Që nga shpikja madhore e rrotës deri te pushtimet e Xhenxhis Khanit dhe rrëzimi i kom

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Ngjarjet që kanë ndryshuar rrjedhën e luftës dhe paqes.

--------------------------------------------------------------------------------
Që nga shpikja madhore e rrotës deri te pushtimet e Xhenxhis Khanit dhe rrëzimi i komunizmit në Evropë.

Zgjedhja e 50 datave kyçe në historinë e njerëzimit nuk është diçka e thjeshtë. Ka shumë pak gjasa që dy njerëz në këtë botë t‘i vlerësojnë të njëjtat 50 data. اdo listë do të shoqërohej në mënyrë të pashmangshme nga pyetja: "Përse është lënë jashtë kjo datë dhe përse është përfshirë një tjetër"?

Konceptet data të njohura dhe data të rëndësishme janë të ndryshme. اdo nxënës shkolle i kujton mirë vitet 1066, 1588 dhe 1815, por vetëm e kjo e fundit shfaqet në listën time dhe jo vetëm për hir të Betejës së Vaterlosë. اdo listë me vetëm 50 data duhet të marrë parasysh një seri kufizimesh. Asnjë datë nuk ngjitet përtej historisë së njerëzimit, rreth 5500 vjet të shkuara dhe jo pa u bazuar në ndonjë të dhënë të shkruar apo të vizatuar. Disa data janë shumë të mjegullta, pjesërisht për shkak të pamundësisë për të thënë me siguri se "rrota u shpik në këtë vit të caktuar", megjithëse të gjithë e dimë rolin e pallogaritshëm të kësaj shpikjeje në historinë tonë; pjesërisht edhe të të dhënave që kemi sot në duar, të cilat mund të jenë të pasakta edhe për ngjarje të kohëve relativisht të vona; pjesërisht, pasi kulturat gojore të mëparshme nuk prodhuan kronologji të përcaktuara me saktësi, gjë që nuk na e jep mundësinë të kuptojmë kur bëhet fjalë për spekulime e kur për të dhëna të sakta.

Gjeografia, nga ana e saj, na detyron të lëmë jashtë shumë data kyçe nga historia e Evropës, për t‘u krijuar hapësirë datave historike që na vijnë nga Kina e lashtë, Lindja e Mesme apo Amerika. Historia botërore është globale, edhe pse në pjesën dërrmuese është dominuar nga Evropa.

Atëherë, përse këto 50 data dhe jo të tjera? Historia e njerëzimit është një rrëfenjë tejet e shtrirë dhe komplekse, por shoqëria njerëzore ka funksionuar gjatë 5 mijë viteve të fundit vetëm falë disa shpikjeve dhe zbulimeve kyçe. ثshtë kjo arsyeja për të cilën objekte si rrota, vela, apo ora mekanika kanë zënë vend në listë.

Shoqëritë njerëzore janë bashkuar nga besimi fetar, arsye për të cilën themeluesit e besimeve më të rëndësishme në botë kanë zënë vend në listë. Njëherësh besimi fetar lidh botën moderne me botën antike të 2-3 mijë viteve më parë. اdo ditë miliona njerëz në botë lexojnë Biblën, dokument që i përket një bote krejtësisht të humbur, apo Kuranin, libër që arrin të ushtrojë në ditët tona ndikim të jashtëzakonshëm.

Ngjarjet politike janë të rëndësisë sporadike, por në çaste të caktuara i kanë dhënë trajta themelore historisë. Për këtë arsye, unifikimi i Kinës së lashtë gjendet në listën e 50 datave më të rëndësishme. Kina mbetet po ai shtet gjigant i unifikuar, i vendosur pak a shumë në të njëjtën hapësirë ku gjendej 2 mijë vjet më parë. Në rast se persët do t‘i kishin shporrur tej grekët e lashtë, apo kartagjenasit, do të kishin mundur të shkatërronin Romën e bota klasike do të kishte qenë krejt tjetër. Ngritja dhe rënia e komunizmit gjatë shekullit XX ndikoi në jetët e shumë shteteve e të miliona njerëzve.

Së fundmi, kreativiteti dhe inteligjenca njerëzore kanë modifikuar mënyrën si e shohim botën. Fizika e Njutonit, teoria e relativitetit e Ainshtainit, biologjia e Darvinit dhe veprat e Shekspirit i kanë dhënë botës një tjetër fytyrë. Nëse lista do të ishte më e gjatë, pa dyshim në të do të kishte hapësirë për Kopernikun, Gëten apo Niçen. Këto data kanë ndikuar në mënyrën se si shoqëria njerëzore është zhvilluar për mirë apo për të keq gjatë pesë mijëvjeçarëve të fundit.



