Rama: Lulzim, mos kap skutave deputetë të huaj për të bllokuar Shqipërinë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rama: Lulzim, mos kap skutave deputetë të huaj për të bllokuar Shqipërinë

Nëpërmjet një statusi në Facebook, kryeministri Edi Rama, iu drejtuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku i thotë që të mos kapet pas skutave të deputetëve të huaj për të sharë e bllokuar Shqipërinë, por të lexojë rekomandimin e qartë të BE-së dhe të zhbllokojë Vetingun.

“Lulzim mos kap skutave deputetë të huaj për të sharë e për të bllokuar Shqipërinë po lexo rekomandimin e qartë të BE dhe zhblloko Vetingun!”, shkruan Rama. Ky është reagimi i parë i kryeministrit pas deklarimeve që beri dje në Tiranë deputeti gjerman Krichbaum, i cili tha se Bundestagu do të kërkonte që të mos hapeshin bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Basha nuk e bëri publik takimin e tij të djeshëm me Gunther Krichbaum, por fotografia miqësore nuk lë vend për shumë hamendësomë.

Kushtet e opozitës për hapjen e negociatave ishin pjesë e deklaratës së zotit Krichbaum, një qëndrim që kreu i opozitës e barazoi me atë të Bundestagut. Sipas Lulzim Bashës, nga konferenca e tij doli një lajm i mirë dhe një lajm i keq. Lajmi i keq është qëndrimi i Bundestagut gjerman kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, ndërsa lajmi i mirë është se Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
g.shqip
 
Titulli: Rama: Lulzim, mos kap skutave deputetë të huaj për të bllokuar Shqipërinë

Nje pyetje kam...kush e ftoi kete deputetin dhe arsyeja kush qe? Mundet kush te ma thote?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top