Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Titulli: Domethenia e mjekrres !!

nuk edi pse disa djem e kan kesi lloje zakoni qe leshoje mjekrren e madhe apo dikca tjer. per mendimin time.
 
Titulli: Domethenia e mjekrres !!

Theksoj se nga ana estetike arabet i kan mjekrat e lezetshme . Mjeker e zeze sterr ne nje lekure te paster çokollate shkon shume .
Po ta kisha keshtu do ta lija dhe une qe sjam muslim.
Ndoshta eshte thesht diçka estetike , burrerore .
 
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

se ku kam degjuar qe mjekra per burrat eshte si puna e shamise per grate, kshu? Lol
 
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

se ku kam degjuar qe mjekra per burrat eshte si puna e shamise per grate, kshu? Lol

Nuk eshte e vertete. Shamia/hixhabi per grate eshte obligative, perderisa mjekrra nuk eshte.
 
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Po mjekra nuk lihet dhe ne raste vdekje, 1 vit sikur...ne shenje respekti dhe zi? Ka lidhje?
 
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

pse myslimanet jezu krishtine e njohin vetm si profet ?.....dhe kush me thote mua ca mrekullie ka bere muhameti qe ta njohim si birin e zotit....si mrekulite qe ka bere jezu krishti
 
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Femrat muslimane kan leje te veshin pantallona? Apo eshte e ndaluar...
Poshte asaj pardisyse, mund te kene pantallona ose rroba te ngjitur mbas trupit...? Se sikur per kete i mbajne rrobat e gjera, dhe mbulojne koken...qe mos shikojne te gjithe bukurine e femres...por vetem familja dhe burri?
Me kete problem... plazhi dhe deti jan te ndaluara automatikisht...
116385892548280360e3b67341904595_orig.jpg

Edhe pse ne nje emision, pash disa femra te veshura nga koka ne kembe...qe hyn ne uje...dhe ben banjo...
Po sikur te ishin ne nje plazh private, dhe te jene ne rreth vetem familjaret...kan leje te cvishen?
Me make-up dhe bizhuteri...ka ndonje ndalim?
 
Titulli: Domethenia e mjekrres !!

Pershendetje Angel

Mjekrra fizikisht paraqet nje pjese te pamjes natyrore te mashkullit. Leshuarja e mjekrres eshte praktikuar tek njerezit shume para paraqitjes se Islamit, e eshte vazhduar edhe pas perhapjes se Islamit ne rruzullin tokesor. Ajo paraqet nje karakteristike natyrore te cilen Zoti ja dhuroi burrave. Ajo eshte pjese e ashtuquajtur fitre (karakteristike natyrore te cilen Zoti ia dhuroi burrave). Ne lidhje me mjekrren, thote Profeti Muhammed a.s. :

”Leshoni mjekrrat e shkurtoni mustaqet dhe mos i gjasoni grave".

Pra, nga ana e jashtme, mjekrra eshte nje dallim specifik per burrin, kurse mungesa e mjekrres eshte nje dallim specifik per gruan. Thene me fjale tjera, mjekrra eshte Sunnet i forte (rruga shembullore) e te gjithe Profeteve. Kemi hadithin tjeter qe thote:

"Ndryshoni/dallohuni nga Mushrikët, lëshojini mjekrrat dhe shkurtojini mustaqet.” Dhe ne nje transmetim tjeter: “Shkurtojini hollë mustaqet dhe lëshojini mjekrrat.”

Kaq, shkurtimisht rreth mjekrres. Besoj se isha i kjarte.

Me t'mira =)
flm lover ishe me se i qarte flm per pergjigjen .
 
