Qeveria dhe ambasada italiane, seminar në bunkerin e Bollinos

Një ngjarje e rrallë është regjistruar sot, kur ministri i Bujqësisë, zv/ministrja e Ekonomisë, ambasadori italian dhe zyrtarë të tjerë janë futur në bunkerin e Enver Hoxhës në Shishtufinë, për të zhvilluar një seminar ose workshop për... pjesmarrjen e Shqipërisë në një panair në Milano në majin e vitit të ardhshëm! Një temë të tillë për seminar do ta kishte zili çdo mendje inventuese mbi tokë. Gjithë këta njerëz, përfshi edhe një delegacion nga rajoni i Siçilisë, u mblodhën në bunkerin e Hoxhës për të dhënë një mesazh tepër të veçantë: Pjesmarrja e Shqipërisë në Expo Milano është shumë e rëndësishme.
Këto seminare, që të kujtojnë ato të viteve '90 e që bëheshin vetëm për të kapur ndonjë fond nga BE dhe për asgjë tjetër, përveçse qesharake, lenë vend për shumë dyshime për mënyrën se si dhe kush i organizon. Panairi i Milanos, zhvillohet për ushqimin dhe energjinë dhe Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë. Por se përse duhet bërë një workshop për këtë dhe për më tepër në Bunkerin që përuroi kryeministri Rama tri ditë më parë, kjo është një çështje që duhet hetuar.
Seminari sigurisht që bëhet për t'i gjetur një destinacion disa fondeve që duhet t'i marrë dikush. Përndryshe nuk ka kuptim një seminar ku gjithë ata burra e gra mblidhen për të thënë se pjesmarrja e Shqipërisë në Expo Milano qënka e rëndësishme. Dhe lidhja nuk është shumë e vështirë për t'u bërë. Pjesmarrësit, ministri i Bujqësisë Panariti dhe ambasadori italian Gaiani, në këtë aktivitet të rrallë bënë një falenderim special. Ata falenderuan Carlo Bollinon, drejtues i mediave proqeveritare A1 Report dhe Shqiptarja.com, i cili e paska ideuar dhe bërë të mundur këtë event. "Falenderoj zotin Bollino që na e mundësoi këtë eveniment në këtë simbol të errësirës", tha ministri Panariti, ndërsa ambasadori Gaiani, veç Bolinos dhe kompanisë "Spazio Eventi Albania", ka falenderuar edhe bankën Intesa San Paolo "që na ka dhënë mbështetjen e saj në nisjen e kësaj aventure".
Kuptohet që aventurat kushtojnë, por nuk kuptohet se çfarë roli ka një botues si Carlo Bollino në sipërmarrje të tilla. Ai vetë ka kritikuar kohë më parë media që përfitonin nga afërsia me pushtetin, ndërsa sot gjendet në qendër të disa aferave si njeri i afërt i kryeministrit. Pas librit homazh për kryeministrin Rama, Bollino organizoi një akitivitet të madh për luftën kundër kancerit të gjirit, u shfaq tre ditë më parë në organizimin e eventit BunkerArt ndërsa sot doli si organizator i një seminari për pjesmarrjen e Shqipërisë në një panair në Itali.
Një portal online, Pol.al kishte investiguar se çfarë e lidhte Carlo Bollinon me BunkerArt dhe rezultonte se kompania "Spazio Eventi Albania" që u angazhua për këtë aktivitet kishte si aksionere kryesore financieren e mediave të Bollinos, zonjën Lindita Dode. Dhe si për t'i vënë kapak dyshimeve, kjo kompani, që u përfshi edhe në fushatën e kushtueshme të luftës kundër kancerit të gjirit, është krijuar vetëm në prill të vitit 2014.
Nuk dihet se si u përzgjodh kjo kompani për të patur të drejtën e administrimit të bunkerit në fjalë dhe për ta shndërruar atë në një hapësirë fitimprurëse për aktivitete të ndryshme si edhe seminari qesharak që u zhvillua sot. Nuk dihet gjithashtu se sa fonde publike përfitoi kjo kompani për organizimin e BunkerArt dhe si i mori ato, me tender apo me prokurim të drejtpërdrejtë. Ajo që dihet me siguri është se pas saj qëndron Carlo Bollino, botuesi italo- shqiptar, një njohës i mirë i terrenit në të dy vendet. Vetë Bollino në një shkrim të botuar sot në Shqiptarja.com i jepte përgjigje Sali Berishës në lidhje me vlerën artistike e ideore të BunkerArt, por nuk jepte asnjë shpjegim për vlerën financiare.
Pa kaluar as tre ditë nga afera e BunkerArt, Bollino organizoi edhe seminarin, ndoshta më të çuditshmin në botë, kur për të folur për një panair ndërkombëtar që do të mbahet pas 6 muajsh në Milano, futi në një bunker antiatomik të komunizmit një pjesë të qeverisë shqiptare dhe diplomacisë italiane. Lidhjen mes një bunkeri dhe një panairi 1 mijë e ca kilometra larg, mundi ta gjejë vetëm ministri Panariti, i cili në fjalën e tij falenderuese për Bollinon tha: "Falenderoj zotin Bollino që na e mundësoi këtë eveniment në këtë simbol të errësirës i cili është një mesazh që i shkon brezave, që kurrë nuk mund të kthemni në një situatë të tillë shkretimi, paranojash, të denjë për një skenar filmi hollivudian, ashtu sikurse “The day after”. Ne kemi zgjedhur të jetojmë mbi tokë dhe të zhvillojmë bujqësinë”. Lidhje më kuptimplotë nuk mund të ketë. Këtë mund të zbulojë vetëm Panariti, ndërsa Bollinos i mjaftojnë lidhjet me kryeministrin.


carlo%20bunkeri1.jpg



Lapsi.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top