Qeliza staminale - STEM

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
[FONT=verdana, arial, helvetica]Nje qelize burimore ose staminale sic mund te jeni mesuar ta degjoni eshte nje qelize e cila ka aftesi te trasformohet ne cdo lloj qelize te trupit...nese e marrim nga nje ane perderisa te gjitha qelizat kane te njejten gjenome atehere e vetmja gje qe ndryshon ne nje qelize muskuli nga nje qelize nervoze ose lekure etj eshte numri dhe lloji i gjeneve qe perdoren.mund te themi qe zigota eshte nje qelize staminale sepse prej saj perftohen qelizat qe vijne me pas...ato qe mundohen shkencetaret te gjejne sot eshte cilet jane mekanizmat qe qeliza behet nje qelize muskuli dhe jo nje qelize nervoze,ose pse jo nje qelize melcie,ose zorre etj...pra kuhs jane ato molekula qe e drejtojne nje qelize staminale drejt nje faze dhe jo drejt nje tjetre.si definicion nje qelize staminale mund te thuhet se eshte ajo qelize nga ndarja e se ciles perftohet nje qelize tjeter staminale dhe nje qelize qe fillon fazat e diferencimit drejt nje lloji te caktuar...me pak fjale qelizat staminale jane te afta te vetmbajne numrin e tyre...mund te gjehen ne cdo zone te trupit megjithse si numer ndryshojne shume...ne disa zona ka me pak,ne disa pak me shume etj...
psh ne palce te kockes ka shume sepse prej tyre formohen te gjitha qelizat e gjakut...po ashtu edhe ne aparatet linfonodale prej nga formohen linfocitet etj...me pak fjale ka gjithanej...ndodh shpesh te degjosh lajme qe jane gjetur qeliza staminale ne filan vend megjithse keto skane pse te bejne shume buje...duhet te mesohet ti perdoresh keto qeliza pet te arritur te kesh nje rezultat...duke pasur parasysh definicionin e qelizes staminale imagjinoni tani se cfare eshte ne gjendje te beje nje anomali gjenetike qe ekziston ne nje qelize staminale...te gjitha qelizat qe formohen prej saj e percojne ate anomali dhe nga kjo formohen semundjet klonale sic jane linfomat e ndryshme ose kancere te ndryshem...kjo eshte per sa i perket nje ideje te pergjithshme te ketyre qelizave...

[/FONT]Hierarkia e qelizave staminale


[FONT=verdana, arial, helvetica]Normalisht qe kur mendojme per qelizat staminale duhet te ndryshojme pak edhe ate qe quajme "staminale" sepse nen kete emer ka edhe nenklasa....psh zigota eshte nje qelize totipotente me kuptimin qe ka aftesine qe te shnderrohet ne cdo lloj qelize...kjo totipotence ruhet vetem per disa ndarje qe ndjekin formimin e zigotes dhe kjo transformohet ne nje qelize pluripotente...qeliza pluripotente ka aftesi te trasformohet ne cdo lloj qelize por nuk mund te kthehet ne qelize totipotente...pra ka nje aftesi pak me te kufizuar ne trasformimin e vet...pastaj jane qelizat multipotente qe kane aftesi te trasformohen ne disa lloje qelizash por jo te gjitha...rasti me i mire eshte ai i qelizave te gjakut ku nje prekursor i tyre do trasformohet ne qeliza te kuqe dhe te bardha...ne fund pastaj kemi ato qeliza qe quhen unipotente qe jane psh ato qelizat qe gjenden ne shtresene fundit te lekures dhe qe here pas here bejne riperteritjen e lekures...kur demtohet ajo zone mbetet shenja si pasoje e humbjes se asaj shtrese...

