Rama jep datën: Ja kur fillojnë fluturimet dhe hapen kufijtë në Shqipëri

Naim-Ternava.jpg

Advertisment
Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë sot se janë duke e shqyrtuar mundësinë për hapjen e xhamive meqë numri i të infektuarve me COVID-19 është duke u zvogëluar dita ditës.



Në një mesazh përmes të cilit iu drejtuar besimtarëve myslimanë në ditën e xhuma, Tërnava ka thënë se do të shohin nëse do të jetë e mundur që të fallen namaze e xhumasë dhe ato ditore nëpër xhamia, meqë sitauta më COVID-19 është përmirësuar ndjeshëm.


Ai ka thënë se për një gjë të tillë janë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin e Shëndetit Publik.




“Ne do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin e Shëndetit Publik dhe do të shohim mundësinë e parë të faljes së namazeve në xhamitë tona, sigurisht që edhe unë edhe ju të gjithë jemi të etur të kthehemi në shtëpitë e Zotit, se Zoti ne Kuran na ka thënë: “Xhamitë janë të Zotit dhe në to nuk meriton të adhurohet askush përveç Zotit”. Inshallah shumë shpejt me emrin e Zotit do të largohet virusi dhe do të kthehemi xhamive tona”, ka thënë myftiu Tërnava.
 

Attachments

  • Naim-Ternava.jpg
    Naim-Ternava.jpg
    17.9 KB · Shikime: 0
  • Naim-Ternava.jpg
    Naim-Ternava.jpg
    17.9 KB · Shikime: 0
auto_dentare1588964964.jpg


Foto ilustrim
Zbardhet urdhri i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për hapjen e klinikave dentare prej 11 majit në të gjithë vendin.
Sipas urdhrit të firmosur nga Manastirliu, klinikat dentare do të zbatojnë orarin 08:00 deri në 17:30 dhe masat e nevojshme të sigurisë.

ISHSH-ja është institucioni që do të mbikëqyrë zbatimin e rregullores nga klinikat stomatologjike.
Rregullat

ISHP rekomandon që subjektet dentare të shtyjnë procedurat jo urgjente, operacionet dhe vizitat dentare rutinë. Shërbimet dentare duhet të kufizohen në vizita urgjente vetëm gjatë kësaj periudhe të pandemisë. Menaxhimi i kësaj situate do të ndihmojë stafin dhe pacientët të qëndrojnë të sigurt, të minimizojnë transmetimin e infeksionit SARS-COV 2, të menaxhojnë mjetet mbrojtëse personale dhe elementët dentare për kujdesin ndaj pacientëve dhe të ruajnë kapacitetet e sistemit shëndetësor.

Punonjësit e klinikave dentare janë në mënyrë të veçantë të rrezikuar, për shkak të mundësisë së aerosoleve të prodhuara nga spërklat e pështymës gjatë manipulimit me pacientët. Këto spërkla mund të përthithen, të vijnë në kontakt me lëkurën ose mukozën, dhe/ose të vendosen në sipërfaqet e ambienteve apo objekteve të klinikës dentare ose materialeve të tjera të përdorura gjatë aktivitetit apo manipulimeve dentare e për rrjedhojë do të kemi kontaminim të tyre.
Për këtë arsye, administratori i klinikës dentare është përgjegjës për implementimin e masave sipas këtij protokolli dhe është i detyruar ta zbatojë këtë protokoll, ai duhet të kryejë çdo ditë vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar dhe pacienteve në ambientet e klinikës duke matur temperaturën pasi asnjë person me temperaturë 37,5 gradë nuk lejohet të hyjë në klinikë. Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky person duhet të komunikojë direkt me mjekun e familjes.
Klinika dentare lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore dhe duhet të sigurojë vazhdimisht mjetet e tij në çdo moment doreza mbrojtëse, maska dhe higjienizues duarsh me mbi 60% alkool dhe sipas pozicionit dhe kategorisë së punës, punonjësi duhet të mbajnë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.
Subjektet klinikë dentare duhet të respektojnë masat e kontrollit në praktikat e punës duke shmangur përdorimin e shiringës me ujë-ajër, duhet të respektojnë masat e kontrollit në praktikat e punës duke kryer procedura joinvazive/ atraumatike duke përdorur vetëm instrumentet minimalë të dorës.

Subjekti klinikë dentare duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes, rekomandohet me shume se 2 herë në ditë. Sipërfaqet e papastra lahen fillimisht me ujë dhe sapun e më pas dezinfektohen me produktet e tjera
 

Attachments

  • auto_dentare1588964964.jpg
    auto_dentare1588964964.jpg
    46.1 KB · Shikime: 0
  • auto_dentare1588964964.jpg
    auto_dentare1588964964.jpg
    46.1 KB · Shikime: 0
Un kur kam jetu ne gjr. I her pyta njonen per lokacion lokali, vari komet ne qaf dhe ja futi vrapit pa me dhon pergjigje. Imagjino te kisha pyt per çik uje burimi un ?
 
Vallaj keq puna.
Fol me @Didi mos ka nai kusheri qe bo rruge brindizi valona me skaf lol

Vallaji nk e ke keq ti, por ja kom fryken se jon pirata fare ato kushurinjt e Didit, do ma bojn mo keq se cja bon Kinezve qe i bonin i rrethrrotullim aty ne Sazan dhe i thonin "hudhuni hudhuni" se arritem ne talia ?
 
Back
Top