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Po mjekra nuk lihet dhe ne raste vdekje, 1 vit sikur...ne shenje respekti dhe zi? Ka lidhje?
jo aspak nuk ka te beje fare me kete pune mjekrra e nderuar swety. ne islam nuk ka mbajte zi apo respket per te vdekurin duke leshuar mjekrren.then me shkrurt nuk ka lidhje kjo pune. por forma se si e leshojne mjekrren muslimanet dhe shkurtojne mustaqet ne nje fare menyre paraqet edhe nje simbol qe pa biseduar fare me nje person te tille por vetem nga pamja dihet qe ai eshte musliman
 
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

pse myslimanet jezu krishtine e njohin vetm si profet ?.....dhe kush me thote mua ca mrekullie ka bere muhameti qe ta njohim si birin e zotit....si mrekulite qe ka bere jezu krishti

muslimanet e njohin Isaun a.s.(Jezu Krishtin) si profet si i derguar i All-llahu sepse ai edhe eshte ashtu dhe nuk eshte asgje me shume se profet ,fjala e All-llahu " Behu " dhe ai eshte bere ,i pa babe dhe vetem me nene. Muhamedit a.s. nuk eshte bir i All-llahu por eshte pejgamberi i fundit vula e pejgambereve sepse All-llahu nuk ka bij as bija dhe ska nevoje per bije e bija i pa te meta eshte All-llahu. Qdo pejgamber para Muhamedit a.s. ka pas mrekulli por ato mrekulli kan qene per nje kohe te caktuar dhe kane qene veq per ate kohe kurse prej shume mrekullive te Muhamedite a.s. eshte nje qe do te ekziston deri ne diten e gjykimit e kjo mrekulli eshte Kurani. nese keni deshire qe te dini mrekullit tjera te Muhamedit a.s. atehere do ti sqarojme me poshte nese dikush kerkon qe ti dine ato.
 
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Po mjekra nuk lihet dhe ne raste vdekje, 1 vit sikur...ne shenje respekti dhe zi? Ka lidhje?

Jo kjo s'ka lidhje t'beje asgje me realitetin dhe ate cfare e ceka deri me tani per mjekrren. Mund te jete sigurisht ndonje tradite, mirepo ne Islam, cdo tradite e cila bie ndesh me parimet e pasterta Islame, eshte e ndaluar te praktikohet.

pse myslimanet jezu krishtine e njohin vetm si profet ?.....dhe kush me thote mua ca mrekullie ka bere muhameti qe ta njohim si birin e zotit....si mrekulite qe ka bere jezu krishti
Sepse ne Islam kemi "Njeshmerine e Zotit", kurse ne Krishterizem "Trinitetin". Te adhurosh vetem Zotitn dhe te mos i bejsh shoq Zotit, eshte njeshmeria e Zotit, pra Zoti eshte Nje, as nuk eshte i lindur, as s'ka lindur ke, dhe ne t'gjithe kemi nevoje per Te. T'gjithe profetet ishin njerez, t'cilet hanin, pinin, flinin, lodheshin, gjera keto t'cilat jane cilesi te krijeses, e jo te Krijuesit. Muhammedi a.s. nuk eshte bir Zoti, kush t'ka thene ? T'gjithe profetet kishin mrekullite e tyre, edhe profeti Muhammed a.s. prej mrekullive me te medha kishte Kur'anin Famelarte.

Femrat muslimane kan leje te veshin pantallona? Apo eshte e ndaluar...
Poshte asaj pardisyse, mund te kene pantallona ose rroba te ngjitur mbas trupit...? Se sikur per kete i mbajne rrobat e gjera, dhe mbulojne koken...qe mos shikojne te gjithe bukurine e femres...por vetem familja dhe burri?
Me kete problem... plazhi dhe deti jan te ndaluara automatikisht...
116385892548280360e3b67341904595_orig.jpg

Edhe pse ne nje emision, pash disa femra te veshura nga koka ne kembe...qe hyn ne uje...dhe ben banjo...
Po sikur te ishin ne nje plazh private, dhe te jene ne rreth vetem familjaret...kan leje te cvishen?
Me make-up dhe bizhuteri...ka ndonje ndalim?

Femrat muslimane kan leje te veshin pantallona? Apo eshte e ndaluar...

