Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Qeveria kritikon qasjen e Zannierit

  • Hapësi i temës Hapësi i temës Ado
  • Start date Start date

Ado

FISEBILIL-LAH
Gatishmëria e shefit të UNMIK-ut, Lamerto Zannier, për t’u takuar me kryetarët paralelë të komunave serbe në Kosovë ka nxitur reagimin e zyrtarëve të Qeverisë.

Zv. kryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se qëndrimet e fundit politike të Zannierit janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe me pakon e Ahtisaarit.

Pavarësisht këtyre deklarimeve, zyrtarë kosovarë preferojnë të debatojnë me përfaqësues të strukturave paralele.

Ditë më parë, Hafiz Leka, kryesues në Divizionin e Punës në Ministrinë e Punës kishte marr pjesë në debatin e përbashkët në Qendrën Mediale në Cagllavicë së bashku me Stojan Jovanoviq nga Shërbimi për Punësim i Graçanicës.

Zv. ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Gjergj Dedaj, ka thënë se nuk e di kush e ka autorizuar Hafiz Lekën të marr pjesë në debat dhe do ta ngrit këtë çështje tek autoritetet e larta shtetërore.

Ndërsa analistët kosovarë e kanë cilësuar të papërgjegjshëm veprimin e Qeverisë së vendit. /ktv/
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top