Pse Vatikani nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës?

Vvetoni

Antarë i Respektuar
Shpalli pavarësinë me 17 shkurt 2008, duke u njohur nga vende të ndryshme të botës , Kosova shteti më i ri në Evropë, nuk është njohur ende nga ana e Vatikanit , për me tepër edhe përkunder insistimit të diplomacisë së Kosovës , njohja duket se nuk do të vije se shpejti.

Po sjellim në ketë temë deklarata nga ana e kardinalëve të Vatikanit të cilet nga menyra se si flasin mendojnë sikur serbet.

Vatikani nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e shpallur njëanshëm nga Shqiptarët e Kosovës , thotë Kardinali Wallter Kasper për të përditshmen katolike "Kathpress".

Kardinali është kryetar i Këshillit Papnor për Promovimin e Unitetit të Krishterë me seli në Vatikan. Ai ishte në vizitë muajin e kaluar në Rusi ku u takua me kreun e Kishës Ortodokse Ruse patriarkun Aleksei II. Pas takimit për para mediave ruse u shpreh se, “Vatikani kupton shqetësimet e Rusisë dhe Kishës Ortodokse mbi problemin e Kosovës. Ne gjithashtu kuptojmë se Kosova është djepi i Kishës Ortodokse serbe”.

/Shekulli Online/ E.L./

Serbet, Vatikani na sugjeroi që të e ndajmë Kosovën.

Kryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq nuk ka vendosur të largohet nga insistimi i tij për ndarjen e Kosovës. Në një intervistë të shkurtër dhënë gazetës beogradase "Vesti Online", ai ka deklaruar se "është këshilluar nga disa qarqe politikë-bërëse në Vatikan për ndarjen e Kosovës dhe anulimin e vendimit të para 40 vjetëve, kur u vendos kufiri i tanishëm mes Kosovës dhe Serbisë".
"Duhet të bëhet korrektimi i linjës administrative mes Kosovës dhe Serbisë. Serbia duhet të anulojë vendimin e para 40 vjetëve, kur disa komuna serbe i mbetën Kosovës". Ndërsa në pyetjen se kush i kishte propozuar korrektimin e kufirit me Kosovën, Daçiq përgjigjet: “disa qarqe diplomatike-politike në Vatikan”.

Edhe me ardhjën e papës së ri në krye të Vatikanit, si duket nuk ka shenja të ndryshimit të raportit të Vatikanit .

Me rastin e kërkesës që kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e ka bërë gjatë inaugurimit të Papës Françesko, që Vatikani ta njoh Kosovën, Hocevar ka thënë për ditoren Politika se “nuk e di nëse Thaçi e ka thënë këtë ose jo, por se Selia e Shenjtë nuk ka dhënë sinjale se diçka do të ndryshojë”.
"Kjo është shumë e sigurt për dhe për ne shumë e rëndësishme - për tërë Kishën Katolike”, tha Hocevar.

Edhe pse shteti më i ri në Evropë po fiton perkrahje anembanë botës, Vatikani që konsiderohet qendra e katolicizmit në botë, nuk e ka ndermend të e ndryshoj raportin e saj dhe mban qendrime identike me ato të shtetit serb.
 
Titulli: Pse Vatikani nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës?

selia e shenjet ! hahaha njerzt e Zotit qe mirren me politik !!! njerz fallc qe i rjepen katolikt tu jau vjedh pasurin , e vet jon mbush me ari ne trup e ne katedrale....njerz tposhter.
 
Titulli: Pse Vatikani nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës?

Do ta njohe kur te pastrohet Kosova nga kolera islame radikale.
Shume i jepni rendesi keti shteti, me te voglit ne Bote, njekohesisht me te fortit.
 
Titulli: Pse Vatikani nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës?

Nuk e njeh sepse eshte 98 % shtet musliman.
 
Titulli: Pse Vatikani nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës?

