Qeveria merr borxh për të rritur pagat

Зngjεll

___________
Qeveria merr borxh për të rritur pagat

Rritje dramatike e huamarrjes së brendshme: 25% më shumë për pesë muaj. Rreziku për vitet e ardhshme

Nga: Gjergj Erebara

Qeveria shqiptare ka marrë, ose pritet të marrë, 179.2 miliardë lekë borxh në tregun e brendshëm, deri në fund të muajit maj, shifër kjo 25.2 për qind më e lartë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar, bëhet e ditur nga statistikat e Ministrisë së Financave. Huamarrja e brendshme është rritur në mënyrë dramatike me më shumë se 36 miliardë lekë (277.13 milionë euro) gjatë muajve të parë të këtij viti, ndërkohë që vetë Ministria e Financave deklaroi të dielën se "të ardhurat buxhetore janë realizuar 100 për qind".

Buxheti i vitit 2009 parashikon huamarrje të brendshme prej 41.5 miliardë lekësh, por që në pesë muajt e parë të vitit është ezauruar 86.4 për qind e objektivit. Rritja e borxhit publik është kryer për të mbuluar dëshirën e qeverisë për të rritur pagat dhe pensionet para zgjedhjeve të qershorit, si dhe për të shlyer faturën e disa investimeve publike.

Sipas një vlerësimi të pavarur, borxhi i brendshëm do të rritet me gjysmë miliardi euro brenda këtij viti në Shqipëri, gjë që rrezikon ta vendosë vendin në vështirësi të konsiderueshme financiare gjatë viteve të ardhshme.

Borxhe për shpenzime elektorale

Situata makroekonomike e vendit është më e paqartë se kurrë sot, për shkak të mungesës së shpërndarjes së rregullt të informacionit statistikor. Banka e Shqipërisë ndryshoi objektivin e politikës monetare javën e kaluar, por ka refuzuar të publikojë vendimin nën justifikimin se "është një çështje e brendshme". Ministria e Financave ka ndërprerë publikimin mujor të të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit, ndërsa të dhëna sporadike tregojnë për deficit në rritje, të cilin zyrtarët e mohojnë. Një strategji përdorimi me bollëk të tarifave aforfe në dogana dhe tatime, si dhe rritja e taksave të naftës, synojnë të zvogëlojë vrimën në buxhet, e cila krijohet nga rënia e volumit të tregtisë së jashtme. Shumë institucione të rëndësishme, përfshirë Bankën e Shqipërisë, FMN-në dhe vlerësuesin e cilësisë së borxhit publik shqiptar, agjencinë JCR, kanë paralajmëruar për rreziqet që do të sjellin shpenzimet e tepërta publike.

Rritja e pagave me para borxh

Rritja e pagave vlerësohet si reale vetëm në rastet kur mbështetet me rritje ekonomike, por qeveria nuk mendon kështu. Ekspertët thonë se një vend me rritje ekonomike 5-6 për qind mund t‘i rrisë pagat dhe pensionet në të njëjtën masë ose më pak. Përndryshe, qytetarët nuk marrin rritje page, por marrin para borxh, të cilat do të detyrohet t‘i shlyejnë në vitet në vijim, zakonisht përmes inflacionit. Gjatë dy dekadave të fundit, Serbia është konsideruar si vendi tipik i një politike të tillë. Për shkak të zgjedhjeve të shpeshta, qeveritë rrisnin pagat, por qytetarët detyroheshin t‘ua kthenin paratë e marra shumëfish, për shkak të rritjes së inflacionit. Shqipëria vlerësohet se do të ketë rritje ekonomike 0.4 për qind, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe 4-5 për qind sipas qeverisë. Por fakti që qeveria ka shtuar borxhet në kurriz të shqiptarëve me 277 milionë euro më shumë në vetëm pesë muaj, së paku tregon se të ardhurat buxhetore nuk janë aq të bollshme sa deklarohen. /G.Shqip/
 
Titulli: Qeveria merr borxh për të rritur pagat

po mir po ben mjafton te paguhen punetort mir
kush e ka problem per borgjign e shtetit
 
