Psikosociologjia e turizmit (pjesa 1)

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Kontributet e para ne mendimin sociologjik . Lidhja me shkencat e tjera

Cfare eshte sociologjia?

Ka shume percaktime informale mbi objektin e studimit te sociologjise por dy konceptet baze jane rolet dhe struktura sociale.

Me role kuptojme realizimet e pritshme te individit ne nje pozite te caktuar.

Role kane mesuesit, prinderit, studente etj
Nje tjeter concept eshte struktura e cila ka te beje me strukturen e gjere te lojes, veprimit, ku shfaqen rolet.

Permes ketyre dy ideve madhore,
rolet dhe struktura sociale , sociologet perpiqen te shpjegojne dramen njerezore, ate qe ndodh ne jeten e perditshme dhe historine e individeve.
Fjala sociologji do te thote shkenca per shoqerine.


Pranimi i realitetit, fakteve dhe rezultateve quhet objektivitet.

ne studimet dhe shpjegimet e dukurive sociale nga pozita e nje sociologu profesionist duhet te eleminohen te gjitha barrierat e lidhura me paragjykimet.
Cdo gje qe studiohet ne sociologji ka te beje dhe synon tek shoqeria.

Shoqerite jane organizime te individeve qe jetojne ne nje territor te perbashket, perterihen permes gjeneratave dhe jane pak a shume te pavarur nga shoqerite e tjera.
Percaktimi per sociologjine
Sociologjia eshte shkenca qe studion shoqerine, grupet e individeve dhe organizatat, si dhe gjithe format e tjera te nderveprimit njerezor.

Kurse nderveprimi njerezor eshte procesi ne te cilin njerezit influencojne njeri tjetrin permes te folurit, lojes mesimit ndihmes apo edhe luftes.
Imagjinata sociologjike
Aftesia per te pare realitete te ngushta te jetes sone ne kontekstin e strukturave te zakonshme sociale psh.

Ajo zhvillohet kur disa shqetesime sociale si varferia divorci etj, zhvillohen ne nje kontekst te gjere social dhe i shohim si ceshtje te zakonshme publike.

Qendra e sociologjise eshte imagjinata sociologjike qe do te thote aftesia per te pare jeten tone dhe ate te te tjereve si pjese e drames se madhe njerezore.
Sociologjia si shkence sociale

Sociologjia eshte e lidhur me njerezit dhe me rregullat e sjelljes, por si pjese e shkencave sociale lidhet me pothuaj te gjitha shkencat e tjera

Pyetjet qe bejne sociologet jane
•Faktike
•Zhvilluese
•Krahasuese
•Teorike
Mendimtaret qe u perpoqen ne studimin e sociologjise

•Edmund Burke
•Auguste Konte
•Herbert Spenser
•Karl Marks
•Maks Weber
•Emil Durkheim







Ps:tema ska me psiko apo sociologjine sepse ajo eshte vet psikosocoplogji kshu qe jo bashkangjitje
 
Psikosociologjia e turizmit (pjesa 2)

Objekti i psikologjise.

Nen deget e saj

Psikologjia ne te kaluaren dhe ajo e sotmja

Psikologjia si shkence.


Drejtime kryesore.
Termi “psikologji” drivon nga greqishtja “psyche”- anima-shpirt
dhe “logos” – diskutim,

d.m.th diskutim mbi shpirtin.

•Psikologjia analitike:
•Psikologjia klinike:
•Psikologjia diferenciale:
•Psikologjia e moshes evolutive:
•Psikologjia individuale:
•Psikolojia sociale
•Psikoterapia:
•Psikanaliza:
•Psikiatria:
•Psikologjia e edukimit:
Drejtimet kryesore te studimit te psikologjise jane:

Biologjik- ka si objektiv shpjegimin e proceseve biologjike qe jane baza e sjelljes sone.
Psikoanalitik-thekson se ne te pavetedijshmen e individit, tek personaliteti dhe sjellja anormale ndikon fuqishem nxitja me baze seksuale dhe agresive.
Humanistik- individi eshte i afte te arrije maximumet e potencialeve, prandaj synohet te konceptohet si nje teresi komplekse shoqerimesh.
Kognitiv- ka si objekt procese si te mesuarit, te menduarit, kujtesen, perceptimin, zgjidhjen e problemit.
Bihejviorist- ka si objekt sjelljen njerezore.
Psikologjia studion depresionin dhe eksitimin Kur jemi me deprsion do te jete depresioni qe do te mbizoteroje ne mendjen tone:
Psikologjia nderhyn ne keto raste duke
favorizuar kurimin me teknika psikoterapike;
Hipnoza
Me termin hipnoze do te kuptojme nje clirim total qe arrihet permes teknikave te sugjestionit.
Frojdi dhe shoqerizimet e lira
Teknika e shoqerizimeve te lira eshte nje metode analize psikologjike qe bazohet ne berjen e pacientit te flase mbi veten ne nje gjendje te plote lirie.
Interpretimi i nje enderre.
Per te dhene idene e metodes qe perdori Frojdi, po japin analizen e nje enderre, te paraqitur ne nje artikull “i sogni”, i shkruar ne 1901, ku protagoniste eshte nje zonje e martuar prej disa vjetesh, edhe pse eshte e re ne moshe. Kur morri lajmin se mikja e saj, zonjusha Elisa, bashkemoshatare u fejua , ajo pa kete enderr:

“Gjendej ne nje teater me te shoqin dhe pa se nje pjese e platese ishte bosh. Burri tha se Elisa ishte fejuar dhe se i fejuari i saj kishte patur deshire te shihte spektaklin, por kishin gjetur bileta vetem per tre vende qe nuk u pelqyen nga cmimi dhe keshtu nuk i kishin blere. Zonja mendonte, ne fakt, se edhe mund ti kishin blere...”
Frojdi individualizon ne analizen e tij elementet themelore te meposhtem:

Cmimi i biletave- i referohej ngjarjeve te disa diteve me pare.

Kunata e zonjes kishte marre nga i shoqi nje shume parash qe i kishte shpenzuar menjehere per te blere nje bizhuteri.
Numri tre - zonja ne fjale eshte tre vjet me e re se Elisa.

Plate e zbraset: kohe me pare zonja ishte shume e ngutur ne blerjen e biletave te nje spektakli, por kur arriten ne teater se bashku me te shoqin e gjeten platene bosh.

Burri kishte thene se nuk duhet te ishin ngutur aq shume me shfaqjen e asaj nate.
Persa i takon fushes se turizmit, ajo eshte e interesuar
te aplikoje metodat dhe dijet psikologjike e
sociologjike, per te patur sukses ne drejtime te tilla si :

numri dhe tipi i klienteles turistike,
mosha e personelit,
funksionet ne evolucion apo regres,
raporti mes burrave e grave,
qendrimi perballe ushqimit,
qetesine e mundesuar,
fluksin turistik,
marredheniet mes situates ekonomike dhe kohes se lire
Psikosociologjia eshte nje udhekryq i fenomeneve sociale dhe atyre psikologjike.


Turizmi i siguron nje terren veprimi
psikosociologjise, persa i perket njohjes te
tipareve te klienteles turistike, kushteve sociale e
kulturore, mbeshtetur ne bazen e shprehjes se
dallimit te personaliteteve diverse.


