Qëllon me armë djalin dhe nusen, arrestohet

braziljania

Anëtar i Nderuar
Fier- Një 60-vjeçar është arrestuar pak më parë në një fshat të Fierit, pasi ka qëlluar me armë në drejtim të djalit të tij, nuses dhe 4 nipërve. Ngjarja ndodhi në fshatin Ferras të Levanit, në rrethin e Fierit, e cila për fat nuk ka shënuar të lënduar.

Sipas burimeve të policisë, shtetasi Enver Aliaj, 60-vjeç ka qëlluar më armë, tip automatik në drejtim të djalit të tij, Altin Aliajt, 34-vjeç, nuses së këtij të fundit dhe fëmijëve.

Gjithçka nisi pas një sherri mes tyre. “Djali dhe nusja akuzuan babanë se ai u vidhte pulat, madje kanë pretenduar se e kanë parë, ndërsa ai vidhte”- thonë burimet nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se nusja e djalit, ka shkuar në shtëpinë e vjehrrit dhe i ka thënë se e ka parë ndërsa u vidhte pulat. Sipas të dhënave të para, 60-vjeçari është nervozuar dhe e ka qëlluar me një shkop që ka pasur aty pranë. Këtë skenë e ka parë edhe i biri, 34-vjeç, që ka ndërhyrë për të qetësuar situatën. Edhe ai e ka akuzuar babanë për të njëjtën gjë.

Në këtë moment, 60-vjeçari ka hyrë në shtëpi, ka rrëmbyer një automatik dhe ka shtënë të drejtim të tyre. Për fat, plumbat nuk kanë prekur asnjë nga familjarët, të cilat të alarmuar kanë njoftuar policinë.

“Policia ka bërë arrestimin e Enver Aliajt dhe më pas ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën, por ende nuk janë gjetur gëzhojat”- thanë burimet e policisë.

Dosja në ngarkim të tij i ka kaluar tashmë prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.

gazeta shekulli*
 
Gjithçka nisi pas një sherri mes tyre. “Djali dhe nusja akuzuan babanë se ai u vidhte pulat, madje kanë pretenduar se e kanë parë, ndërsa ai vidhte”- thonë burimet nga vendi i ngjarjes.

Epo te vritesh per pula...vec ketu ne shqiperi kam degjuar!!!!!!!!!!!! :konfuz:
 
Aman me cfare bojne keto njerzit keshtu per ca pula ose per nje shpikje shko vrite djalin nusen dhe niprat pfff nuk kam cfare te them vetem mos me rafshin kesoj lloj njerzish sepse nuk e di si do tu sidhja :D
 
Hajde mendje hajde :grusht2:
 
po vrasja esht ber si pershendetje tani ste thon mirmenjges e mirmbrema po te fusin nje plumb e bie rehat
 
O popull gjysem debil ,na e shpifet sa njerez te ceket jeni,vetem ligjet ua mbledhin juve po c'te besh kur ato drejtohen nga gomere njerez ,injoranca ka shkuar aty nuk mban me,gjaknxehte aty ku s'duhet pfffffffff
Popull kot !
 
avash ti se ne gjith boten ka vrasje te llojeve te ndryshme ... vetem ne USA ka lloj lloj krimesh makabre . Nuk esht ndonje cudi e madhe :)
 
LOL LOL sa me nerva mi goc.........LOL
ku ka funksionim ligjesh sot???????????????????:lexim:
vec ti shikosh moshen ketij burrit :eek:hh: 60 vjec.skandal edhe te mendosh qe habiten njerezit per ata qe bejne krime qe 18.po nga kush do marrin shembull?????????????????
 
avash ti se ne gjith boten ka vrasje te llojeve te ndryshme ... vetem ne USA ka lloj lloj krimesh makabre . Nuk esht ndonje cudi e madhe :)

Ka ca gjera qe nuk duhet te merren kaq qete ,per mua eshte alarmante te kete ndodhi te tilla ,vertet ne gjithe boten ka vrasje te tilla ,por jo kaq vrasje injorante si ketu,po na i nxjerrin 1/2-tene shqipetareve me te meta mendore nga injoranca qe ata kane nga truri i tyre rafsh.
 
Aman me cfare bojne keto njerzit keshtu per ca pula ose per nje shpikje shko vrite djalin nusen dhe niprat pfff nuk kam cfare te them vetem mos me rafshin kesoj lloj njerzish sepse nuk e di si do tu sidhja :D
Mos ki merak se skemi pula LOL LOL LOL LOL

e po kemi ikur qe kemi ikur i tegojme pale heeheh
 
LOL LOL sa me nerva mi goc.........LOL
ku ka funksionim ligjesh sot???????????????????:lexim:
vec ti shikosh moshen ketij burrit :eek:hh: 60 vjec.skandal edhe te mendosh qe habiten njerezit per ata qe bejne krime qe 18.po nga kush do marrin shembull?????????????????

Po perdit nje avaz mi he s'te ngrien nervat LOL LOL LOL me vjen t'i vras fare :haha:
 
Ka ca gjera qe nuk duhet te merren kaq qete ,per mua eshte alarmante te kete ndodhi te tilla ,vertet ne gjithe boten ka vrasje te tilla ,por jo kaq vrasje injorante si ketu,po na i nxjerrin 1/2-tene shqipetareve me te meta mendore nga injoranca qe ata kane nga truri i tyre rafsh.

Nuk jam dakort fare . Keto fenomene ndodhn nga njerez qe nuk jan mir menderisht pra nga nje pjes e vogel e njerzve .. Ti u shprehe per shumicen qe jan injoranta .. Po injoranata per ate pun ka sa te duash ne USA dhe ne europe .. ok
 
kto sikur jan prallat e Nastradinit...
se di nga po drejtohet Shqipria me kte mendje:(
 
Nuk jam dakort fare . Keto fenomene ndodhn nga njerez qe nuk jan mir menderisht pra nga nje pjes e vogel e njerzve .. Ti u shprehe per shumicen qe jan injoranta .. Po injoranata per ate pun ka sa te duash ne USA dhe ne europe .. ok

Per te vjedhur pula mire ishte menderisht ai???
Po per te mbajtur arme ne shpi mire ishte menderisht ????
 
Gjethqka po ndegjoj koheve te fundi ncncncn ka gjethqka :kokes:
 
Pikerisht dhe une ndaj e quaj popullin gjysem te tille se vertet qe gjysma e tille eshte :)
 
mir pastaj do bejme nje peticion qe te krijohet nje mega siptal psiqiatrik per 1.5 milion banore ok :)
 
braziljanja ska problem se do perdoreshishin si krah pune per nderimtin e rrugeve dhe pastrimin e qyteteve :)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top