Puberteti i rremë i parakohshëm

Puberteti i rremë i parakohshëm është më i shpeshtë se ai i vërteti. Karakterizohet me dukurinë e karakteristikave sekondare seksuale.
214-150x150.jpg

Quhet i rremë, sepse vajzat të cilat e kanë pamjen e jashtme si të gruas, nuk kanë aftësi reprodukuese. Pamja e pubertetit të rremë të parakohshëm është pasojë e sekrecionit të estrogjeneve nga korja e tumoreve të qelizave mbiveshkore dhe të vezoreve.

Tumori mund të paraqitet te moshat e ndryshme (paraqitet edhe te personat e rritur). Fëmijët i sulmon para se t’i mbushin 8 vjeç. Ato vajza të vogla kanë karakteristika të shprehura sekondare seksuale krejtësisht të mira. Gjinjtë janë të zhvilluara, paraqiten pigmentet, qimet në pjesët gjenitale dhe në nënsqetulla janë të theksuara. Vagina dhe uterusi janë të zhvilluara si te vajzat në pubertet normal. Mund të paraqiten edhe menstruacionet, por ciklet janë pa evoluim, andaj ato vajza nuk janë të pëlleshme.

Me rastin e caktimit të diagnozës është shumë me rëndësi që të përcaktohet se a është fjala për pubertetin e vërtetë apo për pubertetin e rremë. Me ultrazë vërehet prania e tumorit në vezore, në gjëndra mbiveshkore. Sëmundja shërohet me heqjen e tumorit. Sëmundja ka prognozën shumë më të mirë sesa tumori i pubertetit të parakohshëm.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top