Rama “ndez” mediat greke, reagime pas statusit për Himarën

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rama “ndez” mediat greke, reagime pas statusit për Himarën

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Përgjigjja që Kryeministri Edi Rama i dha shqetësimit të Ministrisë së Jashtme greke mbi prishjen e ndërtesave në Himarë, ndezi sulmin e mediave kryesore greke ndaj kryeministrit shqiptarë.

“Akropoli shpëtoi falë shqiptarëve është përgjigjja agresive e Edi Ramës ndaj çështjes së Himarës” hapet artikulli i gazetës më të madhe në vend, “Kathimerini”, e cila në vijim përkthen të gjithë statusin e Kryeministrit në profilin e tij zyrtar në Facebook dhe sqaron se kjo përgjigjje i referohet urdhrit për largimin nga shtëpitë e tyre të 19 familjeve homogjene himariote duke bërë një paralelizëm të Athinës me të.

“Nuk bëjmë dallime për prishjet në Himarë” është titulli i artikullit të një tjetër të përditshmeje. “To Vima” thotë se për kryeministrin shqiptarë është e patakt ndërhyrja e Greqisë në një çështje të tillë dhe për këtë arsye ka thirrur në takim ambasadoren greke në Tiranë.

Ndërsa “Epirous” artikullit të saj i ka vënë titullin “Përshkallëzohet situata! Tirana zyrtare thërret në takim ambasadoren dhe Rama provokon Athinën”, një artikull ku theksohet se pas 15 vitesh marrëdhëniet mes të dyja vendeve gjenden në buzë të Greminës.

Me një mënyrë të tijën karakteristike, vijon artikulli, ai i ka kthyer përgjigjje Athines duke përdorur një gravurë të Akropolit të vitit 1670 dhe shkruan se qëndron në këmbë sot e kësaj dite falë një shqiptari të quajtur Gjergj Dushmani, i cili u kërkoi venecianëve që të mos e bombardojnë Athinën.

Mediat greke shkruajnë se Kryeministri shqiptarë nuk e njeh historinë dhe se Gjergj Dushmani nuk është shqiptarë, por është nga Korfuzi.

Ndërkohë, “To Ethnos” shkruan se “shqiptarët vazhdojnë të provokojnë me Himarën”. Të tjera medie shkruajnë mbi atë që e cilësojnë si përgjigjjen e pabesueshme të Edi Ramës mbi çështjen e Himarës duke iu referuar edhe qëndrimit zyrtar të ministrisë sonë të jashtme, por portali online i “Pro News” shkon më tej kur shkruan se “injoranti i historisë, Edi Rama sfidon: Akropoli qëndron ende në këmbë falë një shqiptari. Himara është Shqipëri”.

Statusi i Ramës në Facebook ka ndezur mediat greke, të cilat e kanë atë ndër lajmet kryesore duke i dhënë kështu akoma më shumë nxehtësi replikave që shkëmbehen në të dyja anët e kufirit prej disa javësh.

/ Top Channel
 
Titulli: Rama “ndez” mediat greke, reagime pas statusit për Himarën

Dushmani nga korfuzi....po ca kuptimi ka fjala dushman ne greqisht jam kurioze
 
Titulli: Rama “ndez” mediat greke, reagime pas statusit për Himarën

ndersa une buzeqesh se si shqiptaret hapen brinjesh per te berat e shqiptareve shekuj me pare e slevizin gishtin te bejne dicka vete e per keto dite...vite qe kan mundesine te ngren zerin apo te ndryshojne gjendhen.... medioker!
 
Parimisht ok...por je jashte kontestit
Greqise nese i djeg barku kaq per minoritete si himara le ti marri ne greqi ....eshte sikur ti kerkoj anerikes llogari per grekerit qe jane andej apo kudo qofshin.
Per aq kohe sa je pjese e nje shteti duhet te zbatosh ligjet e atij shteti....nuk ka detyre nje shtet tjeter te fusi hundet.

E thjeshte apo jo....por deri me tani ne nuk kemi patur ze ti kunder pergjigjemi....
Kshuqe pergezime Rames per zerin qe po ngre...qofte me greqine e qofte me serbine
 
aman o zot ze qe ngre ne fb .... eshte politike e holle e greqise mony... kur alb pranon pensionin nenshtetesin edhe pse per perfitim ekonomik eshte nje lloj shitje keshtuqe mire e the le ti marre por mos harro qe identiteti i tyre nuk eshte i njejte me nje si ne emigrantet qe kemi pashaport te nje shteti ... pasi prona ime x ne alb eshte/i perket shtetit alb ndersa ato synojne pikerisht ate jo tjeter.....se cuditerisht ne koh krize e "vrime borxhesh" gjente mundesi te nenshkruante te tjer nr shtese per te paguar ne alb....
 
