Rama: Ende herët legalizimi i marijuanës

Love

βeℓℓe â๓e
Kryeministri Edi Rama mendon se Shqipëria nuk është gati për legalizimin e marijuanës, në kohën kur as vende më të zhvilluara se ne, nuk e aplikojnë një gjë të tillë. Një një intervistë për gazetarin italian Bruno Vespa, i cili bën emisionin “Porta a Porta” në RAI 1, Rama thekson se qeveria shqiptare është e përqëndruar tërësisht në një luftë me tolerancë zero kundër krimit të organizuar dhe çdo lloj trafiku.

timthumb.php


“Legalizimi i marijuanës është një diskutim të cilin do të preferoja të mos e bëja. Pastaj nuk i takon Shqipërisë të shkojë më tutje, të marrë një vendim të tillë, kur çështja e legalizimit të marijuanës mbetet ende një temë e hapur në vende më të zhvilluara se ne në BE. Për momentin jemi të të përqendruar tërësisht në një luftë me tolerancë zero kundër krimit të organizuar dhe çdo lloj trafiku”, thotë kryeministri Edi Rama.

Ai ka kërkuar nga shteti fqinj më shumë bashkëpunim për të luftuar krimin e organizuar.

“Ju e dini se ka shumë punë për të bërë në nivelin evropian për Mesdheun nga Evropa pasi vijnë shumë emigrantë nga të gjitha anët dhe siguria e deteve është e lidhur me një fakt shumë të thjeshtë, duhet të shkojmë përtej atyre gjërave që jemi mësuar të bëjmë pasi, Evropa e gjitha ecën me hap të ngadaltë, problemet rriten me shpejtësi”, ka theksuar kryeministri Rama.

Për ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, Lazarati nuk duhet luftuar por shpëtuar. Sipas tij, një operacion policor nuk mjafton pasi duhet menduar edhe për të nesërmen. Ai thotë se e rëndësishme është gjetja e mjeteve për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Sipas gazetarit italian, që i referohet të dhënave nga policia, në Lazarat gjenden 350 mijë rrënjë kanabis në 320 hektarë tokë, 90% e familjeve në Lazarat merret me kultivimin e marijuanës dhe çdo familje prodhon rreth një ton drogë në vit, çdo kg marijuanë shitet për 300 euro.

Të ardhurat nga tregtia e marijuanës dhe substancave të tjera të ndaluara arrijnë në rreth 4 miliardë euro në vit, që do të thotë gjysma e GDP-së së Shqipërisë.
Shekulli
 
Titulli: Rama: Ende herët legalizimi i marijuanës

Shpresoj qe do ta beje qefin ty Love me kete liberalizim. Do ju ofroje nje thes barishte per cdo votues PS ..:)
 
Titulli: Rama: Ende herët legalizimi i marijuanës

Shpresoj qe do ta beje qefin ty Love me kete liberalizim. Do ju ofroje nje thes barishte per cdo votues PS ..:)

lol Haha nder do më bëjë, ta shes të fitoj ca lek se na presin udhëtime :p
 
Titulli: Rama: Ende herët legalizimi i marijuanës

Kaq budallenj jane keto vendet e tjera qe te transferojne miliarda euro nga ekonomia e tyre ne ekonomine e hashashit ne Shqiperi, kur shume mire mund ta mbjellin e kultivojne vete kete droge, nese e legalizojne?

Nuk e di se cili e ka dhene kete mendimin e legalizimit, por mos u beni budallenj.

Nese Shqiperia nuk lufton kulturen nako-kultivuese ne vend, ajo asnjehere nuk ka per tu pranua ne BE dhe do te vazhdoje te jete Kolumbia Evropiane, sic e quajti ish-ministri i jashtem italian Dini 2 dekada me pare. Nje geto, nje grope e zeze ne mes te Evropes.
 
Titulli: Rama: Ende herët legalizimi i marijuanës

lol Haha nder do më bëjë, ta shes të fitoj ca lek se na presin udhëtime :p

Ku banon ne Lazarat ti Love?? shume mire i mbani oborret ju te Ps-se..:p

lazarat2_zpsa066ec67.png
 

Attachments

  • lazarat2_zpsa066ec67.png
    lazarat2_zpsa066ec67.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Rama: Ende herët legalizimi i marijuanës

Po gjelberojme vendin or hajdut, shiko anen pozitive..:)

lazarat4_zpsd2ec2a2f.png

lazarati3_zpsa93aa582.png
 

Attachments

  • lazarat4_zpsd2ec2a2f.png
    lazarat4_zpsd2ec2a2f.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • lazarati3_zpsa93aa582.png
    lazarati3_zpsa93aa582.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Rama: Ende herët legalizimi i marijuanës

Po normale Laur, Rucit iu dha gjelberimi ndersa Tomes "profarma"!

Vjen nje dite te bukur Sweete e me shkruan: kam besim tek "karizma" e Rames :p
 
Titulli: Rama: Ende herët legalizimi i marijuanës

Ku banon ne Lazarat ti Love?? shume mire i mbani oborret ju te Ps-se..:p

lazarat2_zpsa066ec67.png

Ik drejt.. kalo majtas.. pastaj prapë drejt.. kthehu djathtas aty.. pastaj prapë djathtas .. edhe pak drejt pastaj.. arrite :p

Pse mos ti mbajmë.. kushtet i kemi tani na i krijoi sala..
 

Attachments

  • lazarat2_zpsa066ec67.png
    lazarat2_zpsa066ec67.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Rama: Ende herët legalizimi i marijuanës

Ku i lash syzet 3D ?!
 
Titulli: Rama: Ende herët legalizimi i marijuanës

Shume e nderlikuar qenka andresa jote Love. Dreqi ta marre......nuk e di pse po me sillet koka verdalle mes keti gjelberimi..:stelle::stelle:
 
Titulli: Rama: Ende herët legalizimi i marijuanës

Ca të bëjmë Lauri kështu i krijoi Doctori rrugën në Lazarat mos tu gjendeshin këmbët askujt :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top