Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Qosja: Problemi i veriut do të zgjidhej po të donin ndërkombëtaret

Qosja: Problemi i veriut do të zgjidhej po të donin ndërkombëtaret
Ndërkombëtarët do ta zgjidhin shumë shpejt problemin e veriut të Kosovës në qoftë se do të kishin dëshirë ta bënin këtë. Kështu ka vlerësuar akademiku Rexhep Qosja në një intervistë për televizionin ALSAT.
Protagonisti kryesor i politikës kosovare në Konferencën e Rambujesë vlerëson se ndërkombëtarët për hir të qetësisë dëshirojnë ta lënë gjendjen në veri si në vitin ‘99.

"ثshtë ky një problem që zgjat dhe, them unë, që edhe mund të zgjasë. Ky problem do të mund të zgjidhej po të ishin të vendosur ndërkombëtarët. Ai do të mund të zgjidhej menjëherë sikur të donin ndërkombëtarët, por ata duan një paqe dhe nuk duan të kenë trazira në Mitrovicën veriore dhe e mbajnë një gjendje të padrejtë, të papranueshme, të palejueshme", u shpreh Qosja.

Problemi shqiptar në Ballkan është i pazgjidhur dhe në këtë kontekst ai kërkon që institucionet e Kosovës të bëjnë edhe propozime të tjera dhe jo të çimentohen në respektimin e detyrimeve që kanë marrë nga pakoja e Ahtisarit vlerëson Qosja.

"Sikur të bëhej kjo në mënyrë vullnetare që Lugina e Preshevës t’i bashkohej Kosovës dhe si kompensim për këtë të bëhej një lëkundje e kufirit të Kosovës në veri, çka ka të keqe këtu? Mendoj se kjo mund të jetë në interesin e Kosovës, në interesin e qytetarëve të Kosovës por mund të jetë edhe në interesin e vetë Serbisë. Zgjidhen problemet e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës e për mua është me rëndësi që të marrin fund mosmarrëveshjet", vijoi me tej ai.

Qosja ka drejtuar partinë Lëvizja e Bashkimit Demokratik në vitet e paraluftës dhe është tërhequr nga politika aktive për shkak të rezultatit të ulët që mori në zgjedhjet e para lokale të vitit 2000. /alsat/
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back