Nuk lejohet per gruan qe te veshe kesi lloj tesha, pervec para burrit te vet, per shkak se i cilesohen pjeset e trupit, dhe femra eshte e urdheruar qe te veshe ate qe ia mbulon gjithe trupin, per shkak se ajo eshte nxitese, dhe normal se gjithcka qe e cileson trupin e saj i behet e ndaluar para burrave dhe para grave, apo atyre qe i ka te lejuar, dhe te ngjashem si keta, pervec burrit te cilit i lejohet, shikim i pergjithshem ne trupin e gruas, dhe nuk ka pengese te veshe tesha te holla te ngushta e tjera te ngjashme (para burrit). Zoti e di me se miri.

Po sikur te ishin ne nje plazh private, dhe te jene ne rreth vetem familjaret...kan leje te cvishen?

Si shumecka tjeter, ashtu edhe deti, banjoja dhe pishina, ne esence jane hallall (te lejuara). Por problemi qendron ne menyren e shfrytezimit te tyre! Nese besimtari apo besimtarja gjejne nje vend te ndare, ku nuk ekspozohet para njerezve te huaj (duke u perzier) dhe nuk e zbulojne avretin (pjeset e turpshme te trupit qe duhet mbuluar), atehere eshte e lejuar nje gje e tille. Mirepo, ashtu si po i verejme njerezit sot duke i shfrytezuar ato ne forma jo te lejuara sipas sheriatit Islam kuptohet (sic jane lakuriqesimi i trupit, alkooli, muzika, etj.), del qe nje forme e tille e shfrytezimit te tyre eshte e ndaluar (haram).
Disa njerez e arsyetojne mekatin me nevojen e tyre per sherim, por edhe ne kete duhet perpjekur per te gjetur vetem formen e lejuar, e jo edhe haramin. Ngase, ata qe shkojne per qejf, gjithsesi duhet ta zgjedhin vetem formen e lejuar te shfrytezimit te tyre (hallall). Por, edhe ata qe shkojne per nevoja shendetesore, duhet patjeter që t’i shfrytezojne vetem ne formen hallall, ndoshta pak me me veshtiresi, por zgjedhje ka. P.sh. ne det, kemi informacione se edhe aty sigurohen zona te ndara pergjate bregdetit per njerez qe duan te jene vetem, apo me familjet e tyre. Une kam ndegjuar se ka veshje te posacme per femra per pishine, jane te mbuluara dhe shume te rehatshme...me to dukesh se nuk ke asgje ne trup deri sa je ne uje mirepo kur del ato fryhen dhe nuk fiksohet trupi i femres, edhe koka mbulohet me to.

Me make-up dhe bizhuteri...ka ndonje ndalim?

Bizhuterite jane te lejuara per femra, mirepo e kane te ndaluar t'i ekspozojne ato publikisht jashte familjes. Ato mund t'zbulohen para grave tjera, s'eshte problem. Per make-up, lejohet perderisa je ne shtepi para burrit dhe atyre njerezve te njohur qe ne Islam quhen "mahrem". Ne momentin qe del jashte shtepise, duhet menjanuar nga fytyra. Zoti e di me se miri.

T'pershendes
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Po me pantallona para femrave te tj ska leje? As poshte asaj pardisyse te gjate, pra si duket trupi...
2lxbaqg.jpgPoper meshkujt ka ndonje ndalim nga ana e veshjeve, si psh mos mbajne pantallona te shkurtra? Ose blue-jeans ?
Po ashtudoja te pyesja per doktoret. Nje femer muslimane mund te jet e shikuar nga nje doktor mashkull? duke mare parasysh qe mund te jet e cveshur fare....per nje konsult te plote.
Ne rastin qe i vetmi doktor i mundcem eshte mashkull...dhe femra ka nevoj te lindi, psh...cfare behet? Nqs dok mashkull eshte i ndaluar...
Po per meshkujt a eshte e ndaluar te ken nje doktoresh femer?
 
