Pse thirren arvanitas dhe jo allvanos

Lauri

Anunnak
PSE THIRREN ARVANITAS DHE JO ALLVANOS

PSE THIRREN ARVANITAS “ARBANITET TE BESIMIT TE KRISHTER OSE ORTODOKS” DHE JO ALLVANOS “SHQIPTARET – ALLVANOS TE BESIMIT MUSLIMAN OSE ISLAM”

Fotografi me kostume tradicionale me Fustan’ella ose Kilts nga Arvanitet – Shqiptaret e Gerqise, Camerise etj! Fustanellat e famshme Iliro-Shqiptare qe Greket pas revolucionit te vitit 1821, 1829 dhe 1832 e bene veshjen e tyre! Kush luftoj dhe kush fitoj? Luftuan Arvanitet te besimit te krishter dhe Shqiptaret te besimit musliman kunder portes te larte dhe fituan Greket!?

ARVANITASIT THEMELUESIT DHE DREJTUESIT E GREQISث MODERNE, ZOTثR Tث GREQISث Sث LASHTث DHE Tث SOTME

Pse thirren Arvanitas dhe jo Allvanos

Të pakët janë njerëzit të cilët e njohin historinë e vërtetë të shqiptarëve të Greqisë, që njihen me emrin arvanitas. Arvanitasit, janë pjesë e kombit shqiptar të cilët ndër shekuj jetojnë në Greqi. Emri arvanitas rrjedh nga fjala arbana, ndërsa fjala arbana rrjedh nga fjala ar+ban=arbanës, njeri që punon tokën.

Shqiptarët e lashtë, nga njerëzit që u morën me letërsi, dituri dhe fe, quheshin ilirë dhe më vonë albanë. Ilirët dhe albanët vetëquhen: arbër, arbanë, arbëreshë, shqiptarë, kurse atdheun e tyre e quajtën Arbëri, Shqipëri, e kurrë nuk e quajtën atdheun e tyre Iliri dhe Albani.

Gjeografi i lashtë Klaud Ptolemeu (90-160), për herë të parë përmendi popullin “alban” dhe kryeqytetin e tij Albanopolis, të vendosur prapa Durrësit. Ana Komnena (1083-1146), e bija e perandorit bizantin, Aleksi I, e cila, në historinë e saj të njohur, shkruante se popullsia, që ndodhet pas Durrësit, e quante veten “Arbanez”1.[1]

Në fillim të shekullit XII, normanët, në këngën e Rolandit në gjuhën frënge, e quanin krahinën nga Durrësi në Vlorë ALBANA [2].

Bota perëndimore vazhdoi të përdorte emërtimin ALBANIA, gjatë periudhës 150 vjeçare të kryqëzatave 1096-1208, ku Durrësi u bë porti kryesor dhe rruga Egnatia u bë shtegu kryesor përmes Shqipërisë Qendrore, që të nxirrte në Kostandinopojë dhe më tutje në Lindje.

Por, atëherë pse shqiptarët e Greqisë e quanin veten e tyre arbëreshë deri në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, edhe më tej njihen me emrin arvanitas?!

Emri shqiptar, nuk është më i vjetër se rreth shekullit XV dhe kështu, arbëreshët e Greqisë, dhe Azisë së Vogël, gjithmonë janë quajtur “arvanitas” nga njerëzit që shkruanin historinë dhe letërsinë me shkronja që njihen si të helenëve. Ndërsa arbëreshët që u larguan për në Itali nga Greqia dhe Arbëria e quajnë veten e tyre deri më sot arbëresh, kurse zyrtarisht nga shteti italian njihen me emrin albanesi. Mbase, emërtimi arban, duhet të jetë i vjetër njëlloj me emërtimin alban, mirëpo, dallimi qëndron se si na thërrasin popujt e ndryshëm. Po të shohim qytetet e vjetra pellazge dhe ilire, ato janë ndërtuar pranë lumenjve, duke qenë afër tokave pjellore, pra, afër arave. Fjalë që emërton njerëzit të cilët punonin tokën, arbërës. Në gjuhën greke, arbanët, thirren arvanitas, sepse grekët shkronjën B të alfabetit latin e lexojnë V, pra, arvanitas dhe atdheu i tyre Arvanitia. Turqit, arvanitasit i quajnë “arnaut” ose “arnavud”, kurse arvanitasit ortodoks të Kostandinopojës dhe të Egjiptit i quajnë “greci”.

