindi kjo që më ka ndodhur mua sot! Unë jam nëna e Kostandinit dhe ai do të jetë biri im gjithnjë. Megjithatë ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë. Sot kam paraqitur dorëheqjen time si deputete e Sarandës", u shpreh Xhuvani.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama, që në fillim të fjalës së tij theksoi se ngjarja e mëngjesit të së martës ishte një ngjarje kriminale dhe se drejtësia duhet të vijojë punën e saj për ndëshkimin e përgjegjësve.

"Besoj se arrij të kuptoj se cfare mund të ndjejnë prindërit, të afërmit, miqtë sot kur kanë humbur njerëzit e tyre të shtrenjtë.Ngjarja që ndodhi sot ishte një ngjarje kriminale. Unë di të them që koha e dyfytyrësisë së politikës ka përfunduar më 23 qershor; koha kur justifikoheshin familjarët, kur 26 vetë u dogjën në Gërdec ka përfunduar më 23 qershor", tha Rama.

Kryeministri, duke theksuar se nuk do të tërhiqet së kërkuari drejtësi per kete çeshtje, vlerësoi edhe qëndrimin e deputetes Xhuvani.

"Politika shqiptare duhet të mësojë nga vendimi i Xhuvanit, vendim i i cili duhet t'i vlejë edhe gjykatësve. Zyrat janë tonat, por pushteti është i popullit. Fëmijët janë tanët, por ligji është njësoj për të gjithë fëmijët. Nuk duhet të ngatërrohemi me termat, në fakt. Kostandini është një burrë 26 vjeç, që është tragjedia e gjallë dhe e pamerituar e dy prindërve të mrekullueshëm që nuk kanë asgjë të përbashkët me jetën e ulët dhe me politikën e krimit. Gruaja dhe nëna, të cilës sot i ra fatkeqësia të jetojë në çdo qelizë të vetvetes shprehjen 'ا'të bën fëmija, s'ta bën as Perëndia!", si asnjë burrë tjetër më parë, tregoi se nga cfarë niveli i lartë vjen. Nuk do të kisha dashur kurrë që të ndodhtë kjo gjëmë për miqtë e mi Luiza dhe Gjergj Xhuvani, por sot të gjithë ne që besojmë te etika e politikës, së bashku mund ta bëjmë më të mirë jetën tonë", tha Kryeministri Rama.

E në fund të deklaratës së tij, Rama u shpreh: "Luiza dëshmoi sot, se të merresh me politikë për qëllime të mira, nuk është njësoj si të luash teatër".
/ Top Channel
 
Titulli: Rama: Ngjarja, kriminale. Xhuvani: Jap dorëheqjen si deputete

Ka lezet ja shteti qe duam
 
Titulli: Rama: Ngjarja, kriminale. Xhuvani: Jap dorëheqjen si deputete

sa qesharake...dhe ne situata tragjike njerezit fokusohen tek politika.
 
Titulli: Rama: Ngjarja, kriminale. Xhuvani: Jap dorëheqjen si deputete

Si nene sdo deshiroja kurre te isha nen petkun e saj
Prindi smund te shlyej fajet e femijve
 
Titulli: Rama: Ngjarja, kriminale. Xhuvani: Jap dorëheqjen si deputete

Cinizmi i ndonjerit apo ndonjeres nuk ka Kufij!

Nuk mbrohet e pambrojtura po mos u beni cinike, shprehni hapur mendimet tuaj e mos i mbani gjerat perbrenda.

Ngushellime viktimave dhe sidomos te plakut italian qe e humbi jeten kot se koti.

Po mire o shoku Rama,

Te gjithe kriminelet, ne stanin tone socialist jane mbledhur?


Hajduti
 
Titulli: Rama: Ngjarja, kriminale. Xhuvani: Jap dorëheqjen si deputete

Meqe Rama ste pergjigjet dot po te pergjigjem une ekuivalentia jote ne forum
Nje antar nje vote
Jo nuk jane mbledhur aty gjithe eksponentet, ka PD mazhoritet ne kete profil

S'eshte pune inati eshte pune fati!