Gazeta Shqip
 
50 datat e historise se botes.

50 datat e historisë së botës.

--------------------------------------------------------------------------------

3500 PK
Shpikja e rrotës dhe e plugut në Mesopotami (në Irakun e sotëm); shpikja e varkës me vela në Egjipt: tri shpikje të rëndësisë së jashtëzakonshme, duke qenë se i dhanë shtysë të paparë tregtisë, agrikulturës dhe eksplorimeve.
3200 PK
Shpikja e shkrimit në Mesopotami: për herë të parë u ofrua mjeti për të regjistruar dhe kuptuar historinë e njerëzimit.
3000 PK
Themelimi i qyteteve të para shumere (në Irakun e sotëm): origjina e strukturave moderne shoqërore dhe administrative.
1600 PK
Shpikja e alfabetit modern: një mjet i rëndësisë së jashtëzakonshme të komunikimit të koncepteve komplekse dhe të kulturave.
1600 PK
Fillimet e para të qytetërimit grek: shumë i rëndësishëm për qytetërimin perëndimor, duke qenë se ishte pikërisht ai që hodhi rrënjët e matematikës, filozofisë, mendimit politik dhe mjekësisë.
753 PK
Themelimi i Romës: Perandoria Romake është një ndër shtyllat e epokës moderne, falë prodhimit të ideve mbi të drejtën njerëzore, ligjin, inxhinierinë dhe luftën.
670 PK
Shpikja e përpunimit të hekurit: metalurgjia është çelësi i zhvillimeve të mëtejshme në fushat teknike, ekonomike dhe ushtarake.
551 PK
Lindja e filozofit kinez, Konfuci, themeluesi i një prej sistemeve filozofike më të rëndësishëm në botë.
490 PK
Beteja e Maratonës: Grekët ia dolën të largonin rrezikun e pushtimit persian, duke siguruar mbijetesën e shkencës dhe të kulturës greke.
486 PK
Lindja e Budës, themeluesi i një prej besimeve fetare më të mëdha dhe më të rëndësishme në botë.
327 PK
Perandoria e Aleksandrit të Madh shtrihet në Indi: i pari shembull i marrëdhënieve të gjata (shpesh të dhunshme) mes Evropës dhe Azisë.
202 PK
Hanibali u mund nga Roma: fitorja është tepër e rëndësishme, duke qenë se siguroi mbijetesën dhe zgjerimin e mëtejshëm të civilizimit romak.
27 PK
Themelimi i Perandorisë Romake: është fillimi i periudhës klasike të dominimit romak në Evropë dhe në Mesdhe.
5 PK
Lindja e Jezu Krishtit, themelues i shumë degëve të krishterimit. Data e saktë e lindjes ka qenë objekt diskutimi për shekuj me radhë.
105
Përdorimi i parë i letrës moderne: zëvendësoi pllakat e gurta, pllakat e argjilta, lëkurën, duke u kthyer në një mjet që gjeti përdorim të gjerë.
280
Unifikimi i Kinës së dinastinë اin të Perëndimit, e cila i dha trajtat Kinës së sotme.
312
Perandori romak, Kontstantini, konvertohet në të krishterë: kjo i dha mundësinë krishterimit të përhapej në mbarë Evropën.
476
Rënia e Perandorisë Romake të Perëndimit shënon fundin e 800 viteve hegjemoni romake. ثshtë pika ku fillon krijimi i Evropës moderne.
570
Lindja e Muhamedit, themeluesit të myslimanizmit, një ndër fetë me shtrirje më të gjerë në botë.
730
Në Kinë shpiket shtypshkronja: hap shumë i rëndësishëm në komunikimin masiv, gjë që rriti ndjeshëm shpejtësinë e përhapjes së kulturës e të ligjeve.
800
Karli i Madh kurorëzohet Perandor i Perandorisë së re të Perëndimit. Kjo shënon çastin kur Evropa nisi të riintegrohet. Perandoria e Shenjtë Romake zgjati për njëmijë vjet.
1054
Skizma e kishave të krishtere greke e latine e ndan krishterimin përfundimisht në dy gjysma gjeografike.
1088
Në Bolonjë të Italisë themelohet universiteti i parë: këtu nis edhe koncepti modern i shkallës më të lartë të mësimit dhe të dijes universale.
1206
Xhenxhis Khani nis pushtimet në Azi. Dallga mongole ushtron një impakt shumë të rëndësishëm në zhvillimin e Azisë dhe në lëvizjet e popujve.
1215
