Qeveria kosovare: I dhame leje Tadicit te vizitoje Kosoven

fshatari

Anetar
Qeveria e Kosovës ka vendosur të lejojë presidentin serb Boris Tadiç që të vizitojë vendin më datë 7 janar, me rastin e Krishtlindjeve ortodokse. Lajmin e ka bërë të ditur ...

... zëvendëskryeministri kosovar Rame Manaj, në një intervistë për radion “Europa e Lirë”.

Ai ka thënë se kjo vizitë do të ketë karakter fetar dhe Tadic do të qëndrojë vetëm në Manastirin e Deçanit. “Kërkesa për vizitë e presidentit të Serbisë ka arritur në ICO e më pas edhe në Qeveri. Pas shqyrtimit i është lejuar vizita e cila ka karakter fetar dhe është disa orëshe”, ka thënë Manaj.

Presidenti serb dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga Beogradi vazhdojnë ta sfidojnë autoritetin e Prishtinës zyrtare. Në vizitën e fundit në prillin e kaluar, Tadic, megjithëse ishte për një vizitë fetare, kishte dhënë edhe deklarata politike.

albeu.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top