Jam kurioze a ka kerkuar ndonjehere sali ram berisha ndjese ...falje atyre familjeve qe i hapi varre ne shpite e tyre?
Kurre!
Ky eshte ndryshimi.
Sa per aktin mbi ate cka ndodhi nuk ka lidhje politike ...te tere e denojme pa ngjyrime fare. Krimi nuk duhet te njoh tolerance!
Denim maksimal...pse jo kapital
Por sa kollaj eshte te gjykosh nje nene kur me heret ke mbrojtur nenen tjeter per te njejtin faj ....por viktimat ishin shume me teper!
Ska aspak cinizem ..sepse me vdekjen ska term cinizem
Do ishte si te talleshe me veten.
Por mos ngulni thojte mbi nje plage te hapur.
Asnje prind nuk deshiron kete per femijen e tij....asnje!
Dhe nese kjo ndodh.....personalisht do kisha deshiruar te vdisja edhe vete sesa te mbaja mbi shpirt kete masaker te shkaktuar nga femija im.
 
Titulli: Rama: Ngjarja, kriminale. Xhuvani: Jap dorëheqjen si deputete

Eshte e pakonceptueshme e patolerueshme jasht cdo llogjike njerzore,qe nje individ qe ka vrar dy persona si te thuash ne nje llogjik te ftohet ,ben vetem dy vjet burg,akoma nuk eshte djali i prendis pa le me dy aktorve,duhej te ishte ne celi.
Shume mire qe ka ndodh kjo kasaphane,por gjynah jetet e atyre qe u shuan.
Por ama duhet te tilla perleshje barbare dhe jasht cdo norme qe ato carcet e korruptuara te drejtesis te mesojne se kush vret nje njeri ,dy,s"mund te lihet i lire per te vrar dhe te tjere,kaq e thjesht,dreqi e mori..

Diku lexova ne i koment tek i faqe:
Urojme qe djali i Luizes te mos kete paguar dritat disa muaj e te bej pak muaj me shume burg se sa rradhen e pare..
njerzit nuk han bare.
 
Titulli: Rama: Ngjarja, kriminale. Xhuvani: Jap dorëheqjen si deputete

Rama per cfare eshte aty me perkrah Luizen?!


Mos duhet te ishte tek ato familjet qe kane ne arkivol djemte e tyre prej paaftesise se policise se shtetit me parandalu krimet dhe mbrojt/garantuar jeten e qytetareve te vet!
 
Titulli: Rama: Ngjarja, kriminale. Xhuvani: Jap dorëheqjen si deputete

Shiko filmin ''Flutura ne kabinen time '' se eshte akoma me prekese. Biles aty eshte aq e shkaterruar sa i shkojne lotet rreke.

Kjo eshte ajo klasa e aristokracise se re shqiptare ku djemte e polikaneve i ke te gjithe gango me arme.

Te shkaterruar jane ato familje qe do cojne ne dhe djemte e tyre e jo djali i kesaj qe do jetoj si mbret ne burg me tere te mirat. Maksimumi dy vjet burg do te beje!

Hajduti
 
Titulli: Rama: Ngjarja, kriminale. Xhuvani: Jap dorëheqjen si deputete

Qa eshte kjo percyrravje e shtetit para krimit mo? Qa na duhet ne dha apo nuk dha doreheqje Luzia, qau apo s'qau Rama? Pse mos e bene me pak te kobshme dhimbjen doreheqja e saj????

O shtet muti fillo e funksiono e leri percyrravjet!
 
Titulli: Rama: Ngjarja, kriminale. Xhuvani: Jap dorëheqjen si deputete

Beri shume mire Luiza qe dha doreheqjen dhe shteti te denoj autoret e ksaj masakre, kushdo qofshin si nje djal deputeti si nje djal bujku.
Vrasesit duhet te rrin pas hekurave
 
Titulli: Rama: Ngjarja, kriminale. Xhuvani: Jap dorëheqjen si deputete

Do rri pas hekurave aq sa ndenji ne 2011 Cent. Ne kete vend drejtesia ka vdekur!

Kesaj radhe ska shpetim ky njeri. Kam besim tek drejtesia e sotme, gjithsesi nje shprehje e urt thot:
Kush rri me arem ne brez, nga arma do vdes
 
Titulli: Rama: Ngjarja, kriminale. Xhuvani: Jap dorëheqjen si deputete

Mua ne fakt me shqeteson fenomeni dhe jo se ca do behet me xhuvanin. Problemi eshte qe jeta ne Shqiperi eshte e pasigurt (mendo te ishe ulur duke pire 1 gote per qejf ne ate lokal) e para dhe e dyta qe eshte me shqetesuese nuk funksionon as policia as drejtesia dhe morali eshte nese prinderit e mi jane ministra deputete etj etj une mund te bej cte dua pasi me shpeton mami dhe babi ndersa qytetare te thjeshte denohen me burg se kane vonuar me pagu faturen e dritave.