Nje klasifikim tjeter qe i bejne qelizave eshte embrionale dhe te rritura ku tek te rriturat shumica eshte multipotente.ato embrionalet jane ato qe edhe kerkohen me shume per eksperimentet dhe perfshijne qeliza te marra nga nje faze e quajtur blastociste ku numri i qelizave ka mberritur rreth 150...
[/FONT]F. Horizont
 
Titulli: Qeliza staminale - STEM

Vitamina C ndihmon në prodhimin e qelizave amë?

Hulumtimet e shkencëtarëve kinez thonë se me ndihmën e vitaminës C mund të përshpejtohet transformimi i qelizave të rritura në qeliza amë, të cilat për nga karakteristikat, i përgjigjen atyre që kanë prejardhje nga embrionet.Sipas fjalëve të shkencëtarëve, qelizat e pjekura mund të riprogramohen në qeliza amë me anë të aktivizimit të një grupi të zgjedhur të gjeneve.
Këto të dhëna mund të kenë ndikim të madh në mjekësinë regjenerative, shtojnë shkencëtarët. Rezultatet e studimit janë botuar në revistën shkencore Cell Stem Cell./Telegrafi/
 
Titulli: Qeliza staminale - STEM

Gjaku për transfuzion nga qelizat ame te embrionit
Grupi i gjakut 0 Rh negative, i cili është shume i rralle dhe te cilin e kane vetëm 7 te popullatës se botes, do te mund te prodhohet nga qelizat ame te embrionit, te cilat mbesin si teprice gjate procesit te fekondimit artificial.
Ekspertet do t’i testojne embrionet per te pare se a jane te percaktuar gjenetikisht te kene grupin e gjakut O Rh negative. Ne kete menyre ky grup i rralle i gjakut do te prodhohet ne sasi te pakufizuar, pasi qe qelizat ame kane aftesi te vazhdueshme te ndarjes.
Detajet tjera për këtë hulumtim nuk janë bere te ditura, pos qe projektin do ta realizojnë shkencëtarët nga Universiteti i Edinburgut.RVR
 
Titulli: Qeliza staminale - STEM

Qelizat e kordonit umbilikal mposhtin leukeminë?

Shkencëtarët në Seattle të shtetit Washington thonë se kanë bërë një përparim të madh në trajtimin e llojeve të kancerit në gjak, përfshi leukeminë. Provat klinike kanë treguar se 7 nga 10 pacientë me kancer në gjak janë kuruar suksesshëm.Gjatë provave në qendrën Fred Hutchison shkencëtarët zbuluan se transplantimi i qelizave të kordonit umbilikal, që lidh nënën me foshnjën deri sa lind, mund të përdoren më gjerësisht për trajtimin e disa kancereve. Ata thonë se prova në këtë fushë janë bërë edhe më parë, por tani ata kanë zbuluar një mënyrë më të mirë që qelizat e transplantuara në gjakun e pacientit me kancer, të japin rezultate brenda dy javëve në vend të 4 javëve siç pritej më parë.
Qelizat e gjakut të këtij kordoni merren nga foshnjat e sapolindur kur u pritet kërthiza. Pastaj qelizat manipulohen në laborator dhe përdoren në procedura transplantimi te pacientët me lloje të ndryshme kanceri në gjak, duke shpëtuar jetën e tyre.

Shkencëtarët në qendrën Fred Hutchison për kërkime në fushën e kancerit thonë se trajtimi me procedurën e re tregon se pas transplantimeve, 70 për qind e pacientëve me kancer në gjak mbijetojnë pa asnjë shenjë të sëmundjes. Shkencëtarët thonë se në kërkimin e prova klinike u përfshinë pacientë të moshave nga 3 deri në 43 vjeç.
Shkencëtarët thonë se prova të tjera klinike janë planifikuar për të rikonfirmuar arritjet e para dhe pas kësaj do t'i shpallin rezultatet e plota të kërkimeve të tyre për t'u ardhur në ndihmë e shpëtuar jetë njerëzish që jetojnë me lloje të ndryshme kanceri në gjak. /VoA/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top