Qumështi i lopës shkakton aneminë tek bebet

cent

...Lontano
Përdorimi i qumështit të lopës te foshnjat më të vogla se një vit nxit aneminë, paralajmërojnë ekspertët.

Shiko fotografinë 1784374

Studiuesja në spitalin e universitetit “Suleyman Demirel” në qytetin turk Isparta, Aliye Carus, në deklaratën për agjencinë Anttolia ka thënë që fëmijët duhet të konsumojnë sasi të madhe të qumështit për shkak të proteinave, kalciumit, vitaminave dhe fosforit që përmban.

Ajo ka theksuar që sasia shumë e madhe e qumështit të lopës për foshnjat bart edhe rreziqe të caktuara sepse një sasi e caktuar e mineraleve në qumësht parandalon absorbimin e vitaminave dhe mineraleve të tjera si hekuri.

“Kur hekuri futet në organizëm, nuk bën të konsumohen ushqimet që parandalojnë absorbimin e tij, dhe këto janë qumështi dhe produktet qumështore. Kështu kur bebeve më të vogla se një vit u jepet për së tepërmi qumësht shkaktohet mungesa e hekurit, respektivisht anemia”, ka thënë Carus dhe ka theksuar që qumështi i lopës nuk rekomandohet t’u jepet bebeve më të vogla se një vit.

Ajo ka theksuar që mungesa e hekurit shkakton lodhje, dobësi dhe humbje të apetitit.

Doktor Harun Tepeli ka thënë që bebeve të cilat janë ndalur së ushqyeri me qumështin e nënës mund t’u jepet jogurti në vend të qumështit, dhe që jogurti nuk bllokon konsumin e hekurit në masë të tillë si qumështi.
/BeratiLive
 
Titulli: Qumështi i lopës shkakton aneminë tek bebet

Përdorimi i qumështit të lopës te foshnjat më të vogla se një vit nxit aneminë, paralajmërojnë ekspertët.
Ne fakt, nuk duhet te jepet qumesht lope tek femijet nen 6 muaj, ose me mire thene vetem qumesht lope!
Sepse qumeshti i lopes asnjehere sdo te jete aq cilesor sa ai i nenes. Por dhe ne rastet qe nena nuk mund te ushqej foshnjen, ekzistojne formula qumeshti pluhur, te cilat kane brenda element te pershtatecme moshen (sidomos hekur, gje qe qumeshtit lopes i mungon, e con ne anemi).
Keto gjera jane verejtur sidomos tek femijet e ritur ne fshat, e te ushqyher vetem me qumesht lope.

Por duke u ritur femija, kur krijon rezervat e veta, kur ka nje ushqim te ekuilibruar, qumeshti i lopes shtohet dhe ai ne ushqimin ditor.
 
Titulli: Qumështi i lopës shkakton aneminë tek bebet

Te perdorin Aptamil shum i mire per bebet ....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top