 
Sociologjia e turizmit

SOCIOLOGJIA E TURIZMIT

Ky kapitull ekzaminon disa nga aspektet me te rendesishme sociologjike te turizmit. Kuptimi me i mire i efekteve te udhetimit tek individet, familjet apo grupet e tjera dhe shoqerise si nje e tere eshte me rendesi te madhe ne njohjen e benefiteve si dhe te disavantazheve te ketij fenomeni. Efektet ne eksperiencat e udhetimit te popullsise ne vendet e origjines dhe ato te destinacionit duhet te percaktojne se deri ne cfare mase shoqerite inkurajojne apo nuk inkurajojne zhvillimin e turizmit. Efektet sociale te turizmit mund te shihen ne 3 drejtime:
Efektet individuale
Efektet mbi familjen
Efektet mbi shoqerine

Efektet individuale

Nje individ i cili shkon ne nje vend te panjohur gjen nje mjedis jofamiljar jo vetem gjeografikisht por edhe personalisht, nga ana sociale dhe ajo kulturore. Njerezit te cilet udhetojne ndeshen me nivele te ndryshem kulturash ne te cilat ata duhet te gjejne veteveten. Keshtu qe udhetari perballon probleme per te cilat duhet gjetur nje zgjidhje nese duam qe udhetimit te jete plotesisht i suksesshem dhe i kendshem. Udhetaret duhet te menaxhojne burimet e tyre financiare dhe kohore ne situata te ndryshem nga ato te perditshmet. Ata gjithashtu duhet te menaxhojne bashkeveprimet e tyre sociale dhe marredheniet sociale me qellim qe te sigurojne mbeshtetje, strehe dhe nevoja te tjera si dhe mundesine per te krijuar lidhje shoqerore. Duke percaktuar dhe shkallen e ndryshimit kulturor, duke nxjerre dhe rezultate ne lidhje me faktin se se sa jofamiljare deshiron ta kete turistin mjedisin larg vendbanimit te perhershem. Personat qe udhetojne veprojne keshtu me personat me kulturat e tjera. Pavaresisht nga shkalla e pjesemarrjes lokale udhetaret duhet te kene nje informacion mbi destinacionin. Pervojat qe sigurohen nga udhetimet kane nje efekt te thelle mbi udhetarin mbasi mbeten ne kujtese. Turizmi qe ka si baze vezhgimin e menyres se te jetuarit te njerezve te tjere, eshte nje metode e strukturuar per ata qe deshirojne te futen thelle ne njohjen e menyrave te jeteses. Disa udhetare preferojne nje eksperience kontaktesh me selektive. Shembuj jane turet rreth subjekteve kulturore dhe eksperiencat si studimet antropogjene apo pjesemarrja ne festivale arti e folklori. Pavaresisht shkalles se pjesemarrjes lokale udhetari te pakten ne menyre siperfaqesore duhet te studioje vendin qe do vizitohet dhe te arrije ne disa vendime rreth menyres se si duhen zgjidhur problemet e ndryshimeve mjedisore. Pergatitja paraprake eshte nje veprim inteligjent. Eksperiencat e udhetimit kane nje efekt te thelle tek turisti por edhe tek shoqeria sepse eksperiencat e udhetimit shpesh jane kujtimet me te bukura ne jeten e nje individi.

Efektet ne familje

Ndersa nje familje eshte duke u zgjeruar udhetimet do jene ne qender te vemendjes cdo vit. Udhetimet familjare jane mjaft edukative dhe te dobishme per familjen. Sa me shume edukativ dhe I qellimshem te jete nje udhetim aq me shume benefite marrim prej tij. Prania e femijeve te vegjel con ne zvogelimin e udhetimeve. Me rritjen e numrit te pjesetareve ne familjen dhe me rritjen e femijeve, udhetimet rriten cdo vit. Parapergatitja dhe eksperienca e vete udhetimit jane raste te paharrueshme ne jeten e familjes. Studimi perpara udhetimit dhe konsulenca e eksperitit te udhetimit shtojne dobine qe marrim nga udhetimi.

Efektet ne shoqeri

Udhetimi ka nje ndikim te rendesishem ne kuptimin dhe vleresimin e njerzve te tjere. Politikat qeveritare ne vendet ne zhvillim inkurarojne udhetimin sidomos udhetimin e brendshem dhe sherbejne si nje mjet per te njohur qytetaret me pjeset e tjera te vendit te tyre si dhe te vleresojne vendin e tyre. Prezenca e vizitoreve ne nje vend prek konturet e jetes se banoreve vendas. Menyra se si sillen turistet dhe marredheniet personale me qytetaret e vendit prites shpesh kane nje efekt te thelle ne menyren e jetes dhe qendriemt e banoreve vendas. Pra, prania e vizitoreve ndikon ne menyren e jeteses. Efektet me te theksuara te ketij fenomeni jane sidomos kur turiste nga Amerika e Veriut apo Europa perendimore vizitojne vende me nje kulture te karakterizuar nga niveli i ulet ekonomikn dhe i jeteses se popullsise vendase. Ky fakt vihet re ne marredhenien me personelin e hoteleve dhe restoranteve te cilet krijojne kontakte me klientin. Vizitori influencohet nga ndryshimi ne kulturen e vendeve. Pergjithesisht ky efekt sjell nje vleresim ne rritje per cilesine jetes se vendit qe vizitojne i cili eshte i ndryshem nga ai qe kane ne evendin e tyre. Keto grupe te rinj njerezish qe do takojne behen me atraktive se sa grupet qe ata takojne ne jeten e tyre te perditshme. Sidoqofte jo te gjitha keto marredhenie mund te jene te deshirueshme. Ndjenja jo fort positive mund te gjenerojne nga vendasit kundrejt turisteve si rezultat I gap-it ne rrethanat ekonomike, menyrave te sjelljes, pamjes se jashtme dhe efekteve ekonomike. Por edhe ndjemnjat negative te turisteve kundrejt vendasve nuk jane te pazakonta, sidomos aty ku ka konflikt interesi per shkak te turisteve. Psh kerkesa per te mira nga turistet perben nje tendence per te rritur cmimet dhe kjo shkakton nje ndjenje te keqe. Nje forme tjeter e zemerimit rezulton nga ndjenja e inferioritetit midis grupeve te ndryshme per shkak te kontrasteve me turistet.
Disa sociologe mendojne se turizmi nuk eshte gje tjeter pervec se perplasje e kulturave dhe e vlerave. Ketu fillon konfrontimi i drejtperdrejte i njerezve me vlera kulturore dhe forma sociale mjaft te ndryshem.

Perplasja kulturore mund te sjelle keto pasoja.

1. Kundershtimet te cilat shprehen ne dy menyra
• Kur turistet nuk pranohen nga ana e komunitetit prites (sjellja jo e mire)
• Kur komuniteti prites nuk pranohet nga turistet (mosperfillja ndaj rezidenteve, zakoneve, stilit te jetes, fjalorit ose te folurit te tyre)

2. Perhapja ne te cilen te dyja grupet adaptojne tiparet kulturore ose elementet e tjere nga njeri-tjetri
Keto ndikime kulturore jane arritur npm
-Rritjes se menyrave te ndryshme te transportit
-Nje numri te madh te paketave turistike te cilat stimulojne kontaktet ndermjet njerezve te kulturave te ndryshme.

