Qeveria heq dorë nga Sylejmani

Ado

FISEBILIL-LAH
Sylejman Gashi nuk do të jetë i ngarkuar me punë në kuadër të misionit diplomatik të Kosovës në Washington. Kjo u bë e ditur të enjten në një komunikatë për media të lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës ka vlerësuar rrethanat objektive dhe subjektive që janë aktualisht dhe të cilat e pengojnë z.Sylejman Gashi që të kryej detyrën e propozuar në kuadër të misionit diplomatik të Kosovës në Washington”, thuhet në këtë komunikatë.

Sylejman Gashi ka qenë i propozuar të jetë në detyrën e të ngarkuarit me punë për selinë e OKB-së në New York, në kuadër të Misionit Diplomatik të Kosovës në Washington.

Qeveria e Republikës së Kosovës, sipas kësaj komunikate, “tregon mirëkuptim për problemet teknike që mund t’i ketë z.Sylejman Gashi dhe ka vendosur që të heq dorë nga propozimi i saj”.

Qeveria e Republikës së Kosovës po ashtu ka bërë të ditur se do të angazhohet që në afatin sa më të shkurtë të gjej zëvendësimin për propozimin e vet. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top