Qeveria Rama i jep 693 milionë lekë bashkëshortes së Tony Blair

Qeveria shqiptare do t’i paguajë zonjës Cherie Blair, bashkëshortes së këshilltarit të kryeministrit Rama, ish –kryeministrit britanik Tony Blair, 693 milionë lekë ose 450 mijë euro. Shuma për studion e saj ligjore, Omnia Strategy është bërë publike nga një vendim i Këshillit të Ministrave i datës 11 mars, u botuar në Fletoren Zyrtare. Në vendim thuhet se qeveria ngarkon Ministrinë e Financave që në buxhetin e miratuar për vitin 2015, në programin “Ekzekutimi i pagesave të ndryshme”, në kategorinë e shpenzimeve korrente, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fundit prej 495 mijë eurosh, për kryerjen e pagesave të tarifave të avokatëve në çështjen e arbitrazhit ndëkrombëtar IC nr. 20447/ MHM S2 Albania sh.p.k dhe Rapiscan System Inc. kundër Republikës së Shqipërisë.

Në arbitrazh, Rapiscan e paditi qeverinë shqiptare duke i kërkuar 250 milionë paund (afro 370 milionë dollarë) dëmshpërblim, për shkak se me ardhjen në pushtet, kabineti Rama i anulloi koncesionin 15 –vjeçar për vendosjen e skanerave në doganat shqiptare.

Mediat kanë ngritur dyshime se pas pajtimit të studios ligjore fshihet një aferë, në qendër të së cilës është ish –kryeministri britanik Tony Blair. Ai është këshilltar i kryeministrit Rama dhe dhënia e tenderit kompanisë së bashkëshortes së tij është parë si pasojë e ndikimit të tij, qoftë edhe jo të drejpërdrejtë.

Një tjetër fakt u zbulua nga BIRN. Sipas rrjetit të gazetarisë investigative në Ballkan, tenderi i është dhënë zyrës ligjore të Cherie Blair në kundërshtim me ligjin shqiptar. Ligji përcakton se kompanitë që mbrojnë vendin tonë në arbitrazh duhet të kenë të paktën 5 vjet eksperiencë. Omnia Strategy e Cherie Blair është hapur në vitin 2011 dhe nuk e plotëson këtë kriter. I pyetur nga BIRN, drejtori i komunikimit në kryeministri, Endri Fuga tha se qeveria kishte vlerësuar avokatët e Omnia Strategy dhe jo zyrën ligjore.

Omnia Strategy e zonjës Blair ka fituar kontrata të ngjashme edhe në Kazakistan, ku bashkëshorti i saj, Tony, është gjithashtu këshilltar i presidentit Nazarbajev. Për punën në këtë vend ajo është paguar rreth 1 mijë paund për orë.


Cherie%20Blair.jpg


(c) Lapsi.al
 
Titulli: Qeveria Rama i jep 693 milionë lekë bashkëshortes së Tony Blair

Po te pakten nuk ja dha Serbit Damir Vazlliç!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top