Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Une kisha dy pyetje, shpresoj te gjej kohe dikush te pergjigjet. Faleminderit paraprakisht.
A eshte patjeter pasi te mbarosh me faljen e namazit te besh edhe tespite?
A mund te bej lutje kur jam ne sexhde?
A eshte patjeter pasi te mbarosh me faljen e namazit te besh edhe tespite?
Pershendetje...Une kam dhe nje pyetje sonte, shpresoj qe nuk po ju bezdis.
Doja ta dija nese preferohet te kendohet jasin per te vdekurit dhe nese po ju lutem me tregoni edhe si behet nijeti?
Faleminderit.
Doja ta dija nese preferohet te kendohet jasin per te vdekurit dhe nese po ju lutem me tregoni edhe si behet nijeti?
ndryshe do e mohonte te derguarin e tij te pare Muhamedin A.S.
Kush eshte ky Rashad Khalifia se nuk e kuptova mire.....Kam lexuar aq shume mbi qellimin e jetes....tekste shkencore, sociale, filozofike edhe fetare.............................Qellimi i jetes??? Nuk dua ta di, me mjafton te jetoj mire dit per dite te jem mire me veten me te tjeret.....Personi i vertet eshte shpirti dhe jo trupi?? atehere po iki te vras trupin qe te jetoj vertet....bohhh
Mund te besoj ne Zot....por keta te derguarit e tij jo
Sipav parimeve Islame, Muhammedi a.s. eshte vula e profeteve, dhe pas vdekjes se tij, do t'paraqiten shume profete tjere falco.
nuk do t'i besoje edhe nqs do te kishte sjellur nje mrekulli , si psh mrekullia e Moisiut qe hapi detin ? , apo Jezusi qe ringjalli te vdekurin?
nqs ai solli nje mrekulli te tille , atehere do i besoje? sepse ai e ka sjellur nje te tille !!!
---------- Post added at 13:06 ---------- Previous post was at 13:02 ----------
e profeteve , por jo e te derguarve , ka dallim i derguar me profet,
psh a mund t'i thonim edhe profet ne kete rastin ku perdoret i derguar? absolutisht jo;
[19:19] Ai tha, “Unë jam lajmëtar(resul)i i Zotit tënd, për të të dhuruar ty një djalë të dëlirë.”
nuk mund te perdoret fjala profet(pejgamber) ne rastin me lart , sepse eshte thjesht i derguar(lajmetar-resul) e dhe jo profet.
Profeti Muhammed a.s. ka qene edhe Nebijj edhe Resul (keto terma besoj qe i kupton). Pra, ka qene vula e pejgamberizmit.
cdo profet eshte njekohesisht edhe lajmetar ,
por jo cdo lajmetar eshte medoemos profet,
nuk thuhet kund qe Muhamedi eshte i derguari i fundit , por thuhet profeti i fundit ,
kjo do te thote se mund te kete edhe te derguar te tjere pas Muhamedit, por jo profete.
kjo do te thote se mund te kete edhe te derguar te tjere pas Muhamedit, por jo profete
Ne cka bazohesh ti ? Po pate argumente nga Kur'ani dhe Sunneti se do t'kete te derguar te tjere pas Profetit Muhammed a.s., silli. Nqfs nuk ka, atehere eshte shpifje. Perpos Isait a.s. qe do te rikthehet para Kijametit, e qe ben pjese ne 10 shenjat e medha paralajmeruese te Kiametit, s'ka per te pasur asnje profet tjeter.
Te derguar te rrejshem po ! Musejleme Kedh-dhabi ka qene i pari qe eshte shfaqur si i derguar i rreme i Zotit.
Ka thene Muhammedi a.s. :
“ Pejgamberllëku dhe lajmërimet janë ndërprerë. Pas meje nuk do të ketë as pejgamberë e as lajmërues.” Ahmedi dhe Tirmidhiu
Pra, ajo qe ti e thua eshte gabim. Sigurisht se e ke keqkuptuar apo je keqinformuar. Lexo me shume i nderuar.
E shoh se nuk paske njohuri rreth shkences se hadithit dhe haditheve ne pergjithesi, andaj te keshilloj qe te lexosh me shume. Une kam kryer shkolle per kete ceshtje, andaj edhe te them se e ke gabim, jo ashtu kot, por me argumente. Ju lutem, silleni ate hadith ku "thote" se bota do te shkaterrohet pas 100 apo 1400 vjetesh, do ju pres deri ne vdekje ketu, dhe s'keni per te gjetur hadith te atille. Ti ose po shpif tani, ose flet nga injoranca, nuk ka mundesi tjeter. Une te thash se ti nuk e ke idene se c'eshte termi Nebijj e c'eshte resul. Profeti Muhammed a.s. ka qene edhe Nebijj edhe Resul, sa per info. Muhammedi a.s. ka qene profet nder profetet e Zotit. Profetet kane qene njerez te zgjedhur nga Zoti. Muhammedi a.s. ishte njeri nder profetet e zgjedhur, dhe lajmetar poashtu, ngase permbylli misionin e tij me Kur'anin, kushtetute per mbare njerezimin deri ne shkaterrimin e kesaj bote (kataklizme).
