Punë ka, më ndihmoni të gjej 100 punëtore!

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Shiko fotografinë 1789171
Nga Marsida Pllaha

Një kompani e përpunimit të peshkut në zonën e autostradës Tiranë- Durrës, prej më shumë se dy javësh është në kërkim të 100 punëtoreve. Duket si një mision i lehtë, në kushtet kur shkalla e papunësisë është 17.5%. Por, tregu i punës duket se nuk funksionon. Njoftimi u është dërguar administratorëve të njësive në kryeqytet me qëllim punësimin e vajzave dhe grave që janë të papuna. Pronarja e fabrikës, Rudina Kraja thotë se ka dërguar një njoftim tek Zyra e Punës, Tiranë, si dhe tek administratori i zonës së Kasharit, Erin اatri.

“Kam nxjerrë njoftim që në datën 13 maj dhe nuk më ka ardhur asnjë grua apo vajzë që të punojë. Jam e habitur dhe e shqetësuar, ndërkohë që për Vitin e Ri kam dërguar ndihma në 300 familje në nevojë në zonën e Kasharit dhe sot nuk kam një grua që të vijë të punojë”, shprehet Rudina. Nga intervista për “Shekullin” e Krajës zbulohet, jo vetëm vështirësia e ngritjes së industrisë përpunimit të peshkut, por edhe situata e institucioneve përgjegjëse, që së paku duhet të kenë një listë me personat në nevojë, që duan të marrin një rrogë në fund të muajit.
Shiko fotografinë 1789172
Znj. Kraja, ju keni publikuar një status në rrjetin social “Facebook”, ku shkruani se ka punë tek zyra e punës, por nuk ka njerëz që duan vërtet punë. Si është historia juaj?

Turp! Kam dy javë që kam çuar kërkesën tek Zyrat e Punësimit në Tiranë për 70 deri në 100 gra, që dua të punësoj në proces filetimi peshku, dhe deri më sot nuk më ka ardhur asnjë person. Njerëzit thonë nuk ka punë, ndërkohë që unë jam duke kërkuar dhe askush nuk vjen. Nuk kërkoj asnjë kualifikim, apo të jenë me shkollë, pasi në këtë pozicion nuk ka nevojë për specializim. Të ofrosh mundësinë e punës në një sallë me gra, do të punojnë të ulura, me kushte sipas standardeve të Brukseli, të veshura nga koka tek këmbët me uniformë, me ditët e pushimit të garantuara, me pagë bazë, plus norma, me certifikata sanitare, çdo gjë konform rregullave, dhe të mos gjesh kandidate për punë, kjo është absurde.

Gjithashtu kam folur dhe me administratorin e Kasharit, Erin اatri, pasi për Vitin e Ri kam ndarë 300 pako me ushqime për familjet në nevojë dhe i kërkova një listë me gra të kësaj zone. Ne nuk bëjmë diferencim moshe, mjafton t’i punojnë duart për të bërë filetot. Mund të jetë dhe një grua me aftësi të kufizuara, nuk bëjmë asnjë diferencim, mjafton që ajo të ketë dëshirë për të punuar, pasi ky lloj pozicioni kërkon që ajo të jetë e shkathët me duar. E kam kontaktuar disa herë administratorin dhe i kam thënë si ka mundësi që në këto 300 familje që unë kam ndihmuar nuk gjeni dot 30 gra, të cilat kanë nevojë për ndihmë. Nuk është punë sezonale, nuk kërkoj asnjë gjë, vetëm gra që të vijnë të punojnë. Ka orar dreke, pagesa merret në bankë, me siguracione brenda të gjitha rregullave dhe standardeve të punës. Nuk jam ndalur me kaq, kam folur dhe me deputetë të zonës dhe kam nxjerrë njoftime gjithandej, dhe sot, që ne flasim, nuk ka ardhur asnjë person fizik të thotë së është i interesuar për punë.

Ju po kërkoni gra dhe vajza të kësaj zonë apo edhe nga zona të tjera të Tiranës?

Meqenëse deri më sot nuk kam asnjë listë me persona që kërkojnë punë nga Kashari, unë kam gjetur dhe autobus, nëse këto gra janë nga Tirana, por më duhen minimumi 30 punonjëse nga kryeqyteti, sepse nuk mund ta marr autobusin për më pak njerëz. Por, edhe nga zyra e Punësimit në Tiranë nuk më ka ardhur asnjë listë

اfarë duhet të dinë këto gra apo vajza që vinë dhe punojnë?