Ne fakt, edhe Katalonja spanjolle eshte "myslimane" qe nuk njihet indipendeca e saje..Lol Pavarshisht qe jane ne UE.
 
Titulli: Pse Vatikani nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës?

Serbet, Vatikani na sugjeroi që të e ndajmë Kosovën.

Kjo mjafton !
 
Titulli: Pse Vatikani nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës?

Nja 10 tema jane hapur keto tri-kater vitet e fundit dhe madje me te njejtat shprehje. Befasohem se pse nuk e vazhdojme debatin atje ku e kemi lene por duhet ta rinisim gjithnje nga fillimi :hmm:
 
Kosova ka 6 vjet që është shpallur e pavarur , nuk do të diskutohet vetëm në 3 -4 vitet e para , me shumë se kaq ditet e vitet po ecin e njohja e asaj që konsiderohet si qendra e katolicizmit në botë nuk duket në dritë, nuk është vetëm mos njohja e pavarësisë për me tepër të frikshme janë deklaratat të cilat ngjajnë ne ato të çetnikeve serb.
 
Titulli: Pse Vatikani nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës?

Ne fakt kjo deklatata e kardinalit eshte e vitit te kaluar, dhe pa dyshim eshte si teme ne fv qe ne ditet e para te kesaj deklrate.
Gjithsesi, ju keni probleme me koshencen tuaj pikesepari- sipas jush bota eshte e ndare sipas besimeve religjoze, dhe cdo gje duhet te diskutohet rreth, dhe ne baze te saje.
 
Titulli: Pse Vatikani nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës?

Ky nen forum ka një numër të madh të postimeve të cilat janë copy-paste dhe si të tillë se besoj që mund të paraqet problem . Madje ka deklarata të viteve 1900 e më parë e në bazë të logjikës së tillë ato nuk do të duheshin të diskutoheshin.
Në krye të Vatikanit është personi që në term njihet si papa, e që është udheheqës religjioz i besimit të krishter , më saktë katolik. Si udheheqës i katolicizmit në botë ai udhehëq dhe Vatikanin , lidhshmërinë e fesë me shtetin nuk e ka ba askush pos vet Vatikani dhe kleriket e kardinalet aty,madje edhe përfaqësitë nepër botë janë nga perfaqësues të fesë .
 
Titulli: Pse Vatikani nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës?

Eshte me se e drejte qe Vatikani ti shikoje gjerat ne parime fetare, por jo ju. Edhe une them me teper se c'ka thene kardinali i Vatikanit; qe Kosova nuk eshte vetem djepi i kishes ortodokse, por edhe djepi i serbeve.
Arrini te kuptoni gje ju me kete??
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pse Vatikani nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës?

Po unë e kam kuptuar, ashtu si shkruan në temë e ka thenë në Rusi dhe atje dominon krishterizmi-ortodoks , por e ka thenë një kardinal i Vatikanit . Citimi i vetëm një pjesë shpesh e percakton si të gabuar interpretimin e saktë të asaj që thuhet ose shkruhet, por që të mos të le të gabosh në të ardhmen po të sjell të plotë , ndonese është dhe në temë.

"Kardinali është kryetar i Këshillit Papnor për Promovimin e Unitetit të Krishterë me seli në Vatikan. Ai ishte në vizitë muajin e kaluar në Rusi ku u takua me kreun e Kishës Ortodokse Ruse patriarkun Aleksei II. Pas takimit për para mediave ruse u shpreh se, “Vatikani kupton shqetësimet e Rusisë dhe Kishës Ortodokse mbi problemin e Kosovës. Ne gjithashtu kuptojmë se Kosova është djepi i Kishës Ortodokse serbe” . "

Besoj që tash e kuptove dhe e ke parasysh se çfarë dhe si me saktë është thenë.
 
Titulli: Pse Vatikani nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës?

