Flm shume per pergjigjen.
Do te deshiroja te drejtoja edhe nje pyetje tjeter qe ka lidhje me te paren.
Une nuk e di sepse e kam lexuar kuranin por e di nga shkrimet e anetareve mysliman ne forum, mbase te tuajat qe myslimanet duhet te pranojne Torren dhe Biblen si libra te shejnte. Si do te specifikonit ju kete, mund ta sqaroni ju lutem?
Ju vete personalisht is mysliman do te mund te ushqeheshit ne te njejten tavoline me nje cifut nese do te jepej rasti, apo te krijoni shoqeri me nje te tille?
flm
Nje nga bazat e imanit(besimit Islam) eshte te besohen Librat e Allahut xh.sh., te cilat ua ka shpallur Profeteve te vet.
Ashtu sic Allahu xh.sh. ia ka shpallur Kur’anin Muhammedit a.s., ashtu edhe Profeteve te tjere ua ka shpallur Librat e Veta.
Disa prej ketyre Librave Allahu xh.sh. i ka permendur ne Kur’an:
1 -
Tevratin, te cilin ia ka shpallur Musait a.s. Allahu xh.sh. thote:
“Ne kemi dërguar Tevratin, në të cilin është udhëzimi dhe drita. Sipas tij - Pejgamberët, të cilit ishin të bindur e të ndershëm ndaj All-llahut i gjykonin hebrenjtë, por edhe të diturit dhe juristët, gjykonin sipas asaj që është ruajtur nga Libri i All-llahut, e për të cilin ata dëshmonin (se është i vërtetë).” (El-Maide: 44).
2 -
Inxhili, i cili i eshte shpallur Isait a.s. Allahu xh.sh. thote:
“Na dërguam në gjurmët e Pejgamberëve, Isain - të birin e Merjemës, vërtetues të Tevratit që e kanë para tyre. Dhe na ia dhamë atij Inxhilin, në të cilin ka udhëzim dhe dritë, vërtetues i Tevratit të shpallur para tij - udhërrëfim dhe këshillim për ata që i druajnë All-llahut.” (El-Maide: 46).
3 -
Zeburi, i cili i eshte shpallur Davudit a.s. Allahu xh.sh. thote:
“... dhe Davudit i kemi dhënë Zeburin.” (El-Is’ra: 55).
Keto ishin ajetet te cilat flasin per 3 librat e shenjta qe jane zbritur para Kur'anit Famelarte.
Ne jemi të obliguar te besojme se te gjitha këto Libra kane ardhur me te verteten, driten, udhezimin dhe Njeshmerine((veçimin, njësimin) e Allahut xh.sh.
Jemi te obliguar te besojme se Kur’ani eshte Libri i fundit qe eshte shpallur nga Allahu xh.sh. dhe se Allahu xh.sh. e ka dekoruar ate me dekorate te posacme mbi te gjitha librat tjera te shpallura me heret. Dekoratat me te rendesishme jane:
1) – Se ai permbane porosine e Zotit dhe se ka ardhe si vertetim i vertetësise te asaj se cka kishte ardhur ne Librat e meparshme mbi Njesimin e Allahut xh.sh., adhurimit kushtuar vetem Atij dhe obligueshmerine e te nenshtruarit vetem Atij. Se Kur’ani ka permbledhur tërë ate qe ka qene e shperndare neper ato Libra mbi te miren dhe mbi virtytet. Se Kur’ani ka ardhur si fjale e fundit me te cilin kontrollohet korrektesia e te gjitha librave te tjera, sepse ky verifikon te verteten qe gjendet ne to, ndersa i flakë ato qe njerezit kane futur ne to duke u perpjekur t’i shtremberojnë ato. Allahu xh.sh. thote:
“Na ty (o Muhammed!) ta kemi dërguar Librin (Kur’anin), të vërtetën e kulluar, që t’i vërteton Librat e shpallura më parë dhe të vigjilon mbi to.” (El-Maide: 48).
