Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Rama: Do ndjekim ligjërisht rezultatin e Shkodrës dhe Beratit.

  • Nga xxl
  • Start date Start date
  • - Zgjedhjet Parlamentare 2009
edi%20rama.jpg




Kryetari i PS-së tha se Berisha është Kryeministër në detyrë, pasi populli nuk i dha verdiktin për një mandat të dytë


TIRANث - Pas reagimit të ashpër dhe shpërthyes të Kryeministrit Berisha, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar se populli nuk ia ka dhënë ende besimin Berishës për një mandat të dytë.


Sipas liderit të PS-së, Kryeministri po shfaq ndjenjën e frikës dhe po humb sensin e komunikimit, duke përgojuar qytetarë të lirë, deputetë të nderuar, figura të njohura biznesi e mediatike, ndaj të cilëve po hedh akuza dhe po shfryn mllefin e humbjes.


"Besoj që edhe ju e vutë re që ishte një lajthitje në komunikimin e Kryeministrit në detyrë, i cili si në një jerm përmendi emra qytetarësh të lirë të këtij vendi, apo edhe emra deputetësh të nderuar të Partisë Socialiste, duke vënë edhe epitete, që do t'i vinte turp kujtdo që t'i përdorte, por ja që, me sa duket, i gjendur pa mandatin e dytë në dorë dhe nën presionin qytetar të ditës së mërkurë, ai nuk arrin dot të ruajë gjakftohtësinë dhe kërkon ruajtje gjakftohtësie nga ana jonë, që kemi qenë qysh në krye të herës të vendosur të garantojmë procesin zgjedhor, të ruajmë standardet, të cilat tanimë kanë degjeneruar tërësisht në ato pjesë ku ende nuk ka mbaruar numërimi.


Megjithatë, ai është ende Kryeministri i vendit dhe nuk është një karrocier që i dehur flet përçart",- tha Rama.


Ankthi i humbjes së zgjedhjeve po e shtyn Kryeministrin të kërkojë mundësi të reja koalicioni paszgjedhor, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë dhe mënyrat.


"Ashtu sikundër konfirmoi dhe se ka filluar përpjekjen për të peshkuar në anën tjetër individë, gjë që unë besoj se do ta ketë shumë të vështirë ta arrijë, por edhe nëse e arrin, kjo nuk do ta shpëtojë dot nga e vërteta e parë që kemi sot, që Sali Berisha nuk ka një mandat të dytë dhe nuk do të jetë Kryeministri i shqiptarëve, pasi të dalë vendimi përfundimtar i popullit dhe ky vendim të fillojë të jetësohet në rrugën që përcakton Kushtetuta dhe ligji",- tha Rama para mediave dhe opinionit publik.


Lideri i opozitës shtoi se humbja e standardeve të kërkuara nga BE-ja, ka ardhur si rezultat i ushtrimit të forcës pushtetare dhe moslejimit të numërimit të votave brenda afateve ligjore, me qëllim manipulimin e tyre.


"Ai na kërkon ne të ruajmë gjakftohtësinë, gjë që Kryeministri, jo vetëm nuk e ka bërë, por përkundrazi, ka bërë të kundërtën, duke provokuar me forcat policore dhe njëkohësisht me agjentë krimesh e funksionarë të njohur të Ministrisë së Brendshme, të gjithë këtë proces që nuk po arrin dot të mbyllet për Qarkun e Fierit, me gjithë vullnetin tonë të plotë.


Numërimi nuk ka mbaruar për mungesë të plotë të vullnetit të Sali Berishës, që të pranojë verdiktin e popullit të Fierit, një rezultat spektakolar me 9 mandate për Partinë Socialiste, i vetmi dhe më i thelli në këto 8 vite,"- tha Rama.


Ai shtoi se janë duke u bërë të gjitha verifikimet dhe se po përgatitet një paketë kontestimesh në rrugë ligjore, për të cilat PS-ja ka arsye të plota të besojë se ka pasur parregullsi të qëllimshme, që kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.


"Ne e kontestojmë rezultatin në Shkodër dhe do ta ndjekim në rrugë ligjore. Ne e kontestojmë rezultatin në Berat dhe do ta ndjekim në rrugë ligjore.


Pa asnjë mëdyshje do të përgatisim të gjithë paketën e kontestimeve dhe në rrugë ligjore do të kërkojmë që votimi i popullit për të gjitha ato zona dhe territore, ku ne kemi arsye të plota të besojmë se ka pasur parregullsi të qëllimshme, të dalë në dritën e diellit.


Kjo nuk ka të bëjë aspak, qoftë me ndonjë objektiv për të mos njohur në fund fare rezultatin e zgjedhjeve dhe aq më pak, ka të bëjë me ndonjë objektiv për të nxitur, ashtu sikundër në mënyrën më abuzive Kryeministri në detyrë e hodhi në eter, ndonjë revoltë njerëzish",- sqaroi Rama.
 
Po ne shkoder te jeni te sigurt qe ka pas jo manipulime po SUPERMANIPULIME
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back