Attachments

  • 2lxbaqg.jpg
    2lxbaqg.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Poper meshkujt ka ndonje ndalim nga ana e veshjeve, si psh mos mbajne pantallona te shkurtra? Ose blue-jeans ?

Per meshkujt, deri nen gjunje ben. Sa i perket ceshtjes se doktorit, kontrolles etj, nuk kam shume njohuri. Do pyes, pastaj kismet te pergjigjem posa te kem kohe te lire. Flm per mirekuptim, t'pershendes
 
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

ok lover, flm dhe per kaq:)
 
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Po i rikthehem temes me 3 pyetje:

1. Cili eshte qendrimi muslimaneve ne lidhje me abortin? Eshte i lejuar? Apo eshte i konsideruar krime?
Po per mjetet protektuese ( prezervativ/pilula), jan te lejuara?

2. Cili eshte qendrimi ne lidhje me ata qe bejne krime? A ka ndonje "leje" per ke mund te maresh jeten e nje njeriu?

3. Keni leje te shani? Ose te permendi emrin e dreqit....
 
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

1. Cili eshte qendrimi muslimaneve ne lidhje me abortin? Eshte i lejuar? Apo eshte i konsideruar krime?

Juristet e hershem muslimane e konsideronin abortin te lejuar deri 40-120 ditet pas mbetjes shtatzene (ne tremujorin e pare per disa arsye) kjo bazohej ne interpretimin e Kuranit (22:4 dhe 23:12-14) dhe hadithit qe nenkuptonin se “jeta” nuk ekzistonte deri pas kesaj kohe. Dijetaret e sotem duke pasur parasysh teknologjine e disponueshme qe lejon shikimin e rrahjes se zemres se embrionit ne javen e katert te shtatzenise, jane te mendimit se jeta fillon me shpejt sesa mendohej me pare dhe te abortosh, dmth te marresh nje jete ne menyre te paligjshme.
Shumica e muslimaneve sot besojne se aborti lejohet vetem nese jeta e nenes rrezikohet vertet nga shtatzenia. Disa mendojne se prania e disa anomalive te lindura (vecanerisht ato qe jane vdekjeprurese) e bejne abortin te lejuar. Ca te tjere e quajne abortin te lejuar edhe ne ato raste kur shtatzenia eshte fryt i perdhunimit apo incestit. Poashtu juristet Islam jane te mendirnit se aborti pas formirnit te fetusit dhe frymezimit te shpirtit eshte i ndaluar dhe konsiderohet krim. Nuk i lejohet muslimanit ngase ne kete rast ai ben krim mbi te gjallin qe ka krijim te plote dhe forme te gjalle. Nena eshte shtylla e familjes dhe per kete shkak nuk eshte e logjikshme qe jeta e saj te sakrifikohet per fetusin qe nuk ka ende personalitet te vetin, si dhe eshte pa obligime e pergjegjesi. Nje gje duhet ditur poashtu sweety. Duhet bere dallimin midis kontracepcionit dhe abortit. Kontracepcioni nuk eshte si aborti, ngase aborti eshte krim mbi gjallesen e formuar. Ekzistenca ka fazat e veta: faza e pare eshte depertimi i spermes ne mitren e gruas dhe perzierja e saj me vezoret e gruas, e pastaj pergatitet per pranimin e jetes. Shkaterrimi i ketij procesi konsiderohet krim. Nese fetusi arrin nje madhesi te konsiderueshme, atehere aborti konsiderohet edhe me i keq ndersa krimi shtohet edhe me teper nqfs fetusi frymezohet me shpirt. Krimi e arrin kulmin kur fetusi hiqet i gjalle (nga nena).

Po per mjetet protektuese ( prezervativ/pilula), jan te lejuara?

Per ta kuptuar me mire, ke artikullin qe flet me gjeresisht ketu:
Code:
http://www.klubikulturor.com/A-lejohet-te-perdoret-spiralja-ose-kondomi.htm
...E pash me te arsyeshme ta sjell nje link per info me shume.