Mbreti Xhon i Anglisë detyrohet nga baronët të firmosë dokumentin Magna Carta, me të cilën u jepte të drejta qytetarëve të mbretërisë: pikërisht këtu merr jetë koncepti modern i konstitucionalizmit.
1453
Rënia e Kostandinopojës në duart e turqve otomanë: nis dominimi thuajse 500-vjeçar turk.
1455
Shfaqet shtypshkronja e parë: shpikja revolucionare e Gutenbergut bëri të mundur që librat të mos mbeteshin më luks i shtresave aristokratike.
1492
Kristofor Kolombi zbulon Botën e Re, duke e futur kontinentin amerikan në sistemin global të kulturës e të tregtisë.
1509
Shpikja e orës: thelbësore në ekonominë dhe administrimin modern, falë futjes së konceptit të rregullimit të kohës me saktësi.
1517
Martin Luteri i jep jetë reformimit të kishës. Shënon pikënisjen e protestantizmit dhe nxjerr në skenë idenë e besimit fetar individual.
1519
Kortezi nis pushtimet në Amerikën e Jugut, e cila bëhet pjesë e sistemit politik dhe ekonomik botëror.
1564
Dita e lindjes së Uilliam Shekspirit: veprat e tij shërbejnë për të shpjeguar gjendjen njerëzore.
1651
Publikohet vepra "Leviatan" e autorit Tomas Obs: bëhet fjalë për gurin themeltar të idesë moderne mbi barazinë në shoqërinë civile.
1687
Isak Njutoni publikon Principia Mathematica, bazën e fizikës moderne.
1776
Deklarata Amerikane e Pavarësisë i jep jetë një evolucioni të jashtëzakonshëm politik dhe nxjerr në skenë Amerikën si fuqi globale.
1789
Revolucioni francez shënon shkëputjen thelbësore nga tradita monarkike; u lihet liri të "drejtave të njeriut".
1815
Beteja e Vaterlosë: vjen fundi i Perandorisë së Napoleonit dhe bashkë me të edhe ambiciet e Perandorit për të ristrukturuar dhe dominuar gjithë Evropën.
1825
Shpiket lokomotiva e parë me avull, duke shënuar daljen në skenë të transportit të lirë e të shpejtë tokësor.
1859
Publikohet nga Darvini vepra "Origjina e Specieve". Teoria e tij e evolucionit transformon këndvështrimet mbi njeriun dhe ambientin ku jeton, njëherësh edhe besimin në Zot.
1885
Benzi ndërton veturën e parë që shfrytëzon energjinë e prodhuar nga nafta, duke i dhënë kështu jetë revolucionit më rrënjësor teknik dhe social në epokën moderne.
1893
Zelanda e Re për herë të parë u jep grave të drejtën për të votuar. Në këtë pikë gratë e panë veten krejt të barabarta politikisht në raport me burrat.
1905
Publikohet teoria e relativitetit special të Ainshtainit. Transformon tërësisht natyrën e dijeve në fizikë.
1917
Revolucioni Rus krijon shtetin e parë revolucionar.
1918
Fundi i Luftës së Parë Botërore. Zhduken nga skena Perandoritë Otomane dhe ajo e Habsburgëve; modifikohen hartat evropiane dhe ato të Lindjes së Mesme.
1939
Shpërthen Lufta e Dytë Botërore: gjatë viteve 1939-‘45 në gjithë botën vdesin më shumë se 50 milionë njerëz në atë që ka hyrë në histori si konflikti me numrin më të madh të viktimave në historinë e njerëzimit. Shënon edhe fundin e epokës së imperializmit.
1945
Fundi i Luftës së Dytë Botërore. Në çastin e shpërthimit të bombës së parë atomike, njeriu ka mësuar të zhvillojë mjetet që mund ta zhdukin nga faqja e dheut.
1949
Themelohet Kina komuniste: Kina krijohet si një njësi e vetme territoriale me administratë të përbashkët dhe ekonomi moderne.
1959
Shpikja e çipit elektronik prej silikoni është shpikja më e madhe teknike e shekullit të shkuar, gjë që mundësoi edhe epokën e kompjuterit.
1960
Prodhohet pilula e parë kontraceptive për femra, duke u dhënë mundësinë të kenë në dorë të zgjedhin çastin kur duan të mbeten shtatzënë.
1989-‘90
Rënia e sistemit komunist në Evropë: shënon fundin e eksperimentit të gjatë komunist; edhe komunizmi aziatik u nënshtrohet ndryshimeve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top