Disa nga efektet sociale me negative jane
Hyrja e veprimtarise se padeshirueshem si prostitucioni, alkolizmi, bixhozi etj
Tensioni racial
Humbja e krenarise kulturore
Ndryshimi ne menyren e jeteses

Por gjithashtu vizitori meson rreth kultures, historise, tradites dhe zakoneve te vendeve qe vizotojne. Funksioni kulturor sjell nje argetim te nje cilesie me te larte. Aktivitete te tilla jane
Vizita ne muze
Pjesemarrja ne koncerte
Shfaqje te ndryshme
Ekspozita
Zbulime arkeologjike
Nepermjet ketij funksioni krijohen kontakte me njerez te tjere per tu ngritur nga ana kulturore, duke mesuar per zakonet dhe traditat apo historine e tyre. Ndikimi i turizmit mbi kulturen eshte veshtire te vleresohet. Kerkesa turistike mund te sjelle te mira dhe te keqija.
Mund te sjelle mbrojtjen ose prishjen e formave dhe te artit lokal ose te zakoneve. Ana pozitive qendron ne faktin qe artistet vendas, muzikante, jane te afte te mbajne te lidhin mjeshterine e tyre me pushimet duke ndihmuar ne kete menyre ne mbajtjen gjalle te artit te vendit origjine. Kjo menyre e te ushtruarit mund te artit nga artistet mund te shkaktoje nje rritje te interesit te rezidenteve ndaj trashegimise se tyre kulturore.
Ana negative qendron ne faktin se turistet duke ushtruar artin apo traditat e tyre mund te shkaterrojne vleren kulturen si dhe respektin e rezidenteve lokale per format e artit te tyre, fene traditat dhe zakonet.

Interpretimi kulturor eshte nje nga menyrat qe sherben per te zbutur efektet negative te turizmit mbi kulturen e rajonit prites. Nje prej objektivave kryesore te tij eshte te ndihmoje vizitoret te te jene te ndergjegjshem ne vleresimine kuptimin e kultures se njerezve te zones qe ata vizitojne. Informimi sa me I mire I vizitoreve rreth nje evndi do te ndikoje ne respektin e tyre ngaj popullsise vendase. Ndersa per rezidentet interpretimi kulturor zgjeron me teper arsyetimin e tyre per mbrojtjen e integritetit kulturor.
Vizitoret duhet te ndihen te mikpritur ne te gjitha veprimtarite. Shume komunitete ofrojne programe te vecuara per punonjesit e cdo biznesi qe ka kontakte te shpeshta me vizitoret. Te tjera zbatojne programe te vecanta te informacionit publik per te bindur shtetasit per rendesine e turizmit ne komunitet.
Nje element shume terheqes per turistet eshte realizimi I produkteve artizanale karakteristike te zones. Prandaj eshte e rendesishem qe keto te jene origjinale. Ekspozimet terheqese neper hotele do ti nxisin vizitoret te blejne si dhe do ti drejtojne ata ne tregun lokal. Defrimi lokal gjithashtu eshte pjese e rendesishme e pervojes se tyre.
Per te terhequr vizitoret perdoren gjithashtu dhe evenimente te vecanta si festivale te cilat lidhen me kulturen e zones etj. Kur turistet hyjne ne vendin prites sjellin me vete kulturen etj qe ndikojne ne kulturen vendase Prandaj mund te themi qe turizmi eshte nje ngjarje sociale e cila con ne nje ndryshim strukturor ne te gjithe sektoret e tjere te ekonomise. Kjo bashkejetese shpesh con ne tensione sociale sidomos atje ku popullsia per arsye te ndryshme sociale, kulturore, psikologjike nuk eshte e gatshme te perballoje kete invazion turistik. Disa banore shfaqin refuzim kundrejt turisteve ne forma dhe menyra te ndryshme. Turistet shpesh ruajne nje sens indifference. Gjithashtu mosmarreveshje vijne dhe nga gjendja jo e mire ekonomike e vendit prites. Turistet duke shpenzuar se tepermi krijojne nje qendrim superioriteti dhe distance me banoret. Ose tjeter turistet sherbehen vec popullsise vendase, perdorin plazhe te vecanta etj. Shume vendas imitojne veshjen sjelljen menyren e te ngrenit te turisteve. Pavaresisht kesaj keta njerez ndihen bosh psikologjikisht indiferente, sepse te tilla menyra e zakone nuk I korrespondojne modeleve dhe ngarkeses psikologjike qe ata kane patur me pare

Pavaresisht ketyre efekteve negative te trasheguara ne kulturen e nje vendi, levizja turistike ne pjesen me te madhe dallohet per nje ndikim pozitiv per keto arsye

• Nepermjet levizjes turistike behet I mundur shkembimi kulturor midis turisteve dhe vendasve
• Krijohet nje atmosfere tolerante midis njerezve me kultura dhe raca te ndryshem
• Turizmi ben te mundur afrimin e njerezve, krijimin e lidhjeve te miqesise,

Karakteristikat e jetes dhe udhetimi

Egzistojne nje sere elementesh te cilet kane rritur interesin midis vendeve per vendet e tjera. Ato jane
1. Rritja e standarteve te jeteses
2. Ndryshimi ne strukturen e moshes se popullsise
3. Niveli ne rritje i edukimit dhe shkollimit
4. Komunikimi me i mire
5. Ndergjegjesimi social i njerezve ne lidhje me mireqenien dhe aktivietet e personave te tjere

Karakteristikat e udhetimit lidhur me moshen dhe vendndodhjen
Me kalimin e moshes (60 vjec e lart), personi mund te behet me pasiv per udhetimin. Udhetimet familjare lidhen ngushte me fazat e jetes se familjes. Prania e femijeve te vegjel tenton te reduktoje numrin e udhetimeve dhe familja eshte me teper e orientuar nga ndenja ne shtepi. Ciftet e martuara pa femije jane udhetaret me te mire. Me rrtijen e femijeve familjet e rrisin aktivitetin e tyre dhe familjet me femije te moshave 15-16 vjec udhetojne me shpesh se ato me femije te vegjel. Me rritjen dhe largimin e femijeve nga berthama e familjes ne ciftet e martuara ringjallet deshira per udhetim. Gjithashtu ne kete faze te jetes ata kane me teper kursime ndaj financiarisht jane ne gjendje te perballojne me teper udhetimin.

Personat qe jetojne ne qendrat urbane udhetojne me shpesh se sa ata ne qendrat rurale.

Te ardhurat dhe klasa sociale

Te ardhurat dhe klasa sociale kane ndikim ne udhetim. Personat e pasur dhe ata qe kane nje status te larte social udhetojne ne menyre te konsiderueshme. Kurse personat me te ardhura te uleta dhe nivele te uleta te punesimit nuk bejne shume udhetime.

Tarifat e grupeve te shoqerive ajrore
Nje variacion tjeter ne udhetimin ne grup eshte edhe rritja e tipeve te ndryshme te tarifave bazuar ne grupe te promovuara nga shoqerite ajrore. Grupe me pesembedhjete veta ose me shume kane tarifa me te uleta. Disa nga shoqerite me te njohura ajrore po sigurojne sherbime charter. Nje sherbim tjeter eshte charteri publik ku nje avion vihet ne dispozicion te nje grupi te caktuar te cilet kane te njejtin destinacion udhetimi. Sherbime te tilla sigurohen nepermjet agjenteve apo agjensive te udhetimit.

Turet me interesa te vecanta
Udhetimet ne grup per interesa te vecanta jane nje tjeter segment me rendesi ne rritje. Turet organizohen per ata grupe te cilet jane te interesuar ne agrikulture, arkeologji, arkitekture, arte, vezhgimin e zogjve, biznes, keshtjella , studime etnike, gjueti, festivale, kopshtari, golf, histori, letersi, natyre, opera, fotografi, interesa profesionale, kerkim fizike, safari, ski, studime sociale, sport, teeater, vinoteka etj.