Nuk është aspak e vështirë. Kam tri gra që janë më të vjetra dhe mësojnë punonjëset e reja. ثshtë shumë e thjeshtë. Norma është 8 kg. dhe ato, që ditën e parë kanë bërë 5 kg. Orari është 7:30 deri në 15:30 dhe 30 minuta është pushim.

Pse kërkoni vetëm gra, pra gjininë femërore?

Një burrë nuk e bën dot, pasi është si të qëndisësh, është një punë delikate dhe në të gjithë botën në këtë punë punojnë vetëm gra, pasi nuk është punë për burra. ثshtë e para fabrikë që është hapur në Tiranë, tri të tilla janë në Elbasan dhe dy në Lezhë. Dhe, në gjithë këtë Tiranë nuk gjenden 100 gra për të punuar. Ndërkohë, që më vjen ftesa nga administratori i Kasharit dhe më kërkon të financoj tani për festën e 1 qershorit. Ndërsa unë po kërkoj njerëz për të punuar dhe nuk më ka sjellë gra që kanë nevojë dhe janë në kërkim të një pune, në mënyrë që në fund të muajit të çojnë një rrogë në familje.

Aktualisht, sa veta janë të punësuar?

Sot në fabrikë janë 34 gra të punësuara, më parë kanë qenë 53 gra, por për arsyet e tyre janë larguar.

Lënda e parë

Fabrika e filetimit të peshkut furnizohet nga Kroacia, Greqia, Italia, shprehet Kraja. “Pra, mallin e sjell kompania që unë vendos për të punuar. Nëse unë punoj për një kompani italiane, produktin vjen nga Italia, pasi unë bëj fasonin. E marr produktin e filetojmë dhe më pas e vendosin nëpër vazo dhe e dërgojmë në destinacion”, shpjegon Kraja. me gra që kanë nevojë për punë. E vetmja që më ka sjellë një listë është deputetja Vasilika Hysi me 20 gra, 12 prej të cilave kanë filluar punë. Kujt nuk i kam thënë dhe e di që vitin tjetër do të më luten, sepse do të fillojë fushata, por unë vitin tjetër nuk do të kem mundësi të punësoj. Pasi nëse këto gra do të specializohen unë nuk kam më mundësi të ndërroj personelin.

Krahu i punës, më i lirë se në Marok

Për momentin krahu i punës në Shqipëri është shumë i lirë, deklaron Kraja, madje është më i lirë se në Marok. “Disa kompani italiane më kanë premtuar që duan të vinë të sjellin kontenierin këtu, por unë kam nevojë për njerëz. Pra, kam të gjitha kushtet, vendin, hapësirën, licencën, por nuk kam njerëz. Edhe, pastaj thonë nuk ka punë në Shqipëri”, tregon Kraja vështirësinë që ka hasur me sigurimin e burimeve njerëzore. A punon për tregun shqiptar? Kraja përgjigjet se “Kam licencë për prodhim dhe kam shpërndarë produkte pothuajse në të gjitha marketet në Shqipëri. ثshtë produkt që vendoset në kavanoza. por nuk e konsumojnë shumë në vendin tonë. Shitjet janë të pakta edhe pse çmimi është shumë konkurrent. Ky produkt është pak i kripur dhe nuk pëlqehet shumë nga personat që nuk e konsumojnë kripën”.

Shekulli
 
Titulli: Punë ka, më ndihmoni të gjej 100 punëtore!

Ne Durres nqs kalon nga ora 16;00 deri ne 17;00 shikon turma turma grate duke shpejtuar per ne shtepi.
Punojne neper rrobaqepesi,neper fabrika kepucesh(blej semundje kanceroze) me nje rroge nqs e thua ne euro diku te 135 me 140 euro.
Ka pune!
Krahu i punes eshte per te ardhur keq.
As sindikata,asgje.
Siguracionet jo(ne shumicen e rasteve).

Me rrogen me te ulet ne rajon,e me cmimet me extreme.

S'kam zili,,,,,,,,,,,,!!
 
