Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Rama: Fitorja në Tiranë e sigurtë, presim vetëm thellësinë e rezultatit

Kryetari socialist në daljen e tij publike të parë për mediat pas mbylljes së procesit të votimit, deklaroi se fitorja në kryeqytet është e sigurt.


"Falenderoj ato që votuan sot Aleancën për të Ardhmne, Partinë Socialiste, mua dhe të gjithë kandidatët tanë. Fitorja jonë në Tiranë është e qartë dhe mbetet për tu parë vetëm thellësia e saj. Akoma më e bukur do të jetë fitorja anë e mbanë Shqipërisë.", u shpreh Rama.


Duke u ndalur në procesin e numërimit të votave i cili pritet të nisë mbrëmjen e sotme, Rama i bëri thirrje komisionerëve dhe numërusve që të bëjnë kujdes për të mos lejuar deformimin e vullnetit të popullit.


"Dëshiroj të komunikoj për të gjithë njerëzit e angazhuar nga Vermoshi në Konispol në këtë proces zgjedhor që puna e bërë deri tani nën një presion të shëmtuar e të kudo ndodhur, të vazhdojë me ngulm me vëmendje dhe durim të hekurt.. Populli ka folur qartë. Ne kemi detyrim në çdo cep të Shqipërisë që të nxjerrim nga kutitë shprehjen e popullit sovran pa lejuar që ajo të cenohet apo deformohet.", tha Rama.


Më tej, kryetari i opozitës u ndal në vlerësimin e tij për procesin zgjedhor të 8 majit duke thene se "këto ishin zgjedhjet më të mira në ekran të paktën qysh se une mbaj mend por ishin edhe zgjedhjet më të shëmtuara në realitetin e njerëzve të zakonshëm. Shqiptarët nuk ja kishin borxh as Saliut dhe as Ilirit të gjithë atë presion dhe trysni të ushtruar ndaj tyre."


"Gjithësesi problemin me rezultatin do ta ketë kundërshtari dhe jo neve.", tha më tej Rama.


Rama i bëri gjithashtu apel drejtorit të përgjithshëm të policisë që të qendrojë në krye të detyrës dhe të mos e ngatërrojë ngjyrën blu të policisë me ngjyrën e partisë së atyre që kanë humbur zgjedhjet.

Shekulli
 

Attachments

  • Rama-Deklarata.jpg
    Rama-Deklarata.jpg
    45.4 KB · Shikime: 13
Titulli: Rama: Fitorja në Tiranë e sigurtë, presim vetëm thellësinë e rezultatit

E si mendoni ju ...ka fituar Edi apo Luli?
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back