sexy_pussycat_
Maçokε.
Un kisha nje pyetje... Pse gjat ramadanit njeriut te zemres nuk ja varni? Dhe nqs sjeni te martuar nuk pranoni fare ta takonI ose ti flisni...Idee e gabuar apo...
Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Un kisha nje pyetje... Pse gjat ramadanit njeriut te zemres nuk ja varni? Dhe nqs sjeni te martuar nuk pranoni fare ta takonI ose ti flisni...Idee e gabuar apo...
Es - selamu alejkumu we rahmetullahi we berekatuhu
Desha te sqaroj diqka ketu se zeqati ipet per ato te holla te cilat nuk kan qarkulluar gjate nje viti. Pra nese ke pas para qe si ke perdore, nuk te jan dashur kan mbetur te pa prekura gjat vitit atehere per ate shum te te hollave duhet te japesh zeqatin qe eshte 2.5%.
Pershembull nese ke pasur 10.000 € gjat vitit dhe nuk i ke perdorur kan mbetur te pa prekura nuk te jan dashur ske pas borgje etc, pra thjesht i ke pas te tubuara ato 10.000 i pjestojm me 2.5 ateher ajo eshum eshte e barabart 4000€ pra zeqati eshte pastrim i pasuris suaj dhe mos u friksoni se me dhenjen e zeqatit pasuria juaj nuk paksohet por ajo shtohet. Zeqati eshte i te varferve prandaj jepeni ate qe sju takon juve.
Ju pershendes me Selam.
Me sa po kuptoj e ke fjalen per partnerin apo jo?
Une jam i martuar dhe gjate ramadanit mbajm distance une dhe gruaja. Fjalet perkedhelese nuk i lejme por i ikim afrise se tepert per arsye se gjate agjerimit duhet te agjerosh edhe nga epshet seksuale. Nuk lejohen interkurset seksuale gjate dites kur je agjerueshem.
Po pse duhet ta beni kte...Ngelet personi qe do brenda apo jashte ramadant...Po interkurset seksuale ca jane...Po te flisni ne distance ska asgje te keqe jo? Apo thjesht te ndjesh terheqje sesht mire?
.
Ndalohet shikimi me epsh i nje femre qe kalon rruges e po ashtu edhe per femra shikimi i nje mashkulli gjate tere jetes dhe jo vetem ne ramadan
Es - selamu alejkumu we rahmetullahi we berekatuhuPo cfaj ka nje femer apo mashkull qe e shikojne me epsh kur kalon rruges...Pse femra e ka gjat gjithe jetes dhe mashkulli vetem per ramadan...:lexim:
po me sa me kujtohet mua qe kam mesuar derri eshte omnivor...prandaj ha cdo gje...Sweety, besoj qe je e informuar mire rreth semundjeve qe mund te shkaktohen nga ngrenja e mishit te derrit. Ne Islam eshte rregull qe, cdo gje qe shkakton dëm ne trupin e njeriut, eshte e ndaluar rreptesisht (haram). Zoti eshte kujdesur edhe per shendetin tone. Kush tjeter perpos Krijuesit di me mire se cfare i nevojitet krijeses ???
Pastaj derri si kafshe, eshte kafsha me e papastert ne dallim nga kafshet e tjera. Sa kam ndegjuar dhe lexuar, derri e han mishin e qenit te ngordhur. Si mund te hahet mishi i derrit pastaj ?
Derri permban lende helmuese, sasi te tepert te squfurit,semundje te lekures(dermatologjike),shiritin(trishina) etj etj..
Derri eshte nje kafshe qe nuk ka xhelozi per femren e tij. Tek njerezit qe vazhdimisht perdorin mishin e derrit vihet re se ndjenja e xhelozise pakesohet ose shuhet plotesisht.
Filozofi francez Savorin, e pranon dhe e vlereson ndikimin e te ushqyerit mbi karakterin e njeriut dhe thote:
"Më thuaj mua se çfarë ha që unë të them se çfarë je ti."
P.S: Kerkoj falje sweety, nuk e kam pare me heret kete pyetje qe e paske parashtruar :kiss
pse myslimanet kane nje qendrim te tille ndaj izraelit?
besoj se te gjithe e dime duke patur sadopak deshiren per te qene realist se vendet islame ne pergjithesi nuk kane ndjesi te mira ndaj Izraelit si shtet por as ndaj qytetareve te saj si njerez.
A eshte arsyeja kryesore besimi i tyre fetar?
flm
Flm shume per pergjigjen.
Do te deshiroja te drejtoja edhe nje pyetje tjeter qe ka lidhje me te paren.
Une nuk e di sepse e kam lexuar kuranin por e di nga shkrimet e anetareve mysliman ne forum, mbase te tuajat qe myslimanet duhet te pranojne Torren dhe Biblen si libra te shejnte. Si do te specifikonit ju kete, mund ta sqaroni ju lutem?
Ju vete personalisht is mysliman do te mund te ushqeheshit ne te njejten tavoline me nje cifut nese do te jepej rasti, apo te krijoni shoqeri me nje te tille?
flm
Po humbin zakonet e myslimanve?Perse me myslimanet nuk po vorrosen neper Tabuda,por neper arka sikur Katoliket ?A eshte kjo nje shenje se te gjith do te behen Katolik me kalimin e kohes?