Me kujtohej nje rast per nje person qe e cuan ne nje fabrike duke ja bere "seshte e veshtire" ne fakt sishte por prodhonin bibirona, e haje eren e plasikes ne vend te bukes, po mos te isha vet duke e shoqeruar sdo e besoja, rroga? 170 mij leke, vendi? Matan vores, afer durresit, gjysma te bente rruge nga rroga.

Spo them per kete te filetos ama si tha dhe zo ja ne fjale krahu i punes me i lire se ne marok, spo justifikoj pa punesine se nga halli njeriu shkon ama raste te tilla me te shumtat (perfshi rrobaqepsine) eshte shfrytezim total
 
Titulli: Punë ka, më ndihmoni të gjej 100 punëtore!

Si kjo puna qe kerkon zonja ka ne Labinot te Elbasanit o Fly.

Eshte tmerr,jo pune.

Eshte tmerr sepse rroga 180 mije leke te vjetra max e duart ne uje gjithe diten,klithma gra pergjegjese qe s'kan piken e kultures,e orar 8 orarsh s'ka.

Te stabilizohet dicka rreth kultures se punes se di a gjindet ndonje strategji per ta ekuilibruar ate.

Personalisht ne dileme~
 
Titulli: Punë ka, më ndihmoni të gjej 100 punëtore!

Edhe ku? Ne kashar, disa jane rritur me idene se gruaja duhet te bej buk e gjelle e disa presin me shit toka :)
Spara punojne kasharistet (jo te gjitha kuptohet)
 
Titulli: Punë ka, më ndihmoni të gjej 100 punëtore!

Sorry kam postuar dy here ikonen,tani e pash..mundet ta editoje kush!

Ps: Ka ndonje femer qe eshte e klases punetore dhe ka pervoje apo te gjitha kane mbaru akademine e shkencave ketu dhe punojne neper zyra...! :p

Do te ishte interesante te lexoja njeren gjithsesi!
 
Tani "sarkazmes" tende ti pergjigjemi me humor apo seriozisht.
Se ketu po del qe ne qe punojme neper zyra kemi faj per "puntorine"
Apo ndryshe une do kisha thene me humor kuptohet

per ty WOW behemi cte duash :p
 
Titulli: Punë ka, më ndihmoni të gjej 100 punëtore!

Mund ta interpretoni si te doni,une gjithsesi shpreha kurreshtjen nese ekziston ndonje e till..eshte ndryshe kur flet dikush qe ka pervoje se po ta zeme kshu te gjitha femrat ketu punojme neper zyra,packa se realisht nje shume i perkasin klases punetore...ose kane qene klasa punetore para se te arrinin aty ku ndodheni/mi sot ...! :)
 
e une po mos kisha lexuar ate menyren tende te te shprehurit , sdo kisha komentuar.
Dhe jo sepse nuk kam info, se njerez qe punojne neper keto ndermarrje njohim , por sepse eshte tjeter ta heqesh ne lekure dhe tjeter te flasesh duke pare nga lart.
kto linjat vertikal e horizontal bejne goxha dallim.
Mund te them edhe se nuk do punoja kurre ne nje pune te tille...por do genjeja ,sepse njeriu asnjehere nuk e di ce pret.
Dhe nevoja per te mbijetuar kalon parimet, deshirat apo edhe ambiciet.
 
Titulli: Punë ka, më ndihmoni të gjej 100 punëtore!

Ferr ferr ma ben fustani ferr ferr....kur me vjen burri nga stani kur me vjen.... lal lala la lol

Sorry nese keni te drejten ju te zgerdhiheni po une..! :D
 
Titulli: Punë ka, më ndihmoni të gjej 100 punëtore!

Ktu ku punoj un personali eshte pothuajse totalisht me origjin te huaj sepse italjani te kerkon llogari per oraret plus te pa paguara.. per pushimet.. per lejet
Dhe prandaj durojn ca muaj dhe pastaj ja mbathin me te 2 kembet.
Mir bejn... nese skan nevoj te punojne sepse kan kush ti mbaj, mir e bejne.
Un se bej dot... sepse sme kan ecur gjerat sic kisha programuar.
E di qe s'eshte faji im... por perderisa kam forca dhe ruj 'qetesine' mendore ( sepse kam tboj me lloj lloj njerzish) pse te ngroh divanin duke prit qe tme mbajn?!

