Qeveria, tender miliona dollarësh për 29 makina luksoze

Malsi

Anëtar i Nderuar
edi-rama4_0_0.jpg

Në kulmin e krizës dhe në kohën kur buxheti është shkurtuar për shkak se financat nuk arrijnë dot të mbledhin të ardhurat në arkën e shtetit, qeveria ka gjetur kohën për të pajisur me 29 automjete luksoze personalitetet e larta.

Vizion Plus ka zbuluar se qeveria do të shpenzojë miliona dollarë për mjete luksi në një kohë kur ekonomia është në rrezik, kur varfëria po shtohet, kur papunësia është në rritje dhe kur mijëra shqiptarë të aftë për punë e kanë braktisur vendin për shkak se nuk arrijnë të gjejnë punë.

Sipas këtij televizioni, Këshilli i Ministrave i ka ngarkuar si detyrë Gardës së Republikës që të zhvillojë një tender për marrjen e automjeteve, por pa përcaktuar fondin limit që do t’i zbritet buxhetit.

Pjesa më e madhe e makinave që do të blihen janë të tipit “Jaguar” me fuqi motorike të mëdha, ndërkohë që specifikimet janë nga më absurdet.

Në dosjen për blerjen e këtyre makinave luksoze në të cilën jepen detajet e mjeteve që do merren, renditen opsionet e makinës, që nga numri i cilindrave, xhamat e errët e deri te timoni multifunksional me 3 krahë dhe aplikacione alumini apo airbag të dritaret dhe sinjalizues për presionin e gomave.

Vlera e një automjeti të tillë, sipas faqes zyrtare të kompanisë që i prodhon, pa llogaritur opsionet ekstra, nis nga 95 mijë dollarë. Nëse të gjitha makinat do të kenë të njëjtën vlerë, fondi që do të shpenzohet do të arrijë në 2 milionë e 755 mijë dollarë.

E kontaktuar nga Vizion Plus, Garda e Republikës u shpreh se nuk mund të nxirrte dot fondin që i duhet ministrive për të paguar makinat, sepse informacioni është i klasifikuar, por burimet në këto dikastere thonë se pagesa do të bëhet përgjatë 4 viteve, duke qenë se nuk mund të sigurojnë menjëherë të gjithë shumën brenda një viti.

Ndryshe nga shumë tendera të tjerë, ky tender do të zhvillohet në diskrecion të plotë dhe jo përmes Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Garda thotë se procedura është sekrete për shkak të sigurisë të personaliteteve të larta, por në fakt e shkuara jep fakte të tjera. Shumë automjete në vitet e mëparshme edhe pse kanë qenë për funksionarët e lartë janë marrë me tender të hapur.

Lapsi.al u interesua për tenderin dhe nga disa burime të rezervuara mësoi se ai pritet t’i jepet një koncesionari makinash në pronësi të një miku të kryeministrit Edi Rama.

Deri tani opozita e ka akuzuar kryeministrin se u ka dhënë miliona euro në tendera publikë miqve të tij. Pandi Carapulit që ka ndërtuar vilën në Surrel, sipas opozitës, Rama i ka dhënë tenderin 5 milionë euro për rikonstruksionin e zyrave të OSHEE. Safet Gjicit, kandidatit për bashkinë e Kamzës, i ka dhënë gjithashtu tendera disa milionësh e po kështu edhe deputetit Pjerin Ndreu.

Një tjetër akuzë e bërë nga opozita në lidhje me tenderat publikë është ajo për kompaninë e drejtuar deri në shtator të vitit 2013 nga ministri i shëndetësisë Ilir Beqja, e cila vetëm në 22 muajt e fundit ka fituar 28 tendera.

Akuzat për dhënie tenderash njerëzve pranë kryeminstrit vijnë pak kohë pas publikimit të raportit konfidencial të OSBE –së, në të cilin thuhej se kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama dyshohet se ka 200 milionë euro pasuri dhe se, edhe pse është përfolur për përfitimin e një tarife prej 10 deri në 20 % për lejet e ndërtimit kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, ai është treguar “shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë dhe ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion”.

