Rama: Lulëzim ç’dëshmi ke mbledhur për Shtëpinë e Verdhë me mjekun peruan?

Guest2

Antarë i Respektuar
Rama_Basha.jpg
Vëmendja e politikës shqiptare është rikthyer sërish tek Kosova, pasi ish-presidenti Thaci dhe drejtues të tjerë të UÇK-së janë thirrur të pandehur nga Gjykata Speciale Hagë.
Kryeministri Rama ka rimarr këtë argument sërish mëngjesin e sotëm, kur ashtu si edhe një ditë më parë ka akuzuar Partinë Demokratike për votimin e raportit të Dick Marty. Ndër të tjera krerët e UÇK-së akuzoheshin nga ish-deputeti europian edhe për trafik organesh, që sipas tij kryhej në të ashtuquajturën Shtëpi e Verdhë, në veri të Shqipërisë.
Rama ka akuzuar sot drejtpërdrejt edhe kreun e PD Lulzim Basha, ndërsa thotë se ky i fundit së bashku me një mjek peruan kanë mbledhur dëshmi për Shtëpinë e Verdhë.
“Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”, shkruan Rama në Tuiter./Opinion.al
tuit.png
 

Attachments

  • Rama_Basha.jpg
    Rama_Basha.jpg
    152.5 KB · Shikime: 0
  • tuit.png
    tuit.png
    20.3 KB · Shikime: 0
  • Rama_Basha.jpg
    Rama_Basha.jpg
    152.5 KB · Shikime: 0
  • tuit.png
    tuit.png
    20.3 KB · Shikime: 0
Lexova intervisten e peruanit ..inxhinierit kur nderkohe qe antropolog
Luli qe mohon...
 
Jemi per t'ardh keq dhe eshte fatkeqsi qe nje komb kaq i vjeter dhe kaq fisnik sa i yni te prodhoje kaq shume tradhtar ne politike.
 

Basha hetoi “burgjet e UÇK”/ Eksperti i OKB: Lulzim Basha më shoqëroi mua në Kukës​



baasgha.jpg

Eksperti i OKB-së, antropologu ligjor Jose Pablo Baraybar, me origjinë peruane që ka punuar në shumicën e skenave të krimeve të luftës në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë ka mundur të hyje dy herë në Shqipëri, duke u prezantuar si turist apo inxhinier rrugësh në shkurt të vitit 2004, për të vizituar “Shtepinë e verdhë”, në veri të vendit, e përmendur edhe në raportin e Dick Marty, për trafik organesh.

Në një intervistë për gazetën “Le Temp”, një nga më të rëndësishmet në Zvicër, ai tregonte ne vitin 2010 si mundi të vijë në Shqipëri dhe se kush ishte përkthyesi që e shoqëroi.
“Përkthyesi im quhej Lulëzim Basha. Ai punonte për Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Me pas u bë ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe e kam dëgjuar vitin e kaluar të thotë se kjo histori e organeve ishte brockulla. Ndërkohë që unë e di që ai e di. Ai ishte me mua. Ai kishte dosjen”, tha ai.
Po përse iu desh të hiqej si turist apo inxhinier rrugësh?
“Problemi më i madh ishte se UNMIK-u nuk kishte juridiksion mbi Shqipërinë. Ishte e pamundur të bëje një kërkesë zyrtare, prandaj për të tentuar të verifikoja disa informacione të dosjes, kalova si turist me një makinë më se të zakonshme”, tha ai.
Pak ditë më vonë, eksperi peuran në një intervistë për top channel ne vitin 2010, konfirmon se në Kukës duke kërkuar si turist burgjet e UCK dhe varrezat e supozuara të viktimave të UCK ishte së bashku me Lulzim Bashën.


Top Channel
 

Attachments

  • baasgha.jpg
    baasgha.jpg
    83.6 KB · Shikime: 0
  • baasgha.jpg
    baasgha.jpg
    83.6 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top