Turizmi social (i subvencionuar)

Megjithese eshte pak e veshtire te perkufizohet turizmi social jane bere studime serioze ne lidhje me kete ceshtje. Perkufizimi per turizmin social permblidhet si me poshte
Turizmi social eshte nje tipologji turizmi i praktikuar nga grupe me te ardhura shume te uleta i cili behet i mundur nga sherbime themelore dhe te ndara nga njera tjetra. Nje tjeter perkufizim percakton turizmin social si nje tipologji turizmi e praktikuar nga ata qe nuk jane ne gjendje t eperballlojne kostot e paketes pa nje nderhyrje sociale, pra pa asistencen e nje shoqate te ciles individi i perket. Nga keto perkufizime duhen sqaruar se pari, idea e mjeteve t ekufizuara, e dyta turizmi social subvencionohet nga shteti, aytoritetet lokale, sindikatat e punetoreve, apo shoqata te tjera te ciles i perket individi. Se treti udhetimi jashte vendbanimit, mundesisht ne nje mjedis te ndryshem qe zakonisht eshte brenda vendit ose shume afer vendit te origjines.

Pushimet e paguara

Pushimet e paguara jane vendosur tashme ne te gjithe boten dhe ne shume vende nje minimum prej 2 ose tre javesh specifikohet nga ligji apo marreveshjet kolektive. Nje nga temat e sociologeve te shekullit e njezete eshte rritja e kohes se lire per punonjesit si dhe zhvillimi edukativ dhe kulturor qe e ben te mundshem kjo kohe argetimi. Shume punonjes detyrohen te bejne pushimet e tyre ne shtepi, pjeserisht per shkak te mungeses se mjeteve dhe eksperiences se udhetimeve, veshtiresive ne transport.
 
Antropologjia e turizmit

Hyrje

Antropologjia eshte studimi global dhe relativ i qenies njerezore dhe i nderveprimeve te ketyre qenieve njerezore me njeri-tjetrin dhe me mjedisin ku ata jetojne. Fjala antropologji vjen nga greqishtja dhe perkthehet diskutimi mbi njeriun. Antropologjia e ka prejardhjen nga shkencat natyrore dhe ato humane. Hyrja ne turizem dhe antropologji shpjegon se si antropologjia eshte dritarja permes te ciles mund te studiohet dhe vleresohet si duhet dinamika e turizmit. Qellimi i ketij kapitulli eshte te ilustroje sesi kerkimi cilesor, sidomos antropologjia merret per te bere studimin e turizmit dhe turistit. Antropologjia sociale ne vecanti interesohet per studimin e detajuar te komuniteteve te vecanta ose sub-kulturave. Ne kete drejtim ajo ndryshon nga sociologjia e cila zakonisht merret me teper me analizen e tendencave sociale ne shoqeri duke perdorur shpesh metoda statistikore.

Nese jeton ne Londer ka disa rregulla qe njerezit nderveprojne me njeri-tjetrin. Kur blen ushqime ne supermarket ti duhet ta dish qe duhet te vihesh ne rradhe per te blere ushqimet, ka mundesi qe te mos futesh ne bisede me persona te cilet nuk i njeh. Kur udheton me metro duhet te dish qe nuk duhet folur me pasagjeret e tjere dhe nuk duhet ti shikosh ata ne sy. Por nese shkon ne ishujt Figi ka aq shume miqei dhe perzemersi sa qe njerezit pershendesin miremengjes si ne dyqane ashtu dhe ne rruge. Jo vetem, por duke udhetuar ne autobuz mund te ndodhe qe te te merret femija nga krahet dhe te perkedhelet, apo te puthet nga ndonje pasagjer.

Pse gjerat jane ndryshe ne Londer dhe ndryshe ne Figi? Londra ka nje popullsi prej afro 7,5 milion banore, kurse Figi rreth 900 000 banore. Londra eshte nje mega qytet post industrial, frenetic, kurse Figi mbetet nje zone rurale. Jane keto kompleksitete, nderveprime sociale, rregulla, zakone te te ushqyerit, qendrimet kundrejt te huajve, sistemi fetar, dhe nje sere elementesh te tjere qe e bejne kulturen te kete vemendjen e antropologeve.

Antropologjia qe ne studiojme sot lindi gjate mesit te shekullit te nenetembedhjete, nje periudhe shume interesante dhe plot jete e historise se njerezimit. Ne kete kohe te pakten 3 tema te rendesishem ishin prezente ne te menduarit e shoqerise se edukuar perendimore. Keto ishin:
1. Kolonializmi. Perkufizohet si zgjerim i sovranitetit të një kombi dhe popujve në territoret jashtë kufijve të saj, shpesh për të lehtësuar dominimin ekonomik mbi burimet, punën dhe tregtisë në to. Termi gjithashtu tregon besimet e perbashketa të përdorura për legjitimin ose promovimin e këtij sistemi, veçanërisht besimin që vlerat etike dhe kulturore të banorëve janë më të larta se ato të vendeve te kolonizuara. Termi gjithashtu tregon, në kuptimin e rreptë, pushtetin kolonial te ruajtura nga disa vende evropiane mbi disa te tjera jo evropiane përgjatë kohes moderne dhe në këtë mënyrë tregon periudhën ekuivalente në histori, e cila filloi në shekullin e gjashtëmbëdhjetë me eksplorimin gjeografik Evropian dhe përfundoi zyrtarisht në gjysmen e dytë te shekullit XX, me fitoren e lëvizjeve anti-koloniale.
2. Shoqerite misionere te cilat kane te bejne me organizata te sponsorizuara qe sigurojne ndihme familjeve dhe njerezve ne nevoje.
3. Darvinizmi. Darvinizmi është një term që përshkruan idete e Charles Darwin, veçanërisht në lidhje me evolucionin biologjik per seleksionimin natyror. Darvinizmi nuk është sinonim me evolucionin, kjo e fundit është para Charles Darwin: teoritë darviniste janë evolucionare, por kontributi i tij kryesor është koncepti i seleksionimit natyror qe konsiderohet si vendimtar për shkak të evolucionit dhe zhvillimin e tij të mëvonshëm, me shtesa dhe korrigjime të shumta, do të mundësojë formulimin e teorisë evolucionare të tanishme ose sintezën moderne evolucioniste.
Te tre keta elemente jane pare te lidhur me njeri tjetrin. Duke u nisur nga ky miks i fuqishem i politikave kulturore, kuptimi i superioritetit ne shoqerine perendimore i sjelle nga industrializmi beri qe te lindte dhe kjo shkence e studimit te njeriut.

Antropologjia e turizmit

Antropologjia dhe turizmi kane sinergji midis tyre. Te dyja kerkojne te identifikojne dhe ti japin kuptim kultures dhe dinamikes humane. Per arsye se turizmi eshte nje pakete globale e aktiviteteve qe pershkruajne shume kultura eshte e nevojshme qe te kuptohet me thelle pasoja e nderveprimit midis shoqerive gjeneruese dhe pritese te kerkeses turistike. Duke analizuar me tej Smith ka theksuar se Antropologjia ka kontribute te rendesishme per ti ofruar studimit te turizmit, sidomos permes etnografise baze si dhe modelit te akulturimit dhe berjes te ditur qe turizmi eshte vetem nje element ne ndryshimin e kultures. Nje interpretim i kesaj mund te jete qe Smith argumenton qe nderveprimi njerezor, jo biznesi dhe marketingu, eshte faktori kryesor per shume paradokse te turizmit. Nese ne pranojme kete, lidhja midis turizmit dhe antropologjise behet akoma dhe me e rendesishme. Antropologjia mund te sjelle tek turizmi:

• Studimin e nje varieteti fenomenesh ne lokalitete te ndryshme me qellim identifikimin e tendencave
• Faktoret ekonomike, sociale dhe mjedisore dhe lidhjen midis tyre
• Vazhdimin e nje analize me te thelle (psh cfare e shkakton turizmin)

Nderkohe këto tema mund të duket të qarta për ata që tashme merren me studimin dhe analizat e turizmit, por rruga per te percaktuar një antropologji të turizmit nuk ka qenë e lehte. Për shembull, në një ese te hershme me kete subjekt, Nash (1981) bërë disa vërejtje në lidhje me besueshmerine se turizmi perben nje subjekt serioz për studime antropologjike. Nash (1981) gjithashtu krijoi pikën e takimeve ndërkulturore dhe transaksionet e rëndësishme shoqërore që sigurojnë çelesin për të kuptuar antropologjine e turizmit.

