Rama deputetëve të PD: Jeni si pula të therura. Mediu: Ti je gomar

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rama deputetëve të PD: Jeni si pula të therura. Mediu: Ti je gomar

rama1-768x557.jpg


Nuk kanë munguar batutat fyese seancën e kësaj të enjteje në Parlament, mes kryeministrit Rama dhe deputetëve të opozitës.

Ka qenë Rama që e ka hedhur i pari batutën në momentin kur në sallë ka hyrë ish-kryeministri Sali Berisha.

“Mirë që erdhe Sali, se para se të vije ti këta ishin si pula të therrura”, ka thënë Rama.

Nga opozita është përgjigjur kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili ka thënë: “Nëse ne jemi pula, ai është gomari i kësaj salle



Berisha: Rama mashtron për negociatat, mbulon dështimin e tij

Sali-Berisha-ne-Kuvend.jpg


Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në kuvend, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mashtron me deklaratat për negociatat me Bashkimin Europian vetëm për të mbuluar dështimin e tij.

“Deklarata e komisionit të jashtëm të Bashkimit Europian ishte gjithçka tjetër veç atyre që deklaron Edi Rama që përpiqte të mbulojë dështimin e tij të plotë me sharje dhe fyerje ndaj opozitës.

Komisioni i jashtëm i BE në deklaratën që u përpoq ta fshehtë këtu piktori dështak, që nuk ka nocionet më elementare të atyre që flet dhe është autori kryesor i këtij bllokimi të procesit jetik të integrimit të vendit. Ministrat e jashtëm të 28 vendeve u shprehën se mirëpritën hapin e madh që bëri Shqipëria duke adoptuar në mënyrë unanime amendamentet kushtetuese. Jeni dëshmitarë se çfarë përpjekjesh të shpërfytyruara, demoniake bëri piktori dështak për të përjashtuar me çdo kusht opozitën.

2 vite rresh autor dhe arkitekt i drafteve të hedhura në kosh të plehrave nga Komisioni i Venecias që donte me çdo kusht të kapte drejtësinë. Edhe në minutat e fundit pasi Merkel përgëzoi liderin e opozitës, DASH dhe njërin prej zyrtarëve më të lartë bëri të njëjtën gjë për shpëtimin që i bëri reformës, Rama donte ta përmbyste “, tha Berisha.
g-Shqip.
 
Titulli: Rama deputetëve të PD: Jeni si pula të therura. Mediu: Ti je gomar

Cdo te enjte parodia e rradhes nga foltorja e shenjte.
Si nuk e lane te premte...se te pakten do e emeronim "e premtja gazmore"
 
Titulli: Rama deputetëve të PD: Jeni si pula të therura. Mediu: Ti je gomar

Blushi trondit parlamentin: Ka deputet në Kuvend që kanë vrarë

blushi.jpg?zoom=1.jpg

Me një deklaratë bombë, Ben Blushi, kreu i LIBRA, ka tronditur sot parlamentin.

Me tone të ashpra ka folur ai nga foltorja e Kuvendit, pas lirimit të Lulzim Berishës nga burgu.

Në lidhje me këtë, Blushi ka ngritur alarmin se dhe shumë kryebashkiakë të tjerë të Ramës bëjnë veprime të tilla.

Më tej, ai ka shtuar se ka deputet në Kuvend të cilët kanë vrarë, dhe për këto arsye, sipas tij, ne nuk mund të hyjmë në BE.

“Pse u lirua Lul Berisha. Sepse fytyra e vërtetë e “Rilindjes”, kryebashkiaku, bëri sekserin mes gjykatës dhe vrasësit. Rilindja e ka të përsëritur këtë gjë, me kryetarë bashkish. Ja pra kush ndërhyn në Gjykatat e Shqipërisë. Bashkia i tha gjykatës ta lirojë këtë vrasësin e 5 personave për ta futur në punë. Nuk hyjmë në BE me Dakon, Roshin, etj. Do ndodh prapë kjo e Durrësit.Ka deputetë këtu që kanë vrarë dhe kanë ardhur kanë votuar në Kuvend”, ka deklaruar Blushi.
 

Attachments

  • blushi.jpg?zoom=1.jpg
    blushi.jpg?zoom=1.jpg
    12.6 KB · Shikime: 0
  • blushi.jpg?zoom=1.jpg
    blushi.jpg?zoom=1.jpg
    12.6 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top