Edhe kjo eshte e lejuar, mbetet zgjedhja dhe vendimi ne anen e bashkeshorteve. Poligamia ka perparesine e ruajtjes se lidhjes martesore, pa ia hequr burrit mundesine per te pasur femije.
Jo te gjithe burrave, t'kuptohemi ! Poligamia nuk duhet te shihet si zgjidhje, apo e keqja me e mire, kur behet fjale për luftimin e shthurjes ****uale, edhe pse duhet deklaruar, se asnjë fe, duke perfshire dhe Islamin, nuk e lejon praktikimin e shthurjes ****uale. Andaj, Islami, duke qene kunder imoralitetit, shtirjes hipokrite te moralit dhe kunder divorcit, duke perjashtuar rastin kur nuk mund t'gjendet nje zgjidhje me e mire, jep nje alternative me te mire, qe eshte ne perputhje me natyren njerezore dhe me ruajtjen e marredhënieve ****uale te pastra dhe te lejuara. Ne nje situate te tille nuk besohet se ka zgjidhje me te mire se poligamia, qe pas se gjithash eshte nje zgjedhje jo e detyrueshme.
Jo vetem ty, po asnje femres nuk i pelqen. Por besimtareja e devotshme, kenaqesine e Zotit dhe urdherin e Allahut e vendos para deshirave te saja, duke shpresuar ne shperblimin e Allahut.
Jo te gjitha, por rreziku per t'bere prostitucion (cdo marredhenje jashte-martesore konsiderohet prostitucion ne Islam), eshte me i madh tek grate, per x arsye, psh per shkak te kushteve ekonomike, i dorezohet dikujt, nga zorri i madh, per t'i mbajtur femijet e shembuj te ngjajshem.
Islami & Kur'ani nuk kane nevoje per UPDATES e nderuara Gloom. Ligjet t'cilat jane vendosur nga Zoti ne Kur'an para 14 shekujve, do mbeten ashtu deri ne qamet. Sepse Kur'ani ka zbritur per mbare njerezimin, kushtetute pra. Kjo e ben edhe me te vecante Kur'anin. I madhi Zot e din te ardhmen, kot se ka lejuar nje gje te tille.
Ti thua per shkak te lufterave, pse sot nuk ka luftera, nuk vdesin nje numer bukur i madh i burrav ? A nuk eshte sot shume shume me i madh numri i grave ne krahasim me te burrave ? Ne kete ceshtje ka urtesi, vertet per ata t'cilet jane te zotet e mendjes dhe jane largpames.
Po edhe martesa me gruan e pare konsiderohet interes. Per ca martohet njeriu? Dikush martohet per shkak te bukurise, edhe ky eshte interes. Dikush per shkak te pasurise qe posedon nje mashkull/femer, dikush per shkak te familjes se mire qe ka ai person, etj. A nuk eshte ky interes ?
Pastaj, perse interes, kur gruaja e dyte bie fjala pranon me vetdeshire ?
Sigurisht qe burri nuk mund t'i trajtoje asnjehere grate njelloj, sidomos ne nivelin emocional sepse ky kapacitet eshte i pamundur te arrihet nga njeriu. Nje burre duhet te kaloje kohe te barabarte me secilen prej grave te tij, pervec trajtimit te seciles grua ne menyre t'barabarte nga ana financiare dhe ligjore. Burri respekton barabaresine ne te gjitha sjelljet e veta pervec ne dashuri, qe nuk varet prej tij. Burri nuk duhet te kete me shume preference per njeren apo tjetren, por duhet t'i vleresoje dhe te munddohet t'i doje njelloj.
Per fund, une kam bindjen se Poligamia eshte e lejuar dhe e dobishme, me kushtet e saja sa t'ekzistoje kjo bote. Por, i kthehem ajetit Kur'anor ku Zoti thote:
“Nëse keni frikë se nuk bëni drejtësi ndaj jetimeve, atëherë, martohuni me ato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tri apo me katër; e, nëse frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj të gjithave njësoj, atëherë mjaftohuni me një grua ose me atë që e keni në pushtetin tuaj. Në këtë mënyrë do t’i ruheni padrejtësisë me lehtë.”(Nisa, 3).
p.s. Te pys une ty dicka Gloom !? Cfare duhet te beje nje burre sipas teje, i cili eshte i martuar, dhe gruaja, sic e dime, potenca ****uale e saj dobesohet 10-20 vjet me pare ne krahasim me ate te burrit. Ndersa, sipas gjendjes familjare, mund te deshirohet madje edhe femije gjate kesaj kohe. Cfare duhet t'beje burri ne kete rast ? Me gjej nje zgjidhje =)