Te besuarit se ai ka ardhur me Sheriatin (Ligjin) per tere njerezimin gjithashtu e kemi obligim. Sheriati permbanë tërë ate qe i nevojitet njerezve per lumturine e tyre ne te dy botet dhe me kete jane anuluar te gjitha ligjet e meparshme qe u kane ardhur popujve te meparshem. Ne Sheriat jane caktuar ligjet e fundit e te perjetshme (amshueshme), te cilat vlejne per te gjitha kohet dhe per te gjitha vendet.
2) -Se Kur’ani eshte i vetmi Liber mbrojtjen e te cilit e garanton Allahu xh.sh.:
"Na, me të vërtetë, kemi shpallë Kur’anin dhe, Na, me të vërtetë, do ta ruajmë atë (origjinalitetin e tij)" (El-Hixhër: 9).
“Me të vërtetë, ata që e kanë mohuar Këshillën (Kur’anin), kur u ka ardhur atyre (do të dënohen), Me të vërtetë, ai (Kur’ani) është Libër i madhërueshëm (i mbrojtur), të cilit nuk mund t’i vie gënjeshtra, nga asnjëra anë (as përpara, as përmbrapa). Kjo është Shpallja prej të Gjithdijshmit, të Falënderuarit.” (Fussilet: 41-42).
Kjo cilesi dalluese rrjedh nga nje tjeter cilesi dalluese, e kjo eshte se Kur’ani i eshte shpallur tërë njerezimit permes Muhammedit a.s., se nuk i eshte derguar vetem nje populli, sic ka qene rasti me shpalljen e Librave te tjera. Prandaj, mbrojtja e tij nga falsifikimi dhe nga keqperdorimi eshte e domosdoshme, ne menyre qe te mbetet argumenti i Allahut xh.sh. kunder njerezve gjithnje derisa ekziston kjo bote.
E, per sa u perket librave te tjere, fjala e cdonjerit prej tyre ka qene e dedikuar vetem nje populli te caktuar. Dhe ato, edhe pse jane ne pajtueshmeri per nga bazat e besimit, kane ardhur me dispozita ligjore lidhur vetem per nje kohe te caktuar dhe per nje popull te caktuar. Allahu xh.sh. thote:
“... Na për të gjithë ju kemi bërë ligj dhe rrugë të qartë.” (El-Maide: 48).
Prandaj Allahu xh.sh. nuk eshte angazhuar qe t’i ruaj ato gjate tërë historise, sic ka bere me Kur’anin. Mirepo, Allahu xh.sh. na informon per falsifikimet qe kane perjetuar ato Libra. Per falsifikimet dhe nderrimet qe kane bere hebrenjte ne Tevrat, All-llahu xh.sh. thote:
“A shpresoni ju se për hir tuajin hebrenjtë do të bëhen besimtarë, kur disa prej tyre i dëgjonin fjalët e Zotit, e pasi i kuptonin, me vetëdije i pështjellonin (ato fjalë).” (El-Bekare: 75).
“Në mesin e hebrenjve ka të tillë që shtrembërojnë kuptimin e fjalëve...” (En-Nisa’: 46).
Ekzemplaret origjinal te Librave te shpallura para Kur’anit, jane humbur, andaj sot ne duart e njerezve ekzistojne vetem perkthimet e tyre. E, per sa i perket Kur’anit, ai gjer me sot eshte ruajtur me te gjitha kaptinat, fjalite, fjalet dhe shkronjat, ashtu sic e ka mesuar Xhibrili (Engjulli Gabriel) a.s. Profetin e Allahut dhe ashtu sic i ka mesuar Profeti a.s. shoket e vet (Zoti qofte i kenaqur me te gjithe ata).
Pa kurrcfare problemi ! Perderisa me respekton, e respektoj edhe une ate. Por, kurre bese nuk mund t'ju zë.
Pra, te shoqeruarit me ta nuk konsiderohet si mekat, pasi kjo gje behet per te arritur dicka te mire.
Respekt !