E verteta eshte kjo miku im, keshtu ka qene qe 14 shekuj, eshte sot dhe do jete deri ne qamet. Se si mendon ti sipas logjikes tende, apo sipas ...nuk e di ku e ke lexuar, eshte ceshtje tjeter, dhe s'prish pune tek ne, ngase kemi parimet qe nuk jane ndryshuar dhe s'do ndryshojne, eshte kompletuar kjo fe qe 14 shekuj. Po pate dic te pakjarte, mund te thuash se cfare...? Do ta sqaroj, por mos kembengul ne nje gje per t'cilen s'ke fakte, ja psh edhe njehere po e ceki, dhe pres pergjigje:
Cili hadith flet se do behet qameti (do shkaterrohet bota) pas 100 viteve ? Urdhero postoje ketu, ta shohim....!
p.s. Nqfs ke gabuar, mund edhe te terhiqesh duke pranuar faktin se ke gabuar ose keqkuptuar, s'ta zeme per te madhe >)
Interpretimi më i respektuar mes Myslimanëve
tradicional është ai i Ibn Kathir-it. Në këtë referencë të famshme, të shkruar me shekuj
pas Profetit, lexojmë që toka bartet në 40,000 brirë të një demi gjigant, që qëndron mbi
një balenë gjigante (shih interpretimin e Ibn Kathir-it të Strofës 68:1).
Madje edhe aq vonë sa në vitin 1975, dhe në të njëjtin vend ku u shpall Kurani, rektori i
Universitetit Islamik të Medinës, në Arabinë Saudite, Sheikh Abdul Aziz Ben Baz,
deklaroi që toka është e rrafshët dhe nuk lëvizë (shih foton me perkthim)!
.Asnjeri nuk do te jete i pranishëm në sipërfaqen e tokës nga kjo natë deri pas njëqind vjetësh nga kjo natë
Po pate dic tjeter, urdhero hap tema, vendosi argumentet, me ke aty !!!
dhe kjo paska qene rendesia e madhe e asaj nate ne hadith???
ti e di shume mire se nder hadithet mund te gjenden me dhjetra hadithe te papranueshme ,si nga logjika ashtu edhe nga Kurani,
dua vetem nje pergjigje nga ti, ;a duhet marre per baze cilido hadith Sahih ?
po flasim vetem per hadithet Sahih , i lejme menjane gjithe te tjeret...
Me duket se nuk po flas me nje shqiptar qe din dhe kupton shqip ?
Shiqo cfare kam shkruar me lart:
Mundesisht mundohu ta respektosh rregulloren e forumit. Mund te ta lehtesoj pak, ketu e ke vendin ku u parashtrohen pyetje besimtareve musliman, aty do marresh pergjigjen, ju flm:
http://www.forumivirtual.com/besimtaret-musliman/16-pyetje-drejtuar-besimtareve-musliman.html
Edhe kesaj rradhe do te pergjigjem ketu, herave tjera e parashtron pyetjen ne vendin e duhur, flm per mirekuptim.
Shiqo cun ! Hadithi eshte shkence bukur e madhe, dhe jo cdo kush i kupton ato, perpos muhadethinet (ata t'cilet mirren me studimin e shkences se hadithit etj). Dhe me lejo te te them dic. Ne shkencen e hadithit, ka raste kur hadithi komentohet me hadith, hadithi me ajet Kur'anor, hadithi me ndonje thenje te sahabeve. Pastaj, ka raste kur hadithi e rrezon hadithin, dhe ndodhe qe te dy hadithet jane te verteta, pra, varet nga koha kur eshte thene ai hadith, arsyeja perse eshte cekur e keshtu me rradhe. Pra, nuk mund t'kuptohet cdo hadith ne shiqim te pare ashtu sic duhet, para se te mirret ne teresi koha kur eshte thene, e ceshtje tjera. Hadithin qe e ke cekur ti, nuk eshte komplet, dhe si i tille, nuk tregon ne ato rreshta per cfare saktesisht ka folur Profeti Muhammed a.s. , cfare rendesie, te se ciles nate ? Dhe nuk eshte Islami, e as Hadithi ashtu sic e ke marre ti. Nje rresht, nje citat dhe jaaaa !!!! Shiqoni cfare besojne muslimanet, shiqoni cfare thone...!
O merre rastin ne teresi, ose mos e copeto sipas deshirave dhe tekeve tua.
Fillove me te njejtat pyetje sikur ne forumimshqiptar.com ????
Sidoqofte....!Une e di shume mire qe njeriu eshte krijese qe gabon, e di shume mire qe ka hadithe te shpifura, te dobeta, te mangeta, te verteta (sahih), e shume hadithe tjera, te pranueshme te papranueshme, diskutabile, qe mirren per baze, qe nuk mirren per baze etj etj etj....Por e di gjithashtu se vetem ZOTI eshte i pagabueshem, Kur'ani fjale e Zotit, e pagabuar, e vertete, sfide per cdo kohe, per cdo shekull, per cdo popull, per cdo gjenerate, dhe se tipat sikur ti, kapen per ato hadithe, ku rreth tyre ka diskutime dhe polemika, ngase s'kane cfare kapen ne Kur'an. Jane dijetaret Islam dhe muhadethinet ata t'cilet kane bere edhe klasifikimin e haditheve, keshtuqe nuk u ka mbetur jo-muslimaneve te na tregojne se cfare te marrim per baze ne fene tone e cfare jo, si nga logjika ashtu edhe nga Kur'ani. Jane njerezit adekuat, kane qene, jane dhe do jene deri ne diten e qametit. S'ka mbetur nje forumist qe na mesoje Islamin.
Mundesisht, pyetjet e rradhes i parashtron ne vendin e duhur !
Paqe =)