Me vjen keq por une jam e zhgenjyer!
 
Titulli: Rama: Ngjarja, kriminale. Xhuvani: Jap dorëheqjen si deputete

Femija eshte pasqyre e familjes ! Une i besoj kesaj fjale te urte te popullit tone te mencur...!

Kaq mjafton per te komentuar gjith eventin politik.

Ky rast shpresoj te behet shembull per crenjosjen e kultures se mosbarazise ligjore, ose do te mbetet nje pakt per te ruajtur "dinjitetin" politik te qeverise.
 
Titulli: Rama: Ngjarja, kriminale. Xhuvani: Jap dorëheqjen si deputete

Ju lutmi ma shpjegoni pak cfare keni dash me thene ketu?

kur te dali ajo... dhemballa ty :p

Kam dash me thene qe sot ekziston kjo kulture : Une qe jam cun prokurori ja plas policit me shpulle, ti qe je goc robaqepseje ta plas polici me gjob sa dyfishi roges qe ke :p

Ne ket prizem kam shprehur deshiren per crenjosjen e ketij fenomeni...!
 
Titulli: Rama: Ngjarja, kriminale. Xhuvani: Jap dorëheqjen si deputete

Pse i pari eshte Konstandini ne rradhet e "cunave te babit/nenave me Pushtet"?!

Ka degjuar Konstandini per djalin e Rucit,duhet ta ket dhe shok,ka degjuar dhe per Xenin e babit qe eshte nr.1 ne Ballkan (dhe ne Europe),ka dhe nga ato si Eriku Rolexave e Porschave qe s´jan kaq trima sa ta shkrepin ate qe mbajn ne brez (se jan cuna te fort,mos na rafte me u perball me to).
(Hajduti ju ndihmon te rikujtoni djalin e Rucit dhe Xenin para shume vitesh me trafik dhe plagosje ose shperthime qe tundin gjithe Ballkanin.)

Konstandini per here te dyte tregon qe eshte nje "trim",dhe si trembet as plumbit! (do doja te ishte ai Denimi me Vdekje ne kesoj rastesh,ta shikonim Luizen me Mandatin e saj dhe Edin ne kete pozite)

Ky ishte pazare i paster i Luizes!

Ps. Po nuk erdhi drejtesia nga dyert e gjykatave do vij nga dyert e mortit te hapura nga familjaret e viktimave. (pazare droge apo vrasje aksidentale mua sdo me interesonte,shoh bilancin)
 
Titulli: Rama: Ngjarja, kriminale. Xhuvani: Jap dorëheqjen si deputete

Dua te bej nje analize me te gjate , me te prekshme duke marre shkas pikerisht nga rasti ne fjale.
ndonjehere behemi me katolik se papa sepse e shikojme nje ngjarje nga lart dhe pa menduar se nje histori e tille mund te na prek edhe ne ...ne nje te ardhme