Lapsi.al
 
Titulli: Qeveria, tender miliona dollarësh për 29 makina luksoze

gomarrliku i rradhes , se mos e kemi per here te pare...rri ne beji hije vetes pffffffffff
 
Titulli: Qeveria, tender miliona dollarësh për 29 makina luksoze

Me ket kaubojsin deputet te rradhes e kane bastardu fare. Era bajge dhe injorance parlamentit.
 
Titulli: Qeveria, tender miliona dollarësh për 29 makina luksoze

Makinat e tjera nuk kryejne te njejten pune qe u dashka me ble makina Jaguar?
 
Titulli: Qeveria, tender miliona dollarësh për 29 makina luksoze

Qeveria ka halle mo :respekt:i nxe nata gjithku kshu qe pse me fjet hotel kur bejne gjumin ne makina :p
 
Titulli: Qeveria, tender miliona dollarësh për 29 makina luksoze

Qeveria ka halle mo :respekt:i nxe nata gjithku kshu qe pse me fjet hotel kur bejne gjumin ne makina :p

Halli eshte tek prokurimi i drejtperdrejte ama, te blejme jaguar qe te fitojme noj ca miliona lek se ngelen tu vjedh vetem ata te Prokurimeve publike ;)
 
Titulli: Qeveria, tender miliona dollarësh për 29 makina luksoze

Nje gje eshte e sigurt, budallai nuk ve mend kollaj, dhe deri me sot shqiptaret i kane hapur rrugen. Por ju garantoj une qe nuk do t'ia hapin shume me gjate.

E me e bukura do te jete, qe situata do te dali jashte cdo kontrolli pasi ai po i prek shqiptaret atje ku nuk mban me, dhe keta nuk do t'ia dine me as per opozite, e as per miqte tane amerikane e evropiane.

hajduti
 
Titulli: Qeveria, tender miliona dollarësh për 29 makina luksoze

Ne kohet e sotme eshte aq veshtire te mbash fjalen kur garanton per veten, jo me te garantosh per te tjeret me duket guxim i tepruar. :)
 
Titulli: Qeveria, tender miliona dollarësh për 29 makina luksoze

Eh,normale.
Pse shitja e kasave dhe per bananet qe shesin buze rruges ,kot po i ben te detyrueshme..:p
 
Titulli: Qeveria, tender miliona dollarësh për 29 makina luksoze

Nje gje eshte e sigurt, budallai nuk ve mend kollaj, dhe deri me sot shqiptaret i kane hapur rrugen. Por ju garantoj une qe nuk do t'ia hapin shume me gjate.

E me e bukura do te jete, qe situata do te dali jashte cdo kontrolli pasi ai po i prek shqiptaret atje ku nuk mban me, dhe keta nuk do t'ia dine me as per opozite, e as per miqte tane amerikane e evropiane.

hajduti

kush keta???
Luli and C.O?
 
Titulli: Qeveria, tender miliona dollarësh për 29 makina luksoze

kush keta???
Luli and C.O?

E me e bukura do te jete, qe situata do te dali jashte cdo kontrolli pasi ai po i prek shqiptaret atje ku nuk mban me, dhe keta nuk do t'ia dine me as per opozite, e as per miqte tane amerikane e evropiane.

Uroj te jem rishpejguar :p

hajduti
 
Titulli: Qeveria, tender miliona dollarësh për 29 makina luksoze

...edhe pse po me thonte nje shok ne kafe ne mengjes,:" sa shpreson ti "hajdut", harrove qe ky popull ndejti 45 vjet i nenshtruar, keshtuqe harroje popullin".

Ndoshta ti Monique dhe ky shoku, keni te drejte!

hajduti
 
Titulli: Qeveria, tender miliona dollarësh për 29 makina luksoze

Epo bytha e Edit eshte me vlere, jo si te gjitha, i meriton
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top