Qeveria rrit me 7 % taksën për siguracionet e makinave dhe pronave për vitin 2016

Malsi

Anëtar i Nderuar
makina.jpg

“Ne duam të ulim taksat dhe të rrisim rrogat në shërbimin publik dhe në kompani”. Kryeministri Edi Rama e tha këtë një ditë më parë kur njoftoi heqjen e taksave për zejtarët e zanatçinjtë. Në të njëjtën ditë mësohet se të paktën dy taksa që prekin thuajse të gjitha familjet shqiptare do të rriten. Janë siguracionet e makinave dhe pronave. Qeveria ka parashikuar në paketën fiskale për vitin 2016 rritje të taksave mbi primet e shkruara, pra të siguracioneve të automjeteve dhe pronave. Kjo taksë, që aktualisht është në nivelin 3 % është kërkuar që të shkojë në 10 %. Kjo rritje me 3 herë do të reflektohet menjeherë në shtrenjtimin e siguracioneve për makinat dhe pronën. Përllogaritet që të paktën 400 mijë persona përdorin automjete dhe do të preken nga rritja e takës së siguracionit të tyre prej prej datës 1 janar 2016. Mjëra qytetarë të tjerë do të preken nga 3-fishimi i taksës së primit për siguracionet të pronave të paluajtshme.

Lapsi.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top