Fotot shokuese të Jacko-s dhe incidenti me zjarrin në 1984
Edhe tani që kanë kaluar 3 javë nga vdekja, ende nuk kanë të mbaruar lajmet mbi Majkëll Xheksonin, të cilat hedhin dritë mbi nisjen e problemeve të tij shëndetësore. Revista amerikane ka publikuar një video, e cila nuk ishte transmetuar kurrë më parë. Ajo tregon flakët e një zjarri, të cilat mbështjellin këngëtarin. Xheksoni, në vitin 1984, ishte duke xhiruar një spot publicitar për një pije freskuese, ndërsa një fishekzjarr plasi para kohës së parashikuar, duke u vënë flakën flokëve të popstarit dhe duke shkaktuar një dëmtim të madh të lëkurës së kokës. Videoja tregon mbretin e popit, i cili vazhdon të kërcejë, duke mos qenë fare në dijeni që flokët e tij ishin përfshirë nga flaka. Pas atij zjarri nuk ka qenë kurrë më i njëjti, - tregon revista - për të qetësuar dhimbjen e djegieve të shkallës së dytë dhe të tretë, këngëtarit iu rekomanduan ilaçe të ndryshme, të cilat dyshohet se kanë qenë edhe fillimi i krijimit të varësisë së tij ndaj qetësuesve dhe obsesionit të tij për kirurgjinë plastike",- shkruan e përjavshmja amerikane.
Ndërsa kapitulli i fundit i misterit që rrethon vdekjen e Xheksonit, ka si protagoniste disa foto të vitit 2002, të cilat nxjerrin në pah këmbët e këngëtarit të "kalbura" nga agot, nxirje të thella, plagë, shenja agosh: fotot janë publikuar nga babai i mbretit të popit. Plaga e frikshme e errët në këmbën e djathtë, duket se është shkaktuar nga futja e keqe e një agoje në damar, e cila ka shkaktuar dhe mpiksjen e gjakut. Shkrepjet tregojnë dhe shpime agosh më të lehta, të cilat kanë mavijosur lëkurën përreth kaviljes së majtë. "Shenjat në këmbë janë të bëra nga shpime të shumëfishta- shpjegon Debra Jaliman, zëdhënëse e Akademisë Amerikanë të Dermatologjisë - lëngu i injektuar duket se ka acaruar lëkurën". Të injektosh drogë në këmbë, është një praktikë jo e zakontë, ka shtuar doktoresha, por këtë ai mund ta ketë bërë ngaqë venat e gjymtyrëve të sipërme i ka pasur të shkatërruara.Shekulli