Sot evidentojme se kemi te bejme me nje brez shume me ndryshe nga cfare ishim ne . Nese dje bazat i merrnim nga familja ,edhe pse perkushtimi i tyre ishte me i paket por ishte kerkesa e llogarise me e larte ,raste te tilla ose ishin teper te rralla ose nuk ekzistonin fare.
Sot raste te tilla cdo dite mbushin diten tone, tmerrohemi por si cdo kush ne fund themi larg vetes tone. Nuk ngurojme te faturojme fajet apo gabimet qeverive qe iken e erdhen...dhe ne fakt thelle thelle arsyeja e vertete e kesaj masakre sociale vjen pikerisht nga mos patja nje shtet te unifikuar dhe te orientuar drejt asaj ligjore.
e dime ckemi kaluar por nuk dime cdo kalojme , neser mund te gjindemi ne ne rolin e viktimave apo vete protagonisteve , nuk dime cfare fati na ka rezervuar.
prinderit sot mundohen ne shume forma te edukojne femijen te eci para , te ndihen krenar per ate cfare femija behet , por shoqeria ze nje vend te rendesishem tek ne.
Nese dje personazhi ishte publik (nga prinderit) ,dje dhe neser ka patur situata te tilla edhe me te renda dhe ceshtja ka qene e bujshme vetem ne momentin e zanafilles , askush ska ditur si ka evoluar me pas.
nese femijet skane siguri neper shkolla, oborre,parqe,rruge ku mund te bjere preh e aksidentales apo pse jo te jete edhe vete objektivi ath per cfare edukimi apo familje po flasim.
eshte kollaj te gjykosh nje familje qe nuk ben detyren e saj primare per te edukuar nje femije , por valle kaq kollaj eshte te edukosh nje femije?
kur jane te vegjel eshte kollaj edhe pse te le pa gjume sepse duhet te perkujdesesh ,por kur rritet jeta mund te te perballe me shume te papritura qe ti kurre nuk i kishe imagjinuar.
Kemi shume precedente perpara konstandinit apo ledios apo cunave te dades , kemi nje dynja por valle a eshte mire ti dalim ne mbrojtje ketyre steriotipeve qofshin te majte apo te djathte?
une mendoj se JO...perpara ligjit duhet te jemi NJE.
Nuk dua te bej me retrospektive , nuk dua as ti ngjyros PS apo PD ....Krimi kurdo dhe kudo qe ndodh ka vetem nje emer KRIM dhe duhet Ndershkuar.
vetem nese fillon drejtesia te fuksionoj ,vetem ath ne do jemi te ndergjegjshem qe femijet do jene pasqyra jone....deri ath jo , Sepse asnje prind nuk deshiron te shoh te birin me duart te lara me gjak./....

PS: Le te vlej ky rast per ti dhene nje tjeter orientim drejtesise , ligjit , ndeshkimit , qytetarise . Le te shpresojme qe ky vend mund te kete nje ndryshim dhe te besojme se nuk do kete me ndasi elitash perpara krimit !
 
Titulli: Rama: Ngjarja, kriminale. Xhuvani: Jap dorëheqjen si deputete

Shiko filmin ''Flutura ne kabinen time '' se eshte akoma me prekese. Biles aty eshte aq e shkaterruar sa i shkojne lotet rreke.

Kjo eshte ajo klasa e aristokracise se re shqiptare ku djemte e polikaneve i ke te gjithe gango me arme.

Te shkaterruar jane ato familje qe do cojne ne dhe djemte e tyre e jo djali i kesaj qe do jetoj si mbret ne burg me tere te mirat. Maksimumi dy vjet burg do te beje!

Hajduti

Nuk besoj se do bej dy vjet, por nese ndodh kshu ath perfundimisht do besoj se ky vend kurre nuk do behet!
 
Titulli: Rama: Ngjarja, kriminale. Xhuvani: Jap dorëheqjen si deputete

Djali deputetes ja fute vedit te baft mire ;)
 
Titulli: Rama: Ngjarja, kriminale. Xhuvani: Jap dorëheqjen si deputete

Sa keq ,nje aktore siq ishte Luiza te linde femij kriminel.
 
Titulli: Rama: Ngjarja, kriminale. Xhuvani: Jap dorëheqjen si deputete

Ne mund te themi cfare te duam,por une vetem them Allah ruana nga nje ngjarje e tille, dhe mos na sprovo me dic te tille..Se per nje prind,kjo nuk eshte vetem dhimbje,por deshprimi, merzi, dhe me e keqja etiketim nga shoqeria...
 
Titulli: Rama: Ngjarja, kriminale. Xhuvani: Jap dorëheqjen si deputete

Kronike e nje plurivrasje te paralajmeruar ku pervec shtetit ka deshtuar edhe familja edhe shoqeria shqiptare!

PS-Dhe si gjithmone ne raste te tilla pervec atyre qe edhe `mund` ta meritonin nje fund te tille (natyrisht askush nuk meriton te vdese i ekzekutuar ne te tille menyre) humbin jeten ne lule te rinise edhe ata qe me boten e krimit nuk kane te bejne fare.Jam pak i perfshire emocionalisht ne kete ngjarje sepse njerin nga ata qe humben jeten e njihja dhe ishte me te vertete shume djale i mire, thjeshte faji i tij ishte shoqeria qe kishte zgjedhur ate nate.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top