Ai vazhdon të shpjegojë se kjo do të ballafaqohet me shumë ndryshime, nje i tille është se një grup (turistët) janë në lojë, ndërsa një grup tjetër (punonjësit e turizmit) janë në vend të punës. Ne gjithashtu mund të shtojme një grup tjeter, ate te rezidenteve, të cilët mund të klasifikohen si vëzhgues aktive apo pasive. Duke vendosur diçka ne kete kuader, merremi me seksionin tjetër ate te fillimeve te antropologjise se turizmit.

Rrënjët e antropologjise se turizmit:

Udhëtimi i shenjtë apo shfrytëzim imperialist?
Para zhvillimit të një antropologjie të vertete të turizmit, janë hulumtuar elemente që tani janë pjesë e saj. Nga shkencëtarët e hershem shoqërore, Durkheim (1858-1917), është ndoshta më me ndikim në analizat e turizmit, pasuar ndoshta nga Van Gennep dhe Victor Turner.

Durkheim njihet në përgjithësi si dijetar që krijoi dhe ndërtoi kuadrin teorik brenda te cilit sociologjia ishte në gjendje të vepronte si një shkencë. Ai shqyrtoi pyetje në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet individit dhe shoqërisë. Në esenë e tij "Format Elementare të jetës fetare" (1915) Durkheim i referohet shoqërise aktuale qe vazhdimisht krijon gjëra jo te zakonshme të shenjta dhe zëvendësimin e botës se vërtetë me nje bote tjetër e cila eshte ideale. Në mënyrë domethënëse, në përpjekjen për të shpjeguar fenë, Durkheim arriti në përfundimin se ritualet dhe fetë i shërbejnë shoqërisë per te prodhuar solidaritet social në rritje. Ai përkufizoi te shenjtën në fjalët: "Për përcaktimin tonë të se shenjtës është se ajo është diçka e shtuar dhe mbi të vërtetën:

Në fakt, ne kemi parë se nëse jeta kolektive zgjon mendimin fetar në arritjen e një shkalle të caktuar të intensitetit, kjo ndodh për shkak se ai sjell një gjendje gjallërie që ndryshon kushtet e veprimtarisë psikike. Energjitë vitale janë të mbi-ngacmuara, pasionet më aktive, ndjesi me të forta, ka edhe disa që janë prodhuar po në këtë moment. Një njeri qe nuk e njeh veten e tij, ai vetë ndihet i transformuar dhe rrjedhimisht transformon mjedisin që rrethon atë. (fjalë të cituara te Durkheim në Abraham, 1973:187).

Kjo analizë eshte aplikuar për turizmin nga Nelson Graburn i cili shkroi për nocionet e te shenjtes, eksperiencave jo te zakonshme dhe profane te Durkheim (Graburn, 1989:24). Në mënyrë të ngjashme, Van Gennep (1960, botuar per here të parë në vitin 1908) beri nje teori për kalimin nga një kategori sociale në një tjetër gjatë te ashtu-quajturit ciklit të jetës të individit. Analiza e tij ishte rreth riteve te kalimit që i japin forme ngjarjeve të rëndësishme në jetën e nje individi të tilla si puberteti, adoleshenca, martesa, familja, etj.

Ai vuri përpara idenë se ritet e tilla të kalimit përbëheshin nga tre elemente kryesore:
1. Ndarjen (heqjen rituale të një personi nga shoqëria dhe nga jeta e zakonshme e bere deri ne ate moment.
2. Izolimin (Një periudhë e izolimit për personin qe ndjek ndarjen dhe i paraprin fazës se ardhshme),
3. Inkorporimin (ri-grupimi i personit në shoqëri me statusin e tij te ri).

Duhet të theksohet se duhet bere një dallim midis riteve te kalimit të cilat mund të përkufizohen si kalimi nëpër një proces për të ndryshuar kategorine sociale (zakonisht, dhe si u tha më lart, nga fëmijëria në moshën e rritur, nga beqaria ne martese) dhe riteve te intensifikimit të cilat rrjedhin nga cikli vjetor i rinovimit që ri-afirmojne (ose intensifikojne) marrëdhëniet e një personi me shoqërinë dhe ndryshojne ritmin e shoqërisë mbi një bazë të vazhdueshme (të tilla si ditëlindjet apo jubilete, sezonin e korrjes, apo fillimin e dimrit). Ritualet që rrethojnë një ceremoni martese te stilit perëndimor, fustan të bardhë, nata e fundit e beqarise në shoqërine e miqve të gjinisë së njëjtë, mbërritjes në kishë te nuses dhe dhëndërit në kohë të përcaktuar dhe nga vende të ndryshme, dhëndërit nuk i lejohet për të parë nusen e tij- (të paktën në ditën e dasmës) derisa ajo arrin në derën e kishës, etj. Të gjithë janë tregues të 3 fazave te Van Gennep. Këto rituale janë thënë për të ndihmuar me përforcimin e nje ndjenje kolektive dhe integrimit social.

Victor Turner ka zhvilluar këto ide te tranzicionit:

Në situaten aktuale te ritualit, me eksitimin e saj social dhe stimujve fiziologjike, të tilla si te kënduarit, vallëzuarit, alkooli, dhe mënyrat e çuditshme të veshjes, simbolet rituale. Normat dhe vlerat në njërën anë mbushen plot me emocione, ndërsa emocionet bazë fisnikerohen nëpërmjet kontaktit me vlera sociale. (1967:30). Kështu në disa shoqëri, është e pranueshme për një njeri të bëhet ne menyre te pakontrolluar i dehur dhe ndoshta të veprojë në një mënyrë jo të zakonshme në një strip-club! Turner i referohet këtyre periudhave mes sferave normale të ekzistencës si gjendje apo kategori te gjysmes se rruges se jetes.

ثshtë relativisht e lehtë për të parë pse idetë e Van Genneps dhe Turners kanë rezultuar tërheqëse për ata që kërkojnë arsye per turizmin. Australianët dhe New Zelandezet kalojnë një faze jete kur ata ndermarrin udhëtimin e tyre të gjatë në Evropë. Kjo është zakonisht në një fazë ndërmjet universitetit dhe fillimit te punës. Ajo përfshin kryerjen e një udhëtimi me shokët, personi ka lënë mënjanë jeten normale dhe zakonisht përfshin disa lloj ceremonish mirëseardhje ne shtëpi derisa kthehet i gatshem për t'u bashkuar me shoqërine normale, te ndjeke rregullat normale që zakonisht përfshin martesen dhe familjen. Një pyetje kyçe që del në këtë fazë është se në qoftë se turizmi është një rit ose ceremoni, në mënyrën që van Gennep i karakterizon, a kanë ata një funksion ne perforcimin e ndjenjës kolektive dhe integrimit social? Ne mund të shkojë një hap më tej dhe të kërkojmë, në kontekstin e fushave qe gjenerojne turizmin kryesor të botës së industrializuar/pas industrializuar, çfarë do të thotë një turist per shoqërinë?

Përgjigjet mund të jene qe ne perpjekje për të gjetur një gjendje shpirtërore të shenjtërisë që vendos kufijte e fese nga profania , turizmi mund te shihet si nje entitet lirie . Prandaj duke percaktuar turizmin si nje simbol te ekonomise moderne dhe lirise sociale mund te interpretohet si nje simbolizim i shoqerise ne vetevete saktesisht duke përsëritur përdorimin e entitetit siç përshkruhet nga Durkheim në kërkimet e tij ne kete fushë.

