Rama në ‘Al Jazeera’: Shqipëria, gati për hapjen e negociatave.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për televizionin ‘Al Jazeera’, ku e ka vlerësuar konferencën e Berlinit si një moment shumë të rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërinë.

I pyetur për hapjen e negociatave me BE-në Rama ka deklaruar se Shqipëria beson fort se është gati për hapjen e tyre.

“Nuk kemi të bëjmë thjesht me një vendim teknik, por më shumë me një vendim politik, që lidhet me egon e shumë shteteve, interesa personale apo këndvështrime egocentrike. Gjëja e rëndësishme është se ne jemi gati për çeljen e këtyre negociatave” – theksoi Rama.

Kryeministri shqiotar ka komentuar edhe reagimet lidhur me deklaratat e tij për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas Ramës, idetë e tij lidhur më këtë gjë janë nxjerrë jashtë kontekstit, ndërkohë që ka theksuar se procesi i integrimit është një instrument për të bashkuar dy vendet.

“Për ne shqiptarët është një moment fantastik i historisë sonë. S’kemi qenë më mirë se sot, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Integrimin ta kuptojmë si instrument unik për të modernizuar realitetin. Procesi i integrimit, instrument për të na bashkuar”, tha Rama.

(c)Gazeta Shqip
 
Titulli: Rama në ‘Al Jazeera’: Shqipëria, gati për hapjen e negociatave.

Une se di cfare do ne BE per tu futur? Cdo shtet po shikon nje rruge te dale nga BE ky joni do te futet le we ska ngel njeri pa ikur.
 
Titulli: Rama në ‘Al Jazeera’: Shqipëria, gati për hapjen e negociatave.

O Edo, rri mer cun se je mire, c`do n`Europe ti mer, do ti fusi Anxhela dy komet me i kpuc o cun
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top