Rama: Mitingun ta bëni, revolucionin ta ëndërroni

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
12341059_10153773813753151_1253310823235532279_n.jpg


Rama: Mitingun ta bëni, revolucionin ta ëndërroni

Në përfundim të fjalës së tij të shoqëruar me tensione në sallën e Kuvendit, kryeministri Edi Rama tha se opozita duhet ta harrojë ëndrrën për zgjedhje të parakohshme.

“Mitingun ta bëni, revolucionin ta ëndërroni. Po për sa kohë do vazhdoni të bëni mitingje duke ëndërruar revolucionin do mbeteni te llojet e vjetra të sportit që në fund të ditës do mbeteni vetëm. Që tu vinë shqiptarët prapa në atë lloj sporti, ajo kohë iku”, tha Rama.

Batuta
Fjalimi i kryeministrit është shoqëruar me batuta të herë pas hershme drejtuar deputeëtve të opozitës, që i ndërprisnin fjalën herë pas herë. “E di që ti ske respekt për pulat se të duket vetja më i mençur se një pulë, ndërsa unë duke të parë ty më rritet respekti për pulat”, i tha kryeministri deputetit të Shkodrës Helidon Bushati.

“Tju flas ju për arsimin është njësoj si të predikosh kulturë në stallë. Kështu që unë nuk do flas për arsimin. Nëse keni pyetje bëjini do tu japë përgjigje”, iu drejtua Rama deputetëve të PD-së.

/ Top Channel
 
Titulli: Rama: Mitingun ta bëni, revolucionin ta ëndërroni

Shume antipatik dhe arrogant eshte si kryeminister por kto leshkot e PD i ka krujtse dhomesh kur vjen puna per debat. Nuk besoj se he per he ka politikan me t'zot per oratori.
Sa per revolucionin eshte turp i madh qe mbas 2 vitesh qeveri te mendohet revolucion. Nuk fitohet pushteti me revolucion sidomos kur kemi t'bejme me nje klase politike ku jane po te njejtat ftyra qe na katandisen per 8 vjet.
Eshte turp per cilindo qytetar qe ti bashkohet nje proteste e cila udhehiqet nga hajduti shekullit ,250 milionshi i rruges kombit. Megjithate good luck :)
 
Titulli: Rama: Mitingun ta bëni, revolucionin ta ëndërroni

Tomka ,ketij hallall i qoft ,sja heq njeri meriten per metafora ,por duhet dikush qe te drejtoj vendin "ne drejtimin e duhur" sic thoshte xhaxhi Erjoni . Ky po e ben si putini o vlla , merr gjithcka per vete dhe nuk jep asgje per popullin . Ata qe do dalin ne proteste mir bejne qe dalin ,por bejne mire te dalin kur behen protesta pa perfaqesi politike sic edhe ka nja ca kohe qe dalin disa grupe te vogla . Por e dijme shum mire qe ne jemi turma delesh qe shkojme sapo na therret nje sigel partie PD,PS,LSI dhe jo atehere kur na therret nje grupim jo partiak dhe qe realisht revolucioni mund te behet por vetem nese populli ngrihet jo me siglen e PD ,pa sigel ,thjesht te dali te mbroj xhepat e vet qe mir qe po i zbrazen por po afrohet dita kur edhe pantallonat do qepen pa xhepa sepse sdo i duhen me xhepat shqipetareve ngaqe sdo kene per cfare ti perdorin .
 
Titulli: Rama: Mitingun ta bëni, revolucionin ta ëndërroni

Problemi eshte se ne kete brum kemi dhe cili do qe te jete ne rotacionin e ardhshem nuk besoj se do kete me mire, max ndonje zbutje per sy e faqe.
Kohet e fundit kam pare qe Blushit i eshte zgjuar morri por se di sa "i vertet" eshte pasi kemi pare demostrime te tilla dhe me pare por dhe nqs eshte... Kush po e ndjek?

Nuk ka me grupime jo partiake pasi ska me as njerez me bindje te lira per veten, edhe ata qe nuk besojne mbi nje parti behen pale duke shpresuar ti dali "fati". Fillimisht duhet nje lider me parime (lesht ka per te dal) e me pas mund te flasim per rotacione apo reforma pozitive.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top