Rama: E vërteta e fotove dhe dashurisë për nënën e djalit tim

Зngjεll

___________
Kreu i PS pohon për herë të parë se do të jetë kryeministër në rast të fitores së PS dhe u përgjigjet akuzave për familjen. Thirrje anëtarësisë së LSI për të votuar PS-në

Autori: Kreshnik KUاAJ

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ktheu përgjigje të forta ndaj atyre që u kujtoi se duhet “t’u vijë turp” për sulmet ndaj familjes së tij. Rama i dha përgjigjet për herë të parë pas një periudhe të gjatë të shoqëruar me ato që i cilësoi “shpifje” ndaj tij, si “cënim të dinjitetit” dhe nga formulime “monstruozitetesh”. Komentet e Ramës u bënë mbrëmë në një emision televiziv, ku ato gjithashtu iu drejtuan atyre që, sipas tij, “flasin për familjen, por nuk respektojnë atë të tjetrit” dhe që mendon se ata “duke sulmuar familjen e kundërshtarit, tregojnë se nuk janë ashtu siç thonë”. Rama tha se i duhet dhënë fund politikës ku cënohet familja, që është gjëja më e shtrenjtë e një njeriu. Sipas kreut të PS-së, është e turpshme që një forcë politike të bëjë sulme të tilla në emër të moralit dhe të familjes, në një kohë që nga ana tjetër, reflekton të kundërtën. “Duhet që këta njerëz t’i japin fund kësaj historie. Dhe kur them këta njerëz, ata janë shqiptarët. Unë nuk jam në politikë për të kaluar nga një karrige në tjetër. Duhet të marrë fund, sepse përndryshe do të thotë se ne e kemi pranuar që politika të bëjë çfarë të dojë, duke u kthyer në një skenë të atyre që janë më të paturpshëm, të atyre që kanë kurajë të shpifin në lidhje me gjërat që nuk e di se në çfarë skutash të zeza të fantazisë njerëzore mund të gjenden, të atyre që nuk respektojnë familjen e tjetrit, që thonë se për ta vlerat e familjes janë më të rëndësishmet, por që duke sulmuar familjen e kundërshtarit, tregojnë në fakt se nuk është kështu”, tha Rama. Duke u ndalur tek akuzat, Rama tha se nuk ka se pse t’i vijë turp për dashurinë që ka pasur, martesën apo për veprimet e tij në të shkuarën. “Nuk kam arsye që të më vijë turp se në moshën 19-vjeçare kam pasur dashuri për një njeri që nuk kam pushuar së dashuri asnjëherë. T’u vijë turp këtyre njerëzve, që për arsye të pushtetit që duan ta mbajnë me çdo kusht, janë në gjendje të formulojnë të tilla monstruozitete. Nuk kam arsye të më vijë turp që u martova në moshën 22-vjeçare, në një kohë kur në Shqipëri jetohej ndryshe. T’u vijë turp atyre, që për nënën e djalit tim bëjnë komente dhe i cënojnë kaq rëndë dinjitetin. Nuk ka pse të më vijë turp që në fillim të viteve ‘90 shkuam në një plazh natyristësh, që nuk është shkelje morali. T’u vijë turp atyre që me foto të vjedhura duan të mbajnë pushtetin dhe të zhdukin çdo ideal”, tha Rama. Po për këtë çështje, Rama tha se nuk do t’ua lajë asnjëherë borxhin e djalit dhe nënës së tij për këto akuza që kanë ardhur, vetëm për faktin se ai është në politikë. Ndërkohë, Rama duke folur për të kaluarën e tij, që është kritikuar nga PD-ja, përmendi edhe faktin se rininë e tij kryeministri aktual Sali Berisha e ka kaluar si sekretar i Partisë së Punës të diktatorit Enver Hoxha.

Zgjedhjet

I pyetur nëse do të ishte emri i Partisë Socialiste për kryeministër, Rama tha se do të jenë shqiptarët ata që do të përcaktojnë se kush do të jetë kryeministri pas 28 qershorit. “Ajo që është e rëndësishme, është që unë do t’ju ofroj shqiptarëve një mundësi për të zgjedhur një kryeministër, një qeveri dhe një mazhorancë që do t’i nxjerrë ata nga 18 vite dështime. Shqiptarët duan të dëgjojnë se çfarë thotë njeriu që ata do të votojnë për kryeministër më 28 qershor, për mënyrën e qeverisjes dhe për atë që do t’u ofrojë”, tha Rama, duke lënë të kuptohet se do të jetë ai emri i opozitës për drejtimin e qeverisë së pas 28 qershorit. Ndërkohë, i pyetur për mundësinë e kandidimit për deputet, Rama tha se kjo është një çështje krejt e parëndësishme dhe se për ekipin e PS-së do të bëhen diskutimet përkatëse. Po ashtu, Rama foli edhe për ndryshimin e qëndrimit nga ana e kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i cili deklaroi pak ditë më parë, se do të bënte koalicion paszgjedhor me Partinë Socialiste. “Ndoshta më në fund edhe Ilir Meta e ka kuptuar që e vetmja rrugë për të dalë nga e gjithë kjo histori dështimesh është rruga e Partisë Socialiste dhe e koalicionit të saj. I ftoj të gjithë, edhe mbështetësit që deri dje besuan tek Ilir Meta, që të votojnë për Partinë Socialiste”, tha Rama. Po ashtu, lideri i opozitës foli edhe për procesin e ardhshëm zgjedhor, ku tha se nuk do të ketë 3 apo 4 pole politike, por vetëm 2, ku njëri është “koalicioni i Gërdecit” dhe tjetri është “koalicioni i Partisë Socialiste dhe i aleatëve të saj”. /G.Korrieri/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top