Po or zotri, une e kuptoj fort mire po ti, ju, s'po merrni vesh agje!!
Me ate deklarate kardinali po ju ben qefin ortodoksve mendje-shkurter, dhe po ju thote shqiptarve se ju jeni ata qe bete njerez serbet.
 
Titulli: Pse Vatikani nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës?

Ke ende të pa kuptueshme vendin ku jemi dhe menyren se si diskutojmë. Me sa di unë në ketë forum të gjithë flasin shqip , e ne mos kofshin shqiptar nuk janë deklaruar deri me tani ndonese ka të tillë me prirje pro serbe. Nuk po diskutoj në një forum serb por në një forum shqiptar për mos njohjen e Kosovës
Plus unë nuk e kam ba ketë deklaratë por kardinali, ai ka shpjeguar se për të (Vatikanin) , Kosova është djep i Serbisë, njelloj si Vatikani mendon dhe Serbia dhe ka po të njejtën menyrë komunikimi në çdo vend të botës.
 
Titulli: Pse Vatikani nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës?

Jo rradhe mediat i marrin sipas interesit deklaratat te ndryshme si kjo. Menyra e te shprehurit e njerzeve te nje fare kalibri me nivel te larte, si ne pozite apo profesion, nuk eshte per veshet e masave te gjera te popullsise. Une kam pershtypjen dhe bindjen qe flitet gjithmone me domethenje, dhe une do ta lexoja me dy fjale sic thashe me siper deklaraten e tij qe; kosova ju rriti.
Qe te dalesh aty ku po dal une duhet ti hyni pak historise. Ne kohen e perandorve ilir ne perandorine romake, serbet kalonin Danubin pasi te mirrnin leje per te punuar si argat ne tokat tona, derisa meshkujt i futen ne rradhet e ushtrise.
Me legalizimin e krishterimit ne vitin 300 pas Krishtit nga imperatori Kostandin, kosovar nga Nici, me kalimin e kohes ju dha e drejta qendrimit duke ju ofruar tok per banesa pasi pervec se u perfshine ne ushtri,u bene edhe te krishtere.
Kete histori kardinali i Vatikanit e din shume me mire se une qe s'jam askushi ne histori perpara tij. Per kete Kosova eshte djepi i kishes ortodokse, dhe une shtoj qe eshte edhe djepi i serbeve. Pra ne i kemi rrit ata e i bem mjerez.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pse Vatikani nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës?

Po tashi i besoni Serbise me dy standarte kshtu ?

Dmth: Kur ju intereson i besoni, e kur jo si besoni!

Mendoj se më shumë ka të bejë me faktin se si Vatikani dhe Serbia mbajnë qendrime të njejta për Kosovën se sa ne i besojmë . Se paku ne në Kosovë e dijmë mirë se djep të kujt jemi ,dhe nuk kemi nevoj të i pyesim serbet që me armë i larguam nga ketu. Problemi është se njohja nga një shtet i tillë si Vatikani që për disa është qendra e univerzit nuk do të vije për të njejtat arsye që i perdor dhe Serbia.
 
Titulli: Pse Vatikani nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës?

Kosova ka 6 vjet që është shpallur e pavarur , nuk do të diskutohet vetëm në 3 -4 vitet e para , me shumë se kaq ditet e vitet po ecin e njohja e asaj që konsiderohet si qendra e katolicizmit në botë nuk duket në dritë, nuk është vetëm mos njohja e pavarësisë për me tepër të frikshme janë deklaratat të cilat ngjajnë ne ato të çetnikeve serb.

Ne asnje moment nuk bera kerkese me ndal diskutimin, as qe me kish shkuar mendja, e as qe bera kerkese mos me u diskutu ceshtjet e Vatikanit, por kisha nje kerkese shume te thjeshte: E njejta teme egziston, me thuajse te njejtat fjale e me shume diskutime tjera dhe kerkesa ime eshte ne drejtim qe te bashkohet tema ne menyre qe mos te humbin gjithe ato margaritar qe kemi shkruar ne te njejten teme para 5 muajsh apo para 1 viti dhe te vazhdoje diskutimi aty ku e kemi lene.
 
