Rama në ‘Euronews’: Mjaft më me idenë se jemi vend i korruptuar

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rama në ‘Euronews’: Mjaft më me idenë se jemi vend i korruptuar

rama-4.jpg


Kryeministri i vendit, Edi Rama në një intervistë për Euronews u shpreh se ka ardhur koha t’i jepet fund stereotipave se Shqipëria është një vend i korruptuar, dhe kjo do të arrihet përmes reformave që do t’i hapin vendit tonë dritën jeshile për çeljen e negociatave me BE deri në fund të vitit.

I pyetur lidhur me kryereformën e vënë si kusht primar nga BE për çeljen e negociatave, atë në drejtësi, Rama u shpreh se reforma nuk do të vonohet me gjithë vështirësitë e debatet me të cilat po përballet.

“Miratimi i reformës në drejtësi nuk do të vonohet. E nisëm këtë rrugë rreth 1 vit më parë dhe jemi duke punuar për finalizimin me sukses të saj. ثshtë një reformë radikale që synon të transformojë rrënjësisht sistemin tonë të drejtësisë. Po, është shumë, shumë e vështirë. Ka debate, dhe ndoshta do të vijojë ende të ketë. Por e rëndësishmja është që jemi në kohë për ta ndërmarrë atë. Duhet t’i japim fund stereotipave të një Ballkani të korruptuar dhe një Shqipërie të korruptuar, janë stereotipa të krijuara vite më parë dhe stigmatizojnë kombe të caktuara”, tha Rama.
g.shqip
 
Titulli: Rama në ‘Euronews’: Mjaft më me idenë se jemi vend i korruptuar

A ty tka pjerdh truri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top