Titulli: Rama “ndez” mediat greke, reagime pas statusit për Himarën

Nuk po flas per fb jana....ne serbi ia tha ne sy
Rasti i greqise eshte marre mase...
Tani une kuptoj cdo te thuash e jam shume dakort....por mos harro kur paraadhesit e Rames falnin detin e pazare te tjera nen rogoz...te pakten ky nje klithme e leshon hera heres....
E sa per shitjen tone nuk eshte me ceshtje dite.....shqiptaret tane jane bere me grek se grekerit....
Dhe nuk eshte per ceshtje fukaralliku o jo....po sepse ne thelb kta jemi ne...shitemi edhe per thes miell
 
Titulli: Rama “ndez” mediat greke, reagime pas statusit për Himarën

jo moj jo nuk shitemi per thes mielli po te kishim buken... ketu lind e gjitha... !!! skishim te dtejte udhetimi e letrat e tyre ishin komoditet.... pensionet e pleqve tan jan mizerabile e ajo shtesa eshte lux .. me thuaj kush do e refuzonte??!!!
sa per para ardhes apo merita sesht te mbrosh asnjerin si perfundim kam iden qe kolltuket deputetar kan nje virus trasmetues te tmerrshem qe ndikon ne shkaterrimin e idealeve, ne vertetesin e fakteve, ne hapjen e thaseve per mbushje e koheve te fundit edhe te tymit e "miellit"... si perfundim une personalisht skam asnje simpati per asnje deputet ( hiq ate shkodranen se ajo me terheq ne forc ne vendime dhe ideale ... ) mbetem e ngjyres blu per ate qe prezantojne me shpres qe kjo ngjyre te nxjerr dicka ne drite .... nuk rregullohet alb duke i lyer fytyren me boj e as me fjal.. duhen vepra..impenjim,angazhim, te behet dicka per ato njerez .... njerez te shtrydhur si limoni ..
 
Titulli: Rama “ndez” mediat greke, reagime pas statusit për Himarën

Bluja na shndrriti ....ende shpreson moj jana??
Nejse....personalisht jam si pa religjon...kete here edhe pa nje krahe politik ....thjesht me rrofte krahu im!
 
Titulli: Rama “ndez” mediat greke, reagime pas statusit për Himarën

cte shpresoj une moj monique...nese e bej e bej per ju qe jeni aty ...se sa per mua me mjaftojn ca dit pushime te me vi shpirti maje hundes me ate qe quani shtet dhe administrat ju.. ate qe perjetoni cdo dite nuk eshte e drejte...
 
Titulli: Rama “ndez” mediat greke, reagime pas statusit për Himarën

Shqiperia asnjeher nuk ka pasur drejtues me ngjyre blu.
 
Titulli: Rama “ndez” mediat greke, reagime pas statusit për Himarën

Shqiperia asnjeher nuk ka pasur drejtues me ngjyre blu.

ke te drejte ... sa te ket rrenjet e kuqja trasformon cdo ngjyre ... e per fat te keq ajo ngjyre ka len nne grusht njerzesh te corjentuar qe kan nevoj vetem ti urdherosh... ti komandosh... ti udhezosh... po me kalimin e kohes edhe rrenjet kalben mjafton te i njohe dheu ku shtrihen...
 
Titulli: Rama “ndez” mediat greke, reagime pas statusit për Himarën

Nese dje i kishin rrenjet e forta ideologjike ,sot i kan perforcuar me pasurin qe kan ven.
Per mua edhe ideali demokrat ka deshtuar si cdo filozofi politike..
Deri sa te ket qeverisje vertikale lufta per majen e piramides do jet disfata e njerezimit.
 
Titulli: Rama “ndez” mediat greke, reagime pas statusit për Himarën

Politika jone eshte e orientuar drejt -Para & Pushtet.....ktu mbyllet cdo diskutim i corientuar joni.

E per aq kohe sa ne vete ngreme pyetjen - po te ishe ti aty...sdo vidhje? ....per cfare kauze po flasim???
 
Titulli: Rama “ndez” mediat greke, reagime pas statusit për Himarën

Greket dhe Serbet gjithmone "provokohen" sepse gjithmone s'u pelqen e verteta...

Sa per Kryeministrin e tanishem te Shqiperise per te cilin beni fjale e dilni nga tema edhe ju sepse tema ka permbajtje mbi te verteta historike dhe jo mbi pelqime ngjyrash, megjithate po e them edhe une se ne 114 vjet "Pavaresie" e cila fjale vjen drejt per drejt nga fjala "Autoritet" ("Pa u vare te te tjeret"), hera e pare qe ZERI SHQIPTAR flet si dikur Gjergj Kastrioti PA JU TREMBUR TE VERTETES.

Nuk e di nese ka ende nga ata BURRA qe ta mbrojne te verteten edhe me lufte, por te pakten, genjeshtra vret me shume se armiku...

Do ta keshilloja zotin Kryeminister Edi Rama qe te jape me shume rendesi ne zberthimin e fjaleve (etimologji = gatimo llogji = gatimi i fjales) sepse, jo vetem greqishtja vjen nga gjuha SHQIPE dhe eshte si nje dialekt i saj kjo greqishtja qe pallavroset ku fryn era, por te gjitha gjuhet vijne nga gjuha SHQIPE...
-Kete te vertete nuk e ka dash ta dij as turku, as greku, as serbi e as anglezi qe na copetoi, se mos kushedi gjuha Shqipe behej nderkombetare...

Kane per t'u na lutur qe te mjaftohemi ne SHQIPERI ETNIKE.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top