Që arbëreshët janë quajtur edhe me fjalën “greci” kemi fakte të vërteta si p.sh. qyteza Hora e arbëreshëve në Palermo na e dëshmon këtë. Kjo qytezë, shumë vite më parë, nëpër librat zyrtarë të shtetit italian shënohej “Piana Dei Greci”, por më vonë u shënua me të drejtë “Piana Degli Albanesi”, dhe një qytezë tjetër e banuar me arbëreshë në Avello të Italisë njihet sot me emrin Greci.

Një dëshmi tjetër rreth këtij emërimi na sjell gjeografi Siçilian Thommaso Fazello (1498-1570), shkruan se: “Shqiptarët që erdhën në fillim në Bisiri u quajtën “greci”. Më tej këta shqiptarë të quajtur “greci” u vendosën përgjithmonë në Contessa Entella rreth vitit 1450” [3].

Mendimi im është përse një pjesë të shqiptarëve të Greqisë thirren arvanitas dhe një pjesë allvanos, duhet të ketë ndodhur për të bërë dallimin e shqiptarëve gegë nga shqiptarët toskë. Shqiptarët që thirren arvanitas banojnë nëpër disa ishuj, në Athinë dhe rrethinat e saj, pra në zemër të Greqisë së Lashtë. Ndërsa shqiptarët që grekët i quajnë allvanos banojnë në Epir-اamëri, Selanik, Kostur, Edesa, Follorinë, në Thraki, afër kufirit me Turqinë. Nga bisedat që kam bërë më shqiptarë që banojnë në këto zona ata e quanin veten e tyre allvanos dhe jo arvanitas. Pra, dallimi arvanitas dhe allvanos është bërë për të dalluar gegët dhe toskë, këtë tezë e mbështes në dallimin e dialektit, në këngët dhe traditat kulturore. Arvanitas quhen malokët gegë, ndërsa toskët quhen allvanos. Për arvanitasit është krenari të quhesh Malok.

Gjuha shqipe e ruajtur në shekuj nga arvanitasit

Elementi kryesor i cili dallon arvanitasit nga popujt e tjerë që përbëjnë shtetin grek, është gjuha shqipe, që ata flasim brenda në rrethin familjar.

Deri në shekujt e mëparshëm gjuha shqipe nuk shkruhej nga masa e gjerë e popullit të saj, nuk përbënte gjuhën e shkollimit, këtë gjuhë e flisnin njerëzit e pashkolluar, ishte gjuhë e jetës së përditshme, prandaj arriti të përcillej nga brezi në brez. Pra, gjuha shqipe ishte gjuhë popullore dhe jo gjuhë letrare e fetare. Kështu, njerëzit e diturisë dhe të letërsisë e quanin gjuhën shqipe gjuhë “barbare”. Gjuha shqipe, duke mos u shkruar, mund të rrezikonte të humbiste gjatë shekujve, të humbiste origjinalitetin e saj dhe emocionet shpirtërore. Prandaj, stërgjyshërit tanë arbër krijuan ninullat, këngët e kreshnikëve dhe vajet.
Një nga mënyrat e rruajtjes së gjuhës, pra, është kënga. Kështu, shumë ngjarje të përditshme dhe ngjarje historike u përcollën brez pas brezi nëpërmjet këngës popullore si në vargjet e mëposhtme:

Meqë nuk dimë të shkruajmë,
mjaftohemi me të folur,
me këngët dhe me vajet
kujtesa jonë kështu ruhet
Askush nesh nuk dinte të shkruante,
por i bëmë këngë dhe u ruajtën
goja-goja deri më sot
kujtesa jonë e gjallë mbet.

Një tjetër këngë është:

Gjuha jonë vetëm thuhet
nuk e lanë që të shkruhet
bëmë këngë këshillat e urta
që të mos harrohet gjuha.

Vargjet e këtyre këngëve tregojnë qartë dhembjen e arvanitasve për gjuhën e tyre, por edhe mënyrën e ruajtjes së gjuhës [15].

Prof. Arben Llalla
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top