Rama: 7 shtyllat e qeverisjes sonë

alfonci

Veri investigatio
Dokumenti me 1 mijë faqe dhe 100 masa emergjente për kapërcimin e situatës

Aurora Thomollari

Partia Socialiste prezantoi dje çështjet kryesore të programit të saj qeverisës. Në komunikimin me mediat, Edi Rama tha se ky dokument përbëhet nga shtatë shtylla të rëndësishme dhe 100 masa që do të përjetësojnë socialistët pasi të marrin mandatin qeverisës. Pas këtij prezantimi të përgjithshëm, nën kryesimin e Kryetarit të Partisë Socialiste qysh sot, nis prezantimi tek elektorati i sintezës së këtij programi. Më shumë se dy muaj para zhvillimit të zgjedhjeve, kryetari socialist, i shoqëruar nga një pjesë e ekipit që ndihmoi në hartimin e këtij programi shpalli projektin qeverisës duke zbardhur shtatë reformat kryesore ku do të përqendrohen socialistët në rast të fitimit të zgjedhjeve. Arsimi, nxitja e prodhimit vendas, politika e re për fshatin, shëndetësia, mjedisi, turizmi, si dhe kohezioni social e territorial i vendit, garanci për mundësi të barabarta për të gjithë e zhvillim të harmonizuar mes të gjitha rajoneve të vendit janë pikat ku janë fokusuar të majtët. Për të gjitha këto çështje, në një material voluminoz prej 1 mijë faqesh janë parashikuar 100 masat që do të marrë qeverisja e re. Por ajo që i mëshoi më shumë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është se në këtë projekt nuk parashikohet rritje taksash. Si thembrën e Akilit të qeverisjes së re, Rama e cilësoi krizën ekonomike. "Pa asnjë dyshim, kjo krizë ridimensionon dhe rrugën e punën që duhet bërë paralelisht me arritjen e atyre objektivave që ne i kemi vënë vetes", deklaroi Rama, i pyetur nga gazetarët. Kryesocialisti garantoi se PS është e gatshme që të vërë në zbatim të gjitha pikat e këtij programi sapo ajo të vijë në pushtet. "Programi qeverisës është një instrument veprimi i qeverisë, si e tërë në të gjithë sektorët. Duke qenë absolutisht i bindur se nuk ka shpikje të mëdha për të bërë, por ka ide të reja që me modesti duhet të përbëjnë thelbin e një programi qeverisës", theksoi Rama duke bërë në këtë mënyrë dallimin mes programit të PS-së dhe premtimeve elektorale të partive politike në vitet e tranzicionit. Ne do t‘i themi gjërat në këtë proces prezantimi, vijoi Rama, por qysh sot unë mund të them me plot gojën se do të ruajmë gjithçka që nuk e cenon realizimin e programit tonë dhe do të anulojmë gjithçka që e pengon këtë program të jetësohet në të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Hartimi i programit qeverisës të PS-së është rezultat i turit të kryetarit Edi Rama "Dialog me Shqipërinë", për muaj më radhë duke nisur që nga viti 2007. Qëllimi i këtij turi ishte evidentimi i problemeve në mjaft fusha duke i dokumentuar ato. Ky proces u asistua nga parti të majta evropiane dhe instituteve të specializuara në këtë drejtim. "Idetë që e kanë plazmuar atë, janë ide të reja. Zgjidhjet që ky program parasheh janë po ashtu zgjidhje të reja. Por, mbi të gjitha, vullneti ynë për ta qeverisur ndryshe Shqipërinë dhe për ta ndryshuar vendin tonë në funksion të Bashkimit me Evropën, është një vullnet i ri", deklaroi Rama me mbylljen e hartimit të programit qeverisës. Tanimë e në vazhdim, selia rozë, përmes kontakteve, takimeve e tryezave do të mundësojë njohjen e këtij programi me grupet e interesit dhe njerëzit e thjeshtë. Pas fitores së zgjedhjeve, PS ia ka vënë qëllim vetes që të "formojë një qeveri të strukturuar dhe njëkohësisht të orientuar përmes këtij programi, i cili është një ‘road map‘ i mirëfilltë për qeverinë si e tërë dhe për të gjitha ministritë që do ta përbëjnë këtë qeveri".


Tabela

7 shtyllat e programit qeverisës të PS-së:


1. Një politikë të re për arsimin, si garanci për integrim e punësim

2. Një politikë të re për nxitjen e prodhimit vendas, si garanci për zhvillim e punësim.

3. Një politikë të re për fshatin, si garanci për sovranitetin ushqimor të vendit e punësim.

4. Një politikë të re për shëndetin, si garanci për cilësi jete e aftësi për punë.

5. Një politikë të re për mjedisin, si garanci për mbrojtjen e pasurive të përbashkëta e zhvillimin afatgjatë të vendit.

6. Një politikë të re për turizmin në Shqipëri, si garanci për rritjen e të ardhurave e punësimin.

7. Një politikë të re për kohezionin social e territorial të vendit, si garanci për mundësi të barabarta për të gjithë e zhvillim të harmonizuar mes të gjitha rajoneve të vendit

(top-channel.t )
 
Titulli: Rama: 7 shtyllat e qeverisjes sonë

auuuuu me ksi lloj shtylla tmysin politikanat , po qa me bo qe ala pa u bo 100 ditshi po rrezohen shtyllat :p
 
Titulli: Rama: 7 shtyllat e qeverisjes sonë

ky do shtylle per veten e tij!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top