2. Cili eshte qendrimi ne lidhje me ata qe bejne krime? A ka ndonje "leje" per ke mund te maresh jeten e nje njeriu?

Jeta njerezore eshte me te vertete shume e vlefshme. Vrasja e nje njeriu pa te drejte eshte një nga shembujt me te dukshem te mizorise. Zoti perserit ne Kur'an nje urdherese qe Ai me pare ua kishte shpallur Hebrenjeve në "Dhjaten e Vjeter":

"...nëse dikush vret një njeri, që nuk ka vrarë askënd apo nuk ka bërë ndonjë çrregullim në tokë, është njëlloj sikur ka vrarë mbarë njerëzimin. Nëse dikush i shpëton jetën një njeriu, është sikur t'i ketë dhuruar jetë mbarë njerëzimit..." (Kaptina El Maide, ajeti 32)

Sikurse thote vargu, dikush qe vret nje njeri te vetem, nderkohe qe ky i fundit nuk ka vrare e demtuar askend, kryen nje krim qe eshte i njellojte me vrasjen e t'gjithe njerezimit.

Ne keto kushte, eshte mese e dukshme se c'mekate t'medha jane vrasjet dhe masakrat e njerezve t'pafajseëm. Zoti na ben te ditur ne vargun e meposhtem Kur'anor se si do te denohet kjo fytyre mizore e terrorizmit ne jeten e ardhshme:

"... ata që sillen mizorisht me njerëzit dhe i tejkalojnë kufijtë pa të drejtë. Njerëz të tillë do të vuajnë një dënim të dhimbshëm." ( Kaptina Esh Shura, ajeti 42 )

E gjithe kjo tregon se organizimi i akteve te terrorit kunder njerezve t'pafajshem eshte ne kundershtim te plote me Islamin dhe asnje musliman nuk duhet te kryeje kurre krime te tilla. Perkundrazi, muslimanet kane pergjegjesi per pengimin e ketyre njerezve, duke ndalur "mizorine ne toke" dhe duke sjelle paqe e siguri per te gjithe njerezit e botes. Islami jo vetem qe nuk mund te pajtohet kurrsesi me terrorin, por ai duhet te shihet si zgjidhja dhe rruga per parandalimin e terrorit...!

3. Keni leje te shani? Ose te permendi emrin e dreqit....

Nuk kemi leje. Islami i ka kushtuar kujdes te madh ceshtjes se fjales dhe menyres se artikullimit te tyre, sepse fjalet qe dalin nga nje person tregojne ne esencen e mendjes se tij ,dhe natyren e karakterit te tij.Po ashtu, edhe per ate se metodat e te biseduarit ne nje bashkesi flasin per shkallen e ngritjes se saj te pergjithshme dhe nivelin e depertimit te vlerave ne mjedisin e asaj bashkesie.

Per cdo gje te pakjarte, urdhero pyet lirisht.

T'pershendes
 
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

"Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve,atëherë martohuni me ato gra që ju pelqejnë;me dy,tri e me katra.E nëse i frikoheni padrejtësisë(ndaj tyre)atëherë vetëm me një,ose (martohuni)me ato që i keni nën pushtetin tuaj(robëreshat).Ky (përkufizim)është më afër që të mos gaboni. "(En-Nisa, 3).

e drejt qeka qe grate te jene roberesha..:eek:hh:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Pse grave u pritet klitori qe te mos ndjejne kenaqesi seksuale? Skane te drejte ato te kenaqen seksualisht?
 
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Nuk eshte ashtu si mendoni. Fjala ishte per grate te cilat liroheshin nga roberia, dhe martoheshin pastaj. Roberesha jane quajtuar ato gra t'cilat kane qene idhujtare apo pabesimtare, dhe pastaj jane zene roberesha.
 
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Pse grave u pritet klitori qe te mos ndjejne kenaqesi seksuale? Skane te drejte ato te kenaqen seksualisht?

Kjo nuk eshte e lejuar ne Islam. Eshte me shume tradite tek disa popuj.
 