Duke shqyrtuar idenë e turizmit si ritual dhe udhëtimin e shenjtë (në veçanti punën e Graburn) ne tani kthehemi në një tjetër perspektivë: atë të turizmit si një formë e imperializmit.
Turner dhe Ash u shprehen: turizmi modern është një formë e imperializmit kulturor, një kërkim i pafund për argëtim, diell dhe seks nga kërkuesit për kënaqësi dhe që janë të dëmshme per kulturat lokale dhe ndotëse në botë. Turizmi është nje pushtim nga qendrat e zhvilluara metropolitane në periferite e paqytetëruara. Shkatërron ne menyre te pakuptueshme dhe pa qëllim (1975:129)

Puna e Nash në këtë fushë ishte përgatitur nga një besim i ngjashem: që turisti modern, siç ai e quan atë, si tregtari, punëdhënësi, pushtuesi, guvernator, edukatori, apo misionari, është parë si agjent i kontaktit mes kultures dhe, drejtpërdrejt ose tërthorazi, shkaku i ndryshimit sidomos në rajonet më pak të zhvilluara të botës (1989:37).

Disa tema lindin nga esete e Nash të cilat kanë pasur një ndikim të fuqishëm në punën e shume studimeve mbi turizmin nga një perspektivë shkencore sociale. Ato janë përmbledhur kështu: Analizat e zhvillimit turistik nuk duhet të bëhen pa iu referuar qendrave prodhuese që gjenerojnë
• suficite të mjaftueshme për të mundësuar turizmin (në kuptimin e kohës së lirë e udhëtimit) dhe
• vete turistët;

Kjo situatë krijon një shkallë te kontrollit nga rajoni gjenerues gjatë rajonit prites dhe se kjo e bën qendren metropolitane, imperialiste, dhe turizmin një formë te imperializmit; kjo marrëdhënie është drejtuar tërësisht drejt furnizimit te cfaredo gjeje qe turistët duan përfshirë atë që mund te mos gjendet ne menyre të natyrshme të tilla si ushqim të shpejtë, ajer te kondicionuar, pishina dhe ushqime dhe pije të importuara: një infrastrukturë mbështetëse është zhvilluar në këtë mënyrë; transaksionet me banorët lokale në thelb janë të pabarabarta dhe se është kjo pabarazi qe ve nje kornize ne marrëdhëniet mes vendasve dhe të ftuarve; janë shpesh pabarazite ekonomike midis vendasve dhe mysafirëve, si kolonializmi, të cilat mund të bejne qe te lindin ndjenjat e superioritetit midis te ardhurve. Një sistem turizmi mund të zhvillohet (sidomos në vendet me një bazë shumë të kufizuar ekonomike) i cili mund të përfshije ekonominë e përgjithshme në një ekonomi shërbimi drejtuar përmbushjes së nevojave, të huajve te rastit.

Këto tema mund të përmblidhen si vartësi dhe perhapje e kulturave. Ne menyre te habitshme, Nash e quan popullin vendas që merr iniciativën për të ndihmuar në zhvillimin e zonave turistike, bashkëpunëtorë.

Puna e mevonshme e Nash është shumë më pak kritike per turizmin si një aktivitet shoqëror, dhe në librin e tij më të fundit, botuar në 1996, imperializmi i botes nuk shfaqet me në indeks. اfarë Nash dhe pasuesit e tij deshtuan për të trajtuar në analizat e tyre është çështje e alternativave ekonomike. Duke parë kushtet sipas të cilave, për shembull, femrat e reja janë të punësuara në fabrika e prodhimit te veshjeve në Sri Lanka, ku çdo lëvizje e tyre është e kontrolluar dhe e rregulluar dhe pagat mezi paguhen, në mënyrë të qartë kjo industri veshje nuk ofron shumë shpresa. Në këtë kontekst, turizmi siguron një potencial shumë më realist se sa kjo industri.

Temat kryesore në Antropologjine e turizmit

Jane sugjeruar pesë tema kyçe në antropologji:
• lloji i kulturës
• kultura dhe mbijetesa
• formimi i grupeve
• kërkimi për rregull
• Ndryshimi i se ardhmes.

Mënyra në të cilën këto tema të gjera ndërfaqen me turizmin mund të shpjegohet përmes punës se Jafar Jafari (editor i Kronikave te kerkimit te Turizmit). اfarë Jafari ka sugjeruar këtu është me interes të madh per sociologet qe studiojne turizmin. Mënyra e tij për të pare turizmin si sistem është para së gjithash për të ngritur dy nën-sistemet, një për rajonet gjeneruese cila ofron një derdhje të turistëve, dhe një tjetër për zonat e pritjes e cila perfshin prurjen e turistëve. Ai pastaj i vendos këto nën-sistemet brenda kontekstit të një të trete: zonat e ndërvarësisë reciproke. Jafari bën një lidhje midis kërkesës dhe ofertës që shkon përtej ekonomisë apo marketingut. Pika e tij është që vendet e industrializuara (ose pas-industrializuara) varen nga fushat rekreative per të ndihmuar ne rigjenerimin e qytetarëve të lodhur. Ky eshte nje pozicion mjaft i ndryshem nga ai i shkencetareve politike, te cilet do te theksojne deshtimin ekonomik te turizmit per te ofruar mallra ekonomike per vendet ne zhvillim.
Megjithatë, në qoftë se destinacionet ekzistuese nuk do të dorëzojnë mallrat rekreative ajo çfarë mbetet është fuqia ekonomike e vendeve prodhuese të zhvendosë vëmendjen e tyre dhe të biznesit në vende të tjera.

Shkrimtarë kryesore në antropologjine e turizmit

Ky seksion elaboron punën e disa shkrimtarëve me ndikim në antropologjine e turizmit.
Përshkrimi më lart në zhvillimin e antropologjisë se turizmit dhe perspektiva e mprehte e Jafari ka caktuar vendin për një diskutim më të detajuar në lidhje me punën e një numri të akademikëve të cilët kontribojnë në antropologjine e turizmit. Ajo është gjithashtu e dobishme, sepse ajo na lejon që të reflektojmë mbi faktin se pse antropologët duhet te studiojne turizmin.
Duke përdorur argumentet e Nash, kjo është paraqitur ne nje figure ne te cilen është mjaft e lehtë për të identifikuar një numër të kontribuesve të rëndësishëm dhe me ndikim në antropologjine e turizmit. Unë nuk e kam përfshirë Jafar Jafari dhe Valene Smith në kete tabele, sepse në një kuptim, puna e tyre në antropologjine e turizmit shkon përtej një kontributi teorik rreth subjektit.

Midis tyre, dhe në mënyrat e tyre të ndryshme, ata kanë vendosur me vetedije turizmin në hartën akademike si një subjekt të ligjshem për të studiuar. Jafari ka kontribuar përmes themelimit të tij dhe redaktimit të vazhdueshëm të Hulumtimeve kronike te Turizmit dhe Valene Smith përmes punës së tij me Shoqata antropologjike amerikane. Hartimi i nje liste domosdoshmërisht do të thotë përjashtim: ajo qe duhet të kihet parasysh eshte se qëllimi i listës është për të nxitur të menduarit për antropologjine të turizmit mes studentëve, jo për të dhene listen përfundimtare. Lojtarë të tjere të rëndësishem janë Linda Rihter (1989) dhe puna e saj në politikën e turizmit, Filip Pirs (1982), me kontributin e tij për psikologjinë sociale të turizmit, dhe Roland Barthes (1984).

