Rama: Bashkimi kombëtar vetëm në BE, por nëpërkëmbjen nuk e lejojmë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shtatorja e Ismail Qemalit vendoset në Prishtinë. “Ohri” të zbatohet

Ismail-Qemali-ne-Prishtine-1.jpg


ARTEMISA HOXHA
Ismail Qemali ne Prishtine 1Bashkimi kombëtar me Kosovën do të ndodhë në BE, nuk ka ndonjë skenar tjetër.
Kryeministri Edi Rama në zemër të Prishtinës, vulosi këtë qëndrim duke i dhënë kështu fund zërave, se një gjë e tillë mund të ndodhte dhe me atë formën klasike. I ndodhur në ceremoninë e vendosjes së shtatores së babait të pavarësisë, Ismail Qemali në Prishtinë, Rama bëri të qartë se për këtë nuk kanë ndërmend të shkelin “besën” e dhënë SHBA-së dhe BE-së sa i përket ndonjë forme tjetër të bashkimit kombëtar.
Duke folur për të drejtat e shqiptarëve, Rama u fokusua dhe te Marrëveshja e Ohrit, duke shtuar se nuk po imponohet një diçka e padrejtë. “Kur shqiptarët e Maqedonisë përkushtohen në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, ata nuk kërkojnë t’i imponojnë një faturë të padrejtë një shteti të vobektë.
Por rreken të besojnë shpesh edhe kundër të besueshmes, se fjala dhe besa as nuk nëpërkëmben, as nuk poshtërohen, as nuk pushkatohen dhe as nuk treten jo e jo. Kur shqiptarët e Preshevës ngrenë zërin, ata nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa çfarë kanë serbët e veriut të Kosovës dhe as ne shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës s’kemi ndërmend të shkelim aspak fjalën e lidhur me Amerikën e me Europën për ta kryer bashkimin kombëtar si kulmim.
Përveçse si kulmin të bashkimit shpirtëror, ekonomik dhe shoqëror me Bashkimin Europian dhe kurrsesi jo, si përçmim sipëran ndaj fqinjëve me të cilët duam po ashtu të bashkohemi nën çatinë e përbashkët të Europës. Në respekt të njëri-tjetrit, duke bërë për tjetrin atë që bëjmë për vete dhe duke i kërkuar tjetrit, as më shumë e as më pak se atë që bëjmë për tjetrin”, tha Rama në fjalën e tij.

Vendosja e shtatores
Ismail Qemali ne Prishtine 3Në këtë ceremoni, Rama shoqërohej nga socialisti Pandeli Majko, i cili ishte dhe kryeministër i qeverisë në kohën e luftës së Kosovës, duke transmetuar kështu një simbolikë të veçantë. “Unë dhe Pandeli Majko, si dy njerëz që kemi pasur fatin të bëjmë të njëjtën detyrë, që i pari e bëri Ismail Qemali, në fakt nuk kemi sjellë as shtatoren, kjo shtatore është fryt i përpjekjes së një grupi qytetarësh nga Vlora dhe nga Prishtina, të cilët e kanë sjellë këtu krejt natyrshëm, duke bashkuar dëshirën, duke bashkuar qëllimin, duke bashkuar edhe mundimin. Dhe respekt për ta…. Fati i individëve ngjason nganjëherë me fatin e kombeve, të rreshkur deri dje, nën purtekën e diktaturës dhe të përdhunës shtetërore dhe etnike. Stërnipërit e atyre shqiptarëve të Kosovës që luftuan krah, Ismail Qemal Vlorës, këtu e 100 vjet më parë, mund të takohen sot për shkak të Ismail Qemal Vlorës, me stërnipërit e tij.
Të cilët edhe ata, pa bërë asnjë faj, vuajtën një persekutim dhe një diskriminim absurd nga diktatura komuniste në Shqipëri. Njësoj si shqiptarët e Kosovës, që iu mohua flamuri i kombësisë së tyre, ashtu edhe Vlorajve iu mohua mbajtja e atësisë për dekada të tëra”, theksoi Rama. Vendosjen e bustit në Prishtinë, Rama e konsideroi një rishpallje të pavarësisë për të gjithë shqiptarët. “Sa herë që një shtatore e plakut të madh naltësohet përpara nesh, është pavarësia dhe sovraniteti i shqiptarëve që shpallet dhe që rishpallet”, tha ai. E për bashkimin e shqiptarëve, Rama përmendi amanetin e lënë nga Ismail Qemali, për t’i parë ata gjithmonë të bashkuar në çdo hapësirë të lirë.
“Amanetit të shqiptarëve të bashkuar në Europën e bashkuar, të shqiptarëve të bashkuar, si shqiptarë dhe si europianë në një hapësirë lirie, demokracie, ku askush, kurrë, asnjëherë nuk do të mundet, jo t’i përpijë, por as ta imagjinojë me se mund t’i përpijë shqiptarët”, iu drejtua Rama, shqiptarëve të mbledhur në sheshin kryesor në Prishtinë. Ai theksoi se “sfidat e sotme të shqiptarëve, këndej dhe andej Bjeshkëve, kanë gjithmonë, edhe për një kohë që ne nuk e dimë, një përgjegjësi të dyfishtë”. Gjatë fjalimit të tij, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se deri në fund të vitit pritet që të dërgohet edhe shtatorja e Hasan Prishtinës në Vlorë, pjesë kjo e marrëveshjes midis Komunës së Prishtinës dhe institucioneve qeveritare në Vlorë.

“Shtetndërtimi dhe bashkimi janë dy porositë që na la Ismail Qemal Vlora. Këto janë dy gjëra, të cilat i gjejmë në fjalët dhe veprat e Ismail Qemal Vlorës. Nëse flasim për shtetndërtimin nuk flasim vetëm për faktin se për dy vite sa ishte kryetar i qeverisë së parë shqiptare vendosi bazamentet e shtetit shqiptar, mirëpo edhe gjatë veprimtarisë së tij në të kaluarën, pra në administratën e Perandorisë Otomane, ishte një ndër njohësit dhe reformatorët më të mëdhenj që ka pas kjo perandori në atë kohë. Dhe po ashtu, ishte një ndër njohësit më të shkolluar që i kishte në dispozicion jo vetëm ky regjion, por edhe më gjerë”, tha kryetari Ahmeti, i cili u shpreh se Ismail Qemali, gjatë jetës së tij, ishte i përkushtuar edhe për të drejtat e njeriut dhe të drejtat politike të shqiptarëve, si dhe ishte një reformator i denjë.

Rama
Përveçse si kulmin e bashkimit shpirtëror, ekonomik dhe shoqëror me BE-në dhe kurrsesi jo, si përçmim sipëran ndaj fqinjëve, me të cilët duam të bashkohemi nën çatinë e përbashkët të Europës

Ahmeti
Shtetndërtimi dhe bashkimi janë dy porositë që na la Ismail Qemal Vlora. Këto janë dy gjëra, të cilat i gjejmë në fjalët dhe veprat e Ismail Qemal Vlorës
Busti
Deri në fund të vitit pritet që të dërgohet edhe shtatorja e Hasan Prishtinës në Vlorë, pjesë kjo e marrëveshjes midis Komunës së Prishtinës dhe qeverisë e Bashkisë së Vlorës
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top