Lexoje kur ke kohe
Alfonc, gjuha arabe nuk ka ndryshuar fare. Ka volumin e fjaleve me te madhin ne bote. Duke u nisur nga ky vakt, Kur'ani ka permbajtje shume kuptimore te fjaleve te tij, dhe per te mos i humbur kuptimi origjinal, ne falemi ne gjuhen arabe, por duke e ditur se c'fare themi.
Krahasoj fjalet e gjuhes arabe, volumin e fjaleve arabe me ato shqipe psh. Gjuha arabe eshte tejet e pasur. Nuk ka mundesi te perkthehet 100% Kur'ani ne asnje gjuhe te botes. Kur'ani ka zbritur ne gjuhen arabe, qe ta kuptojne me mire arabet e asaj kohe, ne 7 dialekte. Ne si musliman shqiptare mund ta lusim Zotin ne gjuhen shqipe, por jo gjate namazit, t'i themi ato "suret(kaptinat" me perkthim. T'gjithe muslimanet, ne 4 anet e botes i mbajne ligjeratat ne gjuhen e tyre, ndersa namazin ne gjuhe arabe, ne gjuhen origjinale te Kur'anit. Gjuha shqipe nuk mund te perktheje me perpikeri gjuhen arabe sikurse po keshtu dhe gjuhen angleze. Duhen kater fjale shqipe per nje fjale arabe ose fjale angleze. Kur'ani eshte liber hyjnor. Kuptimi dhe vlera e tij 100% hyjnor humb nqfs perkthehet ne ndonje gjuhe tjeter.
Kjo nuk do t'thote se ne nqfs nuk flasim apo se njohim gjuhen arabe se njohim Zotin

. Do t'ishte budallallek i madh po t'thoshte ndonje musliman se Zoti nuk din gjuhe tjeter. Ne Islam, Zoti ka 99 emra/cilesi, nder ata emra/cilesi eshte "I GJITHEDIJSHMI" etj. Ne falemi ne gjuhen arabe, gjuhen origjinale te librit te shenjte, Kur'anit, qe 1400 vjet, por e kemi te lejuar qe te lutemi edhe ne gjuhen e embel shqipe.
Gjuha latine eshte gjuhe e vdekur tani, mire e ceke alfonc. Megjithate, ka shume ilace qe akoma kane emra latin. Perse nuk perkthehen ato ne shqip psh ? Si i thua ti "Aspirinit" ne shqip, apo "Diklofenit"? Cili shtet deri me tani u ngrit dhe kundershtoi keta emra, e pastaj perktheu ne gjuhen e vet keto ilace ?
T'them edhe dic tjeter. Dallimi ne mes te Kur'anit dhe 3 librave tjera te shpallura pra tij (Tewrati, Zeburi dhe Ingjili) eshte se 3 librat para Kur'anit kane qene te shpallura vetem per 1 popull. Ligjet e atij libri kane qene enkas per nje popull te caktuar. Psh Tewrati per popullin e Musait a.s. (Moisiut). Ndersa ne Islam, Kur'ani eshte liber per mbare njerezimin, pra edhe gjuha arabe, do t'jete deri ne fund te kesaj bote gjuhe e Kur'anit, gjuhe e banoreve te xhennetit, gjuhe me te cilen adhurohet Krijuesi ne namaz e keshtu me rradhe. Jashte namazit, secili musliman ka te drejte te lutet ne gjuhen e vet. Qofte kur eshte i hidheruar, i merzitur, ka nevoje dic, semuret etj..!Ne Islam, ekziston dallimi ne mes namazit dhe lutjes, gje qe tek besimet e tjera fetare s'ka dallim fare (Namazi-Adhurimi ndaj Krijuesit ne gjuhen origjinale te librit te shenjte; lutja ne gjuhen e vet amtare).
Besimtarti musliman, qofte amerikan, arab, shqiptar etj...ne momentin qe lidhet ne namaz, eshte ne lidhje te drejtperdrejte me Krijuesin, pra lidhja Krijese-Krijues, nuk ka asgje perpara, askush s'eshte ndermjetesues. Dhe, duke qene i lidhur besimtari ne namaz, i drejtohet Krijuesit me sure/kaptina apo me citate nga Kur'ani, e nuk i drejtohet me lutje. Eshte interesant puna jone si shqiptare. Asnje popull qe 14 shekuj nuk ka kerkuar dic te tille, qe namazin/adhurimin ta beje ne gjuhen e vet, pervecse neve shqiptareve.