Titulli: Qeveria merr borxh për të rritur pagat

po leket e shtetit ku iken haha sa paskan vjedh politikanet reeeeeeeeee
 
Titulli: Qeveria merr borxh për të rritur pagat

Kur shqiperia doli nga komunizmi dhe filloi periudha e tranziozionit , analistet economik me te medhej parashikonin qe shqiperi ne harkun e 7 -8 vjet do arrinin te kryenin nje kthese te madhe dhe nje zhvillim kolosal , sepse pozita gjegrafike , mesatarja e popullsis shum e re :D dhe mbi te gjitha nje shtet si shqiperia ku debito publik ka qen zero :D i kishte shanzet per te ecur perpara shum leht sepse i kishte dyert e hapura , nga banka boterore si dhe nga ajo europiane per credi te shumta per rileshimin e vendit , por ja qe ato te shkreta kredi jo se nuk jan marre :D jan marre qe cke me te , por jan perdorur per qefet e politikaneve dhe finanzimin e mafies :(:( vetem ne kete fushe shqiepria ka ecur perpara ...
E ndersa tani nese dikush shkon e interesohet se sa esht debiti publik i shqiperise :(:( as femijet e femijeve tane zdo arrijn tja shlyejn bankave boterore ter ato lek qe jan marre nga politikanet tane te dashur ..
Dhe me e habitshmja esht me ne shqipet se si nuk i marrim me shelma bythve keto politikan , por rrim duke u grind e duke u politizu dita dites me shum duke i ndjek ... turp
 
Titulli: Qeveria merr borxh për të rritur pagat

Kjo eshte levizje e rrezikut te madh per te ardhmen ekonomike te vendit tone. Mbi te gjitha eshte ne nje kohe shume te papershtatshme, kur bota po kalon krize teper te rende ekonomike.

Politikanet shqipetare gjithnje orjentohen ne drejtimin e kundert te orbites se politikes boterore.
 
Titulli: Qeveria merr borxh për të rritur pagat

Ne njeren ane mire ne anen tjeter keq.Mir qe paguan punetoret por shume keq borxhe :(
 
Titulli: Qeveria merr borxh për të rritur pagat

Sa e urrej kete horizontngushtesi. Ne prag te zgjedhjeve boshatisin arken e shtetit qe te kenaqin sa me shume qytetaret dhe ta lene pushtetin sa me te derrmuar, sa me te shkaterruar, per t'ua bere zevendesueve punet sa me te veshire, per te perfituar nga pakenaqesite e njerezve.

Keta njerez luajne me fatet tona dhe ne bejne tifo...
 
Titulli: Qeveria merr borxh për të rritur pagat

Shiqoni po le te krijoj ore PD-ja borgje e tu jap para se pastaj vjen PS-ja, e ata nuk investojne asgje e lajne borgjet. Keshtu jeni baras.
Them te drejten nuk e di se sa eshte borgji total i Shqiperise, veq nje gje di se Shqiperia pa kredi nuk mundet te ec para.
Diku kisha lexuar se borgji total i Sllovenise eshte 9 miliard dollare. Pra Sllovenia njihet si nje vend me standard te larte jetesor. Por, nese nje Slloveni krijon aso borgje dhe mundesit e saj per kthime jan minimale krahasuar me Shqiperin ( kuptohet ne aspekte afatgjate), pse Shqiperia nuk munde te krijoj borgje.
Shqiperise i nevojitet nje menaxhim i duhur i ketyre kredive. Nje rast konkret do jete autostrada. Vertete ka kushtuar por pas pak do shifet se kostoja e saj do mbulohet per nje periudhe shume te shkurter. :col:
 
Titulli: Qeveria merr borxh për të rritur pagat

Specia Shqiptarius po qe se i japin dhe 1 euro me teper eshte i bindur se qeveria punon per te.......
 
Titulli: Qeveria merr borxh për të rritur pagat

Muahahahahahahahahahahahaha......Jo po te votojne pastaj njerezit.....

Shume dakord me agrodolcen..
 
Titulli: Qeveria merr borxh për të rritur pagat

Kjo eshte levizje e rrezikut te madh per te ardhmen ekonomike te vendit tone. Mbi te gjitha eshte ne nje kohe shume te papershtatshme, kur bota po kalon krize teper te rende ekonomike.

Politikanet shqipetare gjithnje orjentohen ne drejtimin e kundert te orbites se politikes boterore.

kursimet perdoren ne momentet me urgjente qe i nevojitet popullit,

se me vone na del sikur kjo fjala urte,

(ngrehu o vi vdekur, e ha pule te pjekur)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top