Pse antropologët duhet te studiojne turizmin

Jane kater tema te gjera te cilat shfaqen me nje rëndësisë së parë në studimin antropologjik të turizmit:
1. paradoks i të qenit lokal në një botë globale ;
2. turizmit dhe rituali;
3. turizmit si aventurë mitologjike
4. turizmi dhe ndryshimi social.

Ka natyrisht tema te tjera (sic na kujton Selwyn, 1996,) siç janë ato të propozuara nga Malcolm Crick per kategorizimin e tre fillesave te të dhënave per antropologjine e turizmit:
• semiologji ,
• signifier
• signified

Turistët pushtojnë hapësirën kulturore gjatë vizitës së tyre, dhe per ta zene vend të veçantë gjërat autentike. Turizmi sjell efekte ekonomike dhe politike në mënyrë që të mundësojë një kuptim më të thellë për implikimet politike të zhvillimit dhe të ekonomisë, (dhe) ndryshimet shoqërore dhe kulturore, brenda zonave gjeneruese dhe pritese, në veçanti të, outputeve kulturore për t'u vizituar, dhe turizmit si një kërkues të origjinalitetit.

Ky kërkim i origjinalitetit mund të shpjegohet si një lloj i procesit kompensues me të cilin punonjësi i huaj kërkon nje ekzistence më autentike gjatë një pushimi jashtë vendit (Nash, 1996:66). Kjo pikëpamje është bazuar në punën MacCannell i cili, nga ana e tij, ishte bazuar në një refuzim të tezës Boorstin's (1964) që turisti modern me qëllim kërkon përvojat jo autentike, te ashtuquajtura pseudo-evente si pjesë e një jetese zakonisht sipërfaqësore në shtëpi.

Pozita e MacCannell mbi pseudo-ngjarjet e Boorstit është që turistët nuk shkaktojnë pseudo-ngjarje, si këmbëngul Boorstin (dmth. se turizmi është bërë sipërfaqësor, sepse vetë turistët janë sipërfaqësore), por se qëndrimet snob te Boorstin mbi dallimin midis turistëve dhe udhëtarëve janë pjesë e Problemit te turizmit masiv, dhe jo një reflektim analitik në të (MacCannell, 1976:104).

Urry ka një pamje që e dallon nga Boorstin dhe Nash. Ai kundërshton idenë e kërkimit për autenticitet si faktori kryesor motivues për turistët (edhe pse pranonte se kjo mund të jetë e rëndësishme). Ai vazhdon me një koment të mëtejshëm rreth bazës për organizimin e turizmit, një tipar kyç i cili duket të kete një dallim midis vendbanimit normal/ punës dhe [përvojës turistike], sepse ka ne njefare menyre kontrast me përvojat e përditshme (1990:11).

Kjo pasiguri në lidhje me motivacionin turistik thekson atë që nuk ka një lloj të vetëm turizmi. Përvojat qe ata kërkojnë do të jenë të ndryshme, Nash, në diskutimin analizë te turistëve, e shtron ceshtjen ne këtë mënyrë: këta njerëz mund të kërkojë më shumë ose më pak origjinalitetin në turizëm e tyre sipas mënyrës se si janë tjetërsuar ata nga kushtet shoqërore në të cilat ata jetojnë (1996:66 ). Ai vazhdon në mënyrë të ngjashme: Ka, vërtet, lloje te tjera të turizmeve për të cilin çështja e autenticitetit nuk ka dalë (Nash, 1996:82

Selwyn lidh keto perfundime duke na kujtuar se kjo ide e të qënit i huaj është e lidhur me kërkimin e Maslow, për vetë-aktualizimin: Deri tani ajo që është pranuar gjerësisht nga antropologët e turizmit eshte qe shumë nga turizmi bashkëkohor është themeluar në kërkimin për të shtyrë ata qe shkojne në drejtime të kundërta, për kërkimin e autenticitetit per te tjeret.

Kjo ide e tensioneve na kujton nocionin e Levit-Shtraus e ekzistences se gjendjeve të kundërta dhe dualismit simbolik te Malinowski's.
Për turizmin, këto tensione mund të hulumtohen edhe më tej. Mbetet megjithatë, një nevojë për të shpjeguar pse lloje të veçanta turistike janë bashkangjitur në grupe të veçanta sociale në një periudhë të caktuar historike, pyetjet pa përgjigje janë pse sjellje e veçantë? Pse grupe të veçantë? Pergjigjja me e afert është përmes punës së Passariello (1983), i cili ka studiuar turizmin e klases se mesme meksikane. Tre faktorë të ndërlidhur u sugjeruan që ofrojne një shpjegim për mënyrën se si modelet e gjetur u prodhuan dhe ndihmuan per te parashikuar modele te tjera më tej. Këto janë: te ardhurat e kufizuara kufizojne zgjedhjen e stilit, distancen dhe kohëzgjatjen e udhëtimit. Por, është shpjegim i mjaftueshem thjesht te kesh te ardhura te mjaftueshme?

Por, a mund të lidhim pasurine-kulturore te klases se mesme me vetë-besimin? Apo kjo nuk supozon se gjërat që përbëjnë një edukim te klasës se mesme (literaturë, mitologji greke, Art etj) janë të vetmit komponente te vlefshem te kulturës? Por a mund të justifikoje kjo prostitucionin e fëmijve, dehjen, plogështine? Puna e Passariello është e rëndësishme, dhe pse disi i paplotë, sepse analiza është bazuar në hulumtimet empirike dhe jo ne reflektim.

Në rastin e veçantë të punës se Passariello, ne mund të shohim se zgjedhja e stilit turistik rrjedh nga situata dhe kultura e tyre në shtëpi. Por, në qoftë se ne në përgjithësi jemi dakord me idenë e shkembimit dhe sjelljes se turistëve, si i zgjedhin njerëzit këto ndryshime? A është thjesht një zgjedhje e atyre elementeve që nuk janë në gjendje të ndryshojë jetën e tyre normale? Duke pasur parasysh se shkembimi kulturor është një temë e vazhdueshme në antropologji, ia vlen të shqyrtuar atë pak më të ngushtë se si kjo ka të bëjë me turizmin. Duhet theksuar se ndërsa puna e Passariello-s është e dobishme, ajo ka difekte që janë ende për t'u adresuar si: Si mund të percaktohet besimi kulturor? اfarë roli ka industria e udhëtimeve në ndikimin e vendimeve? (dhe) Pse disa njerëz me vetë besim kulturor nuk zgjedhin të bëhen turistë?

Ide kryesore

Antropologët dhe shkencëtarët e tjera sociale argumentojnë se njerëzit kane nevoje për të analizuar turizmin; antropologjia ofron një perqasje të analizës kritike te turizmit përmes kuadrit krahasues, aftësinë për të sjellë së bashku lokalen dhe globalen, duke njohur lidhjet e fushave ekonomike, mjedisore dhe sociale, dhe kjo ka patur një ndarje mes antropologëve që shikojne turizmin si një ritual (p.sh. Nelson Graburn) dhe ata që e konsiderojne si nje formë te imperializmit (Dennison Nash).

