Rama: Fitorja më e thellë, Berisha të marrë pjesë në fitoren e vendit

WxP

Staf në FV.AL
Rama: Fitorja më e thellë, Berisha të marrë pjesë në fitoren e vendit

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në daljen e parë për publikun gjatë ditës së sotme, deklaroi se fitorja e Rilindjes do të jetë më e thellë nga sa duket.

Megjithatë Rama u bëri thirrje koordinatorëve, mbështetësve, deputetëve që të presin dhe të jenë të përgjegjshëm deri në numërimin e votës së fundit, në respekt të çdo votuesi.

Po ashtu Rama i dërgoi mesazh kundërshtarit të tij politik Sali Berisha, që si i humbur në këto zgjedhje mund të marrë pjesë në fitoren e Shqipërisë.

"I dërgoj nje mesazh kundërshtarit tonë se ka gjithnjë një kohë për të humbur dhe sot eshte koha për ta bërë këtë me nder në nderin e Shqiperisë duke bashkëpunuar në cdo tavolinë numërimi për të garantuar paprekshmërine e votës. Ky proces duhet të vazhdoja pa pengese, të gjithë ata që duhet të numërojnë votat duhet të jenë në lartësinë e kësaj detyre, pavarësisht se kush është humbësi dhe fituesi, Eshtë detyrim i barbartë i të dy palëve që ta nxjerrim Shqipërinë të fituar në këtë proces", tha Rama.
 

Attachments

  • 000.jpg
    000.jpg
    69.7 KB · Shikime: 14

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top