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Kjo nuk eshte e lejuar ne Islam. Eshte me shume tradite tek disa popuj.

Ne popujt myslimane mesa di une....
 
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Po, por eshte tradite. Ne Islam, nese nje tradite bie ndesh me parimet e pasterta Islame, konsiderohet e ndaluar.
 
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Dikush nga ju, me tha qe allahu i krijon njerezit perfekte dhe mua me linden disa pyetje:

Po te ishim te gjithe perfekte, do ishim te gjithe njesoj e para, sepse perfeksioni eshte vetem nje dhe sipas jush eshte vetem Ai. dhe e dyta nuk do kishte njerez me probleme te lindura. Apo jo?????? Si e shpjegon allahu kete???????
 
po do mundohem te pergjegjem thjeshte. njeriu ne kete bote eshte krjiuar qe te sprovohet. ja si shhpjegohet kjo:

29:2. A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?"

qe te dallohen besimtaret nga ata qe mohojne me ane te sprovave me pasuri me shendet me femije sepse keto jane sprova per njeriun. pastaj te pasoj shperblimi per te devotshmit dhe ndeshkim per ata qe jan ne humbje.
 
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Me fal po ti the qe ishin perfekte. Dhe pse duhet te vihet ne prove perfektja??????
 
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

pse ju mendoni se nuk eshte keshtu??? analizoje veq funksionim e organizmit te njeriut si teresi dhe secilin organ dhe pjeset me te imta te organizmit ne veqanti dhe pastaj do e kuptosh se a eshte perfekt a jo
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

E kam bere kete analize dhe nuk me rezulton i tille. Po te ishte perfekt te thashe do ishin te gjithe identike dhe fytyra dhe te gjitha, sepse perfeksioni nje here arrihet, pastaj gjithmone ka nje defekt. dikush e ka hunden e madhe, dikush veshet. Pastaj per sa i perket analizes tende:
Pse ka njerez qe lindin me zemer te zmadhuar???????? Pse ka njerez qe lindin me SIDA????
 
po te thash more burre me lart qe njeriu te sprovohet. seps epo te donte All-llahu te gjithe do lindin pa pasoja.
sa i perket sides kjo eshte problem tjeter .
 
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

cfare problemi?????
 
Titulli: Pyetje drejtuar besimtareve musliman

Edhe pse nuk i perkas fese muslimane do te pergjigjem per PERFEKSIONIN E NJERIUT...
Nqs mer nje njeri nga momenti qe krijohet pra nga stadi i qelizes veze qe fekundohet...deri sa krijohet embrijoni do shikosh nje perfeksion PERFEKT.
Nqs te intereson te njofesh njeriun ne detajet me te vogla, te shofesh se sa procese ndodhin brenda nesh ne 24 h ose gjate gjithe jetes do ngelesh i pataksur...Nje njeri qe ska lidhje me fiziollogjine e njeriut nuk ka nga ta dije....por une ngelem e habitur sa here mesoje gjera te reja mbi njeriun nga ana fizike.
Pra nqs do e thoja metaforike do ishte qe "njeriu eshte nje makine....e cila duhet mirembajtur qe te kete nje jete pa probleme"

Pse kan dal modifikimet gjenetike? Shume prej tyre jan rezultati dores njeriut...pra semundje te provokuara nga alkooli, duhani, droga, viruset e ndryshme...
Pse nuk tregojme te gjithe njelloje? Te duket qe skemi 2 kembe, 2 vesh, 2 sy, 2 duar, 1 hunde, 1 goje, 1 gjuhe te tere? A se na ndryshon forma e fytyres ose mendja...kjo eshte sepse bashk me shpirtin vjen dhe personaliteti...por fundja te gjithe pa mbajtur kont se jemi shqiptar, amerikan, indian...ose te bardhe, te zinje, te verdhe...ose te shkrete, te pasur ose as te shkrete as te pasur...te gjithe kemi te njetin final...
LINDIM, JETOJME, VDESIM....
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top