Te menduarit e tanishem te antropologjise është se turizmi ka shumë motivues dhe është tepër komplekse që të kategorizohet në këtë mënyrë; (megjithatë) një kategorizim praktik i mënyrave në të cilat turizmi mund të studiohen nga antropologët ka qenë i paraqitur nga Crick i cili propozoi semiologjine, ekonomi politike dhe sociale / ndryshim kulturor si fillesa më efektive të dhënash; shume pune në antropologjine e turizmit i mungojnë hulumtimet empirike me rrënjë, dhe mund të pasqyrojnë pikëpamjet e klases se mesme, (dhe) Selwyn dhe të tjerët janë të bindur se është kërkimi autentik për të tjeret dhe per veten që krijon tensionin per perqasjen e shkences shoqërore për të analizuar turizmin.




 
vazhdimi i pjese 3

Per te ilustruar se sa e perhapur eshte kjo barriere u morr shembulli i meposhtem ne te cilen u eleminua barriera e kostos. Personave te pyetur ju dha kjo pyetje e paperfunduar Znj dhe Z. Brown iu ofrua nje udhetim falas ne SHBA, por ata nuk deshironin te shkonin sepse.................... Rezultatet treguan se 42% e te intervistuarve dhane pergjigje qe tregonin se cifti Brown deshironte te bente kete udhetim por nuk mundeshin per arsye te punes, shendetit jo te mire, moshes apo femijeve. Sidoqofte 26% treguan qe cifti Brown nuk donte ta bente kete udhetim pasi ata preferonin me mire te qendronin ne shtepi, nuk i pelqenin udhetimet, ose kishin frike nga eksperiencat e reja. Eshte eveidente qe pervec deshires per te udhetuar ekzistojne edhe persona te cilet preferojne me teper te qendrojne ne shtepi. Te tjere nuk kane shume deshire te udhetojne sepse nervozohen apo kane frike nga ajo qe mund te sjellin eksperiencat e reja.
Kur analizojme disa nga arsyet psikologjike qe kontribojne ne mungesen e interesit per te udhetuar, te pakten disa prej tyre lidhen me konfliktin midis nevojave per te eksploruar dhe nevojes per siguri. Prandaj, per te zbutur kete konflikt ka nje menyre e cila sugjeron udhetimin ne zona te cilat individi i njeh mire, individet mund te vizitojne te njejtat vende qe kane vizituar me pare dhe me te njejtet persona qe njohin prej vitesh.

Udhetimi me avion dhe ai me makine
Megjithese shqetesimi kryesor i personave qe operojne ne industrine turistike eshte te motivoje personat te cilet nuk kane deshire per te udhetuar, mjeti i trnsportit i zgjedhur per udhetim mund te kete efekte domethenese ne turizem.
Nje analize regresioni u krye per te percaktuar se si disa variabla jane faktore qe motivojne nje individ te zgjedhe udhetimin me avion apo ate rrugor (behet fjale per udhetime qe nuk kane te bejne me biznesin). Jane perdorur kater variabla ne kete analize:
1. Cmimi
2. Gjatesia e udhetimit
3. Kenaqesia e udhetimit dhe eksperiencat e meparshme
4. Te ardhurat

Rezultatet e analizes se regresionit treguan se cmimi eshte je faktor shume i rendesishem per te vendosur nese duhet te marrim avionin apo makinen. Variablat e gjatesise se udhetimit dhe te kohezgjatjes se tij mund te interpretoheshin gjithashtu si variabla te cmimit sepse kosto e udhetimit eshte pjeserisht ne funksion te gjatesise(distances) se udhetimit dhe pjeserisht ne funksion te kohezgjatjes se udhetimit perderisa kosto e ushqimit, akomodimit, etj rritet me rritjen e diteve te qendrimit ne nje destinacion.
Koeficienti i korrelacionit konfirmoi se udhetimi me avion eshte me i lire se sa ai me makine nese gjatesia apo distanca eshte me e madhe se sa 1000 milje dhe kohezgjatja eshte me shume se sa 11 dite. Variabli i te ardhurave tregoi se udhetimi me avion do kete perparesi ndaj atij me makine nese te ardhurat e familjes jane te larta. Kenaqesia e udhetimit dhe eksperiencat e meparshme treguan se nese udhetaret e perceptojne avionin si zgjidhjen me te mire dhe nese ata kane eksperiencat e meparshme te udhetimit me avion atehere ky mjet udhetimi do kete perparesi.
Ajo qe kjo analize nxjerr ne pah eshte se per pjesen me te madhe te udhetimeve qe nuk zhvillohen per arsye te biznesit, makina eshte zgjedhja me popullore pervec rasteve te treguar ne analizen e meparshme ku avioni eshte mjeti me preferuar i transportit.

Romanca e udhetimit

Mbi te gjithe motivuesit qendron motivimi per te permbushur nevojen e nje individi per kenaqesi. Udhetimi kenaq kete nevoje ne nje shkalle shume te larte. Planifikimi apo periudha para udhetimit mund te jene po aq te kendshme sa vete udhetimi. Diskutimi i aspekteve te udhetimit me miqte, gjetja dhe kerkimi i informacionit per destinacionin e ardhshem turistik eshte nje pjese e rendesishme e kenaqesise totale te nje udhetimi. Romanca ne udhetim eshte gjithashtu nje motivues i forte, sidomos per ata individe te cilet udhetojne per muajin e mjaltit si dhe per ata te cilet pelqejne aspektet romantike per te pare, perjetuar dhe shijuar vende te vecanta dhe atraktive. Ndarja e eksperiencave me pjesetare te familjes apo me miqte eshte nje pjese integruese e kenaqesise qe te jep nje udhetim.

Llojet e destinacioneve

Diversiteti midis destinacioneve eshte bere shume i theksuar sa qe ai behet i rendesishem per te klasifikuar destinacionet dhe mund te ndermerret nje diskutim sistematik i psikologjise se turizmit dhe motivimit. Nje klasifikim i destinacioneve mund te behet mbi bazen e tipologjive te eksperiencave te udhetimit ne destinacione te ndryshme. Valene L. Smith identifikoi 5 kategori te destinacioneve dhe udhetimit.
1. Turizmi etnik, qe do te thote udhetim per qellime te vezhgimit te kulturave dhe stileve te jetes se njerezve ekzotike. Ky lloj turizmi mund te identifikohet nga udhetimet ne Panama per te studiuar indianet San Blas apo ne Indi per te vezhguar tribute e izouara te Assam. Aktivitetet tipike te destinacionit perfshijne vizita, pjesemarrje ne kercime, ceremoni, rituale fetare.
2. Turizmi kulturor, i cili eshte udhetimi per te perjetuar dhe per te marre pjese ne nje stil jete qe mbeshtetet ne memorien njerezore. Aktivitetete ne keto destinacione perfshijne festivale dhe artet e ndryshme, performanca te folkut etj.
3. Turizmi historik i cili thekson dhe viziton fitoret e te kaluares- Rome , Greqi, Egjipt. Ture me guida vizitojne kishat dhe katedralet. Ky lloj turizmi eshte komod sepse atraksionet gjenden ose brenda qenrave te medha ose jane lehtesisht te arritshme.
4. Turizmi i mjedisit, i cili eshte i ngjashem me turizmin etnik por theksi vihet ne atraksionet natyrore dhe mjedisore sesa ne ato etnike. Ne kete kategori futen udhetime te cilat bejne nje vleresim te lidhjes mes njerezve dhe natyres. Ky lloj turizmi perfshin vendet si ishujt Galapagos , Antarktic, Victoria Falls, Niagara Falls, Grand Canyon, Yellowstone National Park etj. Aktivitetet tipike perfshijne fotografite, ngjitjen ne mal, kampingun, hipizmin, gara me kanoe, hiking etj.
5. Turizmi rekreativ. Perqendrohet ne sportet, qendrat kurative, banjot e plazhit, kontaktet sociale. Keto zona promovojne kater s-te e turizmit reren, detin, diellin dhe seksin (sand, sea, sun and sex) permes pamjeve te bukura te Palm Beach, fusha tenisi, kurse golfi etj. Terheq turiste qellimi i te cileve eshte relaksi.



Besina Roshi-Lektore ne UVIQ
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top