Po cfaj ka nje femer apo mashkull qe e shikojne me epsh kur kalon rruges...Pse femra e ka gjat gjithe jetes dhe mashkulli vetem per ramadan...:lexim:
Nuk eshte zakon te varrosen muslimanet me "Qefin" qe themi ne kosovaret. E kemi edhe obligim te varrosemi ashtu. Dhe jo, nuk eshte se me kalimin e kohes do te behen katolike te gjithe, por kjo ndodhe si rezultat i mosdijes se tyre, mosnjohjes se Islamit sic duhet. Nje anetar nga familja ime e larget (kusheri) eshte varrosur me arke, dhe kur eshte pyetur familja e te ndjerit perse? Jane pergjigjur: Nuk e kemi ditur ! Thene me shkurt, mungon tek disa njohja e Islamit dhe rregullat e Islamit sa u perket varrezave.
Me respekt !
Une e di qe nuk ka kurfar problemi, si u varros direkt ne dhe me qefin dhe mbulim me derrasa, si me arkivol e njejta gje eshte.
si gjithmon pyetet e zines nuk i shef Loveri
me erdhi ne mendje dhe nje pyetje tjeter... kete pershtypje e kam krijuar ketu ne fv...
pse jeni kaq agresiv me fete e tjera?
feja nuk ju meson te jeni njerez te mir me te tjeret...duke respektuar mendimit e cdokujt?
[ps se kam fjalen pikerisht per te ter muslimanet ne kete forum....por vetyem per disa qe e mbajne veten per besimtar dhe nuk respektojne te tjeret....]
po me sa me kujtohet mua qe kam mesuar derri eshte omnivor...prandaj ha cdo gje...
dhe ky eshte i vetmi mish qe ju ndalohet te hani? psh keni leje te hani kafshe gja[dmthn te egra]?
dhe nje pyetje tjeter...psh nqs nje cift i perbere nga nje ortodox dhe nje musliman eshte i martuar....muslimani ka haram? nqs sjan te 2 te te njetes fe?
duke mare parasysh se secili respekton fene e tjetrit
[flm per pergjigje...ska rendesi vones pa vones...kur ke kohe..se skam as nje nxitim]
flm per pergjigjen nr 1...Derri u eshte ndaluar edhe hebrenjeve ne Tora, Isait ne Ungjell dhe vazhdon ndalesa edhe ne islam. Edhe po te mos jet i demshem fare fare, ne prap nuk do e hanim sepse ashtu urdherohet nga Zoti. Ka pas rast kur hebrenjeve u ishte ndaluar peshkimi te shtunave vetem per ti sprovuar dhe ata tentuan te bejne dredhi duke i vene rrjetat te premten ne mbremje dhe te dielen i terhiqnin kinese ne nuk po peshkojme te shtunen. Per kete arsye edhe u shendrruan ne majmun dhe derra. Edhe ndalimi i mishit te derrit eshte sprove qe apo sqe i demshem. Zoti mund te na sprovoj me cfare te doje ndersa ne nuk mund ta sprovojme durimin e tij.
Per pyetjen e dyte muslimanit i lejohet te marr ortodoksen ndersa muslimanes nuk i lejohet. Ne martese muslimani e ka obligim t'ia lejoj gruas ortodokse te shkoj ne kishe dhe ti kryej ritet e saj dhe te mos e detyroj asnje here ne besimin e tij perveq nese ajo deshiron dhe bindet vet.
flm per pergjigjen nr 1...
tek nr 2 kam nje pasqarim...pse femra dhe mashkulli nuk kane te njetat te drejta para Zotit?
pra pse mashkulli ka te drejte martese dhe femra jo?
pse femra dhe mashkulli nuk kane te njetat te drejta para Zotit?
pra pse mashkulli ka te drejte martese dhe femra jo?
Nje pyetje kisha une. Kur vdes nje person vjen nje flutur ne shtepine e personit, (nese ai person ka qene person i mire), dhe rri ne shtepi per 40 dite, qofte diten qofte naten. c'fare thuhet ne islam per kete gje? Une personalisht e kam pare fluturen qe ka ndejtur 40 dite ne shtepine time kur me ka vdekur babai, dhe kur ka ardhur ne shtepi nje person te cilin babai im e ka uryer, sepse ka qene person shume i lig, femer, flutura eshte larguar nga shtepia dhe ka ardhur perseri mbasi eshte larguar personi. Flutura ka ardhur perseri kur me ka lindur djali. Thjesht eshte fakt dhe nuk eshte se besoj dicka si p.sh. eshte shpriti i babait etj. si keto. Doja mendimin tuaj se c'fare thuhet ne fene islame. Selamun Alejkum.
selam nje her te gjithve do tju kerkoja nje ndihme nqs ka mundesi te afishoshit pak oraret e vaktive te Ramazanit si per Kosoven po edhe per Shqiperine nqs ka mundesi flm.