Mu sme ofron njeri autobuz... falenderoj kur me shoqerojne me makine dhe marr autobuzin ne rastet e tjera ( jan rreth 70 km ne dit)
Sa her me thon ne shtepi dhe burri qe duhet ta lej ket pun... pfffff
Nuk them qe falenderoj zotin por tpakten nuk i lyp asnjeriut leket per nje kafe ose akullore.
E thjesht te gjykosh nga larg
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Punë ka, më ndihmoni të gjej 100 punëtore!

Po lexoja kto komentet e çunave siper dhe po mendoja qe te punosh diku ku s'te garantohen kushtet minimale te punes dhe te kapesh ndonje lloj semundje, i bie ta besh rrogen ilaçe, kshu qe s'ja vlen! Po nqfse gjendesh ne ate lloj situate sa nuk arrin t'ju garantosh femijeve dhe buken e gojes, nga halli ça s'ben njeriu.
 
un jam e ides se smundjet mund ti marresh dhe larg ambientit te punes... dhe aksidentet gjithashtu
mund te rrezohem nga shkallet dhe te thy qafen
mund tme shtypi makina sepse kaloj rrugen me muzik ne vesh
mund te pengohem diku dhe te perplas koken
etj etj 1mije mundesi

ke nga ato qe rrin neper zyra dhe u kerryset kurrizi ose i qerrohen syt sepse rrin shum ore perpara kompiutrit

Te gjith do donim te punonim me kontrat te rregullt, ne ambiente te mira etj etj por ja qe dikush duhet ta bej punen e piset

ps: Kur erdhen emigrantet e pare shqiptar ne itali, perveshen menget dhe pranuan cdo lloj pune deri sa dhe vet italjanet filluan duke u anku se i kemi zan vendin.
Kshu dhe kjo pune...
 
Si fillim, ka nje ndryshim midis punes se piset dhe punes se rrezikshme. Kta qe pastrojne koshat e plerave, kane pune te piset (sipas meje), dhe s’ka asgje te keqe se dikush duhet ta bej ate pune. Kurse kta qe punojne neper platforma nafte, kane nje pune te piset por gjithashtu edhe plot rreziqe. Mund te pesojne aksidente nga makinerite me te cilat punojne ose nga shperthimet qe ndodhin. Aksidente do ndodhin dhe eshte e pamundur ti eliminosh komplet, por ideja eshte qe punonjesi te marri masa parandaluese per ti parandaluar ose minimizuar kto aksidente. Prandaj edhe puntoret trajnohen shpesh ne perdorimin e makinerive, perdorin pajisje mbrojtese etj.

Ne Evrope ka ca ligje per sigurine dhe shendetin ne pune qe çdo biznes duhet ti zbatoj. Per ndryshe, ha ca gjoba te mira ose mund te perballet edhe me denime penale, neqoftese nje punetor ne pune peson vdekjen si rezultat i pakujdesise se punonjesit. Ktu tek une respektohen, se di si eshte situata ne Itali (megjithese edhe Italia si vend i Bashkimit Evropian qe eshte, eshte e detyruar ti respektoje).

Ekspozimi ndaj disa substancave mund te shkaktoj probleme lekure ose mushkerish, prandaj edhe ligji vendos ca masa qe duhen marr. Per shembull, substanca e rrezikshme mund te eliminohet, ose mund te zevendesohet me nje substance tjeter me pak te rrezikshme….ose neqoftese kjo s’eshte e mundur, ka ca limite ne nivelin e ekspozimit qe duhen respektuar. Duhet monitoruar situate rregullisht etj.

Besoj se edhe Shqiperia do kete ligje te tilla, por mesa duket si respekton kush.

Sa per pune zyrash, edhe neper zyra merren masa per tu garantuar siguri punonjsve, duke filluar edhe nga gjeja me e vogel si karrigja qe perdor per tu ulur.
 
Titulli: Punë ka, më ndihmoni të gjej 100 punëtore!

kjo kA fol per te gjitha po ska fol per pagat qe jane nje mizerje... kshu ben dhe kryeministri, thote ka pune po per pagat nuk flet asnjehere... Xhungel hesapi !!!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top