Titulli: Pse Vatikani nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës?

Do ta njohe kur te pastrohet Kosova nga kolera islame radikale.
Shume i jepni rendesi keti shteti, me te voglit ne Bote, njekohesisht me te fortit.

ruaju se po te bjen kjo smundej edhe ty he burre . neve na knaqi kjo smundje dhe nuk do ta ndrrojme me asgje ne bote. nese na pranojne shtet flm nese nuk na pranojne hiq dert se ban edhe pa na pranu ata.
 
Titulli: Pse Vatikani nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës?

ruaju se po te bjen kjo smundej edhe ty he burre . neve na knaqi kjo smundje dhe nuk do ta ndrrojme me asgje ne bote. nese na pranojne shtet flm nese nuk na pranojne hiq dert se ban edhe pa na pranu ata.

Je shume i sinqerte gafi. Jeni ne te vertete te semure dhe keni nevoje per kurim
 
Titulli: Pse Vatikani nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës?

Nje injorant gjithmone komenton brockulla. Kjo ndodh edhe me nje njeri me post kardinali, qe edhe pse duket me grade te larte hierarkike, nuk i shpeton dot lajthitjeve te momentit. E ka prish ndergjegjen shpirterore me kete njeansim te hapur kortezie.

Le qe Vatikani gjithmone keshtu ka qene, nje institucion reaksionar. E nuk na njohu Vatikani Kosoven, e cfare pastaj ? Per nje tufe te rrjedhurish do merziteni ju ?
 
Titulli: Pse Vatikani nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës?

Je shume i sinqerte gafi. Jeni ne te vertete te semure dhe keni nevoje per kurim

o burre i dheut lutu dite e nate me te godite kjo "smundje" qe e kemi ne se po te te vie smundja e vdekjes atehere sdo te kete medikament qe do te te sheron dhe te jep mundesi me kerku me te godite "smundja ime". une krenohem qe jam musliman dhe qe e kam islamin fe shume here me shume se qe ju e urreni ate.
 
Titulli: Pse Vatikani nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës?

Esht shtet islmam, jan msuar pushtet e dreqit me i pa kosovaret nen dhunen e shkijeve.
Me nfund Kosova esht Shtet me politiken e saj, ka monedhen e vet kushtetuten e saj etjetj (mesa di un kan euron)
Hasmi na marrt pleshtat o Zot :p
 
Amin lol

Ti je shume :D
 
Kosova shtet, qe kur qenka shtet ?
ti je kosovare apo gaboj?
 
Titulli: Pse Vatikani nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës?

Vatikani dhe Izraeli nuk do ta pranojne Kosoven edhe per nje kohe pak me te gjate. Kjo nuk do te ndodhe per arsye se ketyre vendeve iu mungon vullneti per te bere kete njohje, por sepse keto njohje me shume do t'na demtonin se qe do t'na ndihmonin.

Ka shume vende muslimane qe edhe kaq kohe pas shpalljes se pavaresise nuk e kane njohur shtetin e Kosoves. Deri me tani arsyet kane qene nder me absurdet.

Nese shteti i Kosoves pranohet nga Vatikani dhe Izraeli do te humbase mundesia qe te pranohet edhe nga ato vende muslimane te cilat ende nuk e kane pranuar realitetin e ri ne Kosove...sepse pranimin nga Izraeli dhe Vatikani do ta shfrytezonin si nje arsyetim me shume per mosnjohjen e shtetit te Kosoves.

hajduti
 
Titulli: Pse Vatikani nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës?

Tani lajmi eshte dhen ne 2014, besoj se tani ne 2016 do na njoh patjeter... behuni icik optimista o njerz..:p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top