Rama i drejtohet Berishës: Je një “War Dog” i vërtetë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rama i drejtohet Berishës: Je një “War Dog” i vërtetë

Rama-ne-parlament.jpg


Tensione dhe debate të nxehta gjatë seancës së sotme plenare, ku mazhoranca dhe opozita janë përplasur për çështjen e kanabisit.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka ndërprerë seancën plenare pas deklaratës së kryeministri Rama, i cili e cilësoi ish-kryeministrin Berisha me frazën e filmit të Hollivudit për Gërdecin “War Dogs” (Qen lufte).

Pas këtij momenti është çuar në këmbë deputeti demokrat Flamur Noka, i cili ka debatuar ballë për ballë me Ramën në prani të oficerëve të Gardës së Republikës.

“Ti Sali je një “War dog” i vëtetë dhe fakti që nami arriti deri në Hollivud është një arritje e suksesshme. Nëse një figurë e politikës shqiptare arrin të frymëzojë edhe Hollivudin, nuk mund të qëndrojë jashtë vëmendjes”, – ka deklarua Rama…



Berisha: Në Shqipëri janë mbjellë 20 mln rrënjë hashash

Në lidhje me debatin mbi kultivimin e drogës nëvend, ka reaguar edhe ish-kryeministri Berisha, i cili ka deklaruar se në Shqipëri në 3 vitet e fundit janë kultivuar 20 milionë rrënjë marijuanë.

Berisha, duke marrë shkas edhe nga ulja e dyshimtë e avionit që u ul sot në Ishëm, shtoi akuzat e tij ndaj mazhorancës.

“E gjithë droga është në duar të Ramës dhe Tahirit. Rama ka një bashkëpunëtor të ngushtë për kultivimin dhe korrjen e kanabisit që është Ardian اela i OSHEE-së. Makinat e OSHEE transportonin drogën e Ramës, – tha Berisha. – Vetëm në Kurvelesh janë të mbjella vetëm 3.2 milionë rrënjë. Sipas përllogaritjes së agjencive ndërkombëtare, janë mbjellë minimumi 20 milionë rrënjë hashash në gjithë vendin. Ju jeni kanabistë. Tani flitet vetëm për parcelat tuaja kudo. Iku Riformato, erdhi Guido (piloti tjetër italian që drejtonte avionin që u ul sot), i cili ka qenë i dënuar me vendim të Gjykatës së Lartë në vendin e tij”.

“Kokëdhima bënte thirrje për të legalizuar kanabisin, por ai zbatonte porositë e Ramës. Atij pastaj i dhatë duart, e përzutë dhe poshtërsisht shkoni i thoni që ndërhyri Berisha në Gjykatën Kushtetuese. Por unë bëj vetëm betejë politike dhe asnjë betejë tjetër. Kështu që Koço ua fakton shumë mirë, ia bërë ju gropën. Por mos kujtoni se kam keqardhje, merrem me atë vetëm nëse grabit tendërët në bashkëpunim me Ramën”, – shtoi Berisha, duke iu referuar deputetit socialist.
gazeta shqip.
 
Titulli: Rama i drejtohet Berishës: Je një “War Dog” i vërtetë

o u befshi lemsh! Jeni te gjithe hajduta! E keni marr peng ate shqiperi e keni bere dhe popullin e shkrete me keq se veten.
 
Titulli: Rama i drejtohet Berishës: Je një “War Dog” i vërtetë

o u befshi lemsh! Jeni te gjithe hajduta! E keni marr peng ate shqiperi e keni bere dhe popullin e shkrete me keq se veten.

Shqipet i zgjedhen politikanet qe te argetohen me humorin e tyre.

hajduti
 
Titulli: Rama i drejtohet Berishës: Je një “War Dog” i vërtetë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Souli, Kryeministri duket qe ka probleme psikologjike. Psikiatria, fusha qe merret me shendetin mendor, do e konstatonte c'rregullimin qe ne momentin e pare duke shikuar gjestet psiko-fizike. Fjalori i pakontrolluar, rrotullimi i syve dhe gjestet jane tipike te nje njeriu me probleme psikike.

Bota e brendshme e njeriut eshte pasqyra e jashtmet e veprimeve te tij.

hajduti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top