Pse Turqia pas ShBA-s është shteti më strategjik për shqiptarët?!

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Debat për Turqinë po, ditë e natë, por për vëllezërit tuaj që jetojnë atje, o shqiptarë!

Koshi i Politikës / Alzan Berisha

Pas ngjarjeve të fundit tragjike në Turqi, ku një pjesë e ushtrisë provojë të merrte pushtetin, debati te shqiptarët, e sidomos në Kosovë, nëpër RrS (rrjete sociale) ka marrë dhen.

Mirëpo, duke e parë natyrën e debatit që është duke u zhvilluar, mund të provohet të bëhen dy ndarje të mëdha të grupeve që janë duke u marrë më këtë temë.

Në grupin e parë mund të futen të gjithë ata që kanë frikë, me të drejtë e pa të drejtë, nga koncepti Lindor i Turqisë e veçmas nga ‘dashuria fetare’ e Presidentit aktual Taip Erdogan. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe lloji i zëvendësministrit të Qeverisë Mustaf, Gjergj Deda, i njohur si njeri që e merr vazhdimisht postin qeveritar nëpërmjet shantazhit dhe nuk skuqet fare. Madje guxon e flet e flet ...

Po ashtu brenda këtij grupi hyn fuqishëm edhe pjesa shqiptare me identiteti të theksuar europian, të cilën e shohin Turqinë thjesht si e kundërta e proviences së qytetërimit Perëndimor.

Në këtë grup hyn edhe Kryetari aktual i PDK, Kadri Veseli, i cili orientimin e vet politik në drejtpeshimin Lindje-Perëndim e përkufizoi pa ekuivok drejt Perëndimit. Sado që mendimi i tij i shfaqur në lidhje me këtë çështje ishte i zhveshur nga diplomacia e nevojshme e një burrështetasi të ardhshëm. Ai nuk kishte pse e ‘lëndon’ askënd për të dëshmuar se kush është në të vërtetë!

Në grupin e dytë do të mund të përmblidheshin të gjithë ata që për Turqinë ruajnë edhe një emocion e jo veç arsye. Këtu bëjnë pjesë edhe deputeti me ‘mjekër arabe’, të cilën kur e shikon pa ia ditur mbiemrin e merr për një njeri që vjen diku prej vendeve arabe. Por sa e kupton që ai e ka mbiemrin Kelmendi, atëherë njeriu pa dashje edhe mund të stepet për disa sekonda për ta kuptuar se kah Kelmendi me një arab, o Zot?!

Po në këtë grup bëjnë pjesë edhe partia e ministrit që dha dorëheqje për shkak të një aktakuze. Veçmas janë të njohur përfaqësuesit e ‘revolucionit të laramanët’ në Maqedoni.

Mirëpo të dyja grupet e mëdha të themi kushtimisht në thelb të debatit nuk e kanë vënë interesin real të shqiptarëve që janë në miliona në Turqi. Pra, nga këndvështrimi i shqiptarëve të Turqisë, të cilët janë më shumë se krejt shqiptarët në Ballkan, duhet parë dhe orientuar debatin.

Para këtij realiteti nuk vlen asnjë arsyetim sado i drejtë e shqetësues qoftë ai. Sepse më shqetësues se gjithçka tjetër është e drejta e shqiptarëve në Turqi për ta fituar statutin e pakicës kombëtare shqiptare.
Prandaj Turqia, pas shteteve të Bashkuara të Amerikës është shteti më strategjik për të dy shtete e gjysmë shqiptare.

Me Presidentin Taip Erdogan apo me drejtues tjerë të popullit turk, shqiptarët duhet të jenë në bashkëpunim të ngushtë për ta ndihmuar popullin vëlla shqiptarë në Turqi, i cili është duke jetuar, kur është në pyetje e drejta e tij etnike e kombëtare si gjarpri nën gur, si thuhet në popull.

Krejt në fund, për ta zbutur frikën e shqiptarëve europianë dhe për ta qetësuar yryshin e myslimanizmit të shqiptarëve prej shqiptarëve, po i sjellim vetëm dy fakte kryesore historike:

E para, janë shqiptarët ata që e bën Perandorinë Osmane të mos jetë vetëm turke ose më pak e tillë dhe

E dyta, janë po shqiptarët që e bën Turqinë shtetin e parë unikat në botë me fe myslimane e me ndërtim, formësim e rregullim shtetëror të proviences Perëndimore (qemalizmi).

Debat për Turqinë po, ditë e natë, por për vëllezërit tuaj që jetojnë atje, o shqiptarë!
foto.php
foto.php
foto.php
http://gazetainfopress.com
 
Titulli: Pse Turqia pas ShBA-s është shteti më strategjik për shqiptarët?!

O mos, se e paske hapur një temë të keqe, prite tani kur të thonë turkofil...
 
Titulli: Pse Turqia pas ShBA-s është shteti më strategjik për shqiptarët?!

Debat për Turqinë po, ditë e natë, por për vëllezërit tuaj që jetojnë atje, o shqiptarë!

Koshi i Politikës / Alzan Berisha

Me Presidentin Taip Erdogan apo me drejtues tjerë të popullit turk, shqiptarët duhet të jenë në bashkëpunim të ngushtë për ta ndihmuar popullin vëlla shqiptarë në Turqi, i cili është duke jetuar, kur është në pyetje e drejta e tij etnike e kombëtare si gjarpri nën gur, si thuhet në popull.

Krejt në fund, për ta zbutur frikën e shqiptarëve europianë dhe për ta qetësuar yryshin e myslimanizmit të shqiptarëve prej shqiptarëve, po i sjellim vetëm dy fakte kryesore historike:

E para, janë shqiptarët ata që e bën Perandorinë Osmane të mos jetë vetëm turke ose më pak e tillë dhe

E dyta, janë po shqiptarët që e bën Turqinë shtetin e parë unikat në botë me fe myslimane e me ndërtim, formësim e rregullim shtetëror të proviences Perëndimore (qemalizmi).

Debat për Turqinë po, ditë e natë, por për vëllezërit tuaj që jetojnë atje, o shqiptarë![

@ricky_ch une nuk do ta quaj legjenden fare turkofil me kushtin qe ti, pasi ta kesh lexuar edhe njehere mire e mire e ta kesh kuptuar, te mos e quash kete artikullshkruesin turkofob:foot

Pajtohem me gjithcka cfare ka thene autori ne kete shkrim ngase ai kur flet per strategjine nuk po flet per strategjine qe ka Turqia ndaj sjqiptareve por per strategjine qe duhet te kene shqiptaret ndaj Turqise. Pra ta lexojme mire dhe ta kuptojme ngase dallimi ketu nuk se eshte aq i vogel.:biciklete:
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top