Pse serbët na analizonin si komb?

Lauri

Anunnak
Serbët e njohin mirë historinë tonë ,e dijnë shumë mirë qe janë në tokë të huaj.I dijnë doket e zakonet tona; dhe sa më mirë të na njohin aq më mirë e më lehtë manipulojnë me ne. Ky është arti i diplomacisë të cilën ata e kanë mësuar mirë. Ne jemi largë dhe shumë largë në këtë aspekt; e më e keqja është që po largohemi edhe më shumë nga ajo që duhet ta dijmë përmendësh.

Në lutjet e tona të përditshme, shqiptarët nuk e përmendim atdheun. I lutemi Zotit, i kërkojmë falje për gabimet e bëra. I lutemi të na dhurojë pasuri, fat dhe mirëqenie. I lutemi të na shpëtojë nga e keqja, nga i mallkuari. I lutemi të na shpëtojë familjen; por vetëm lutje për veten vetjake. A e keni dëgjuar kënd të lutet për atdheun? Nuk i lutemi Zotit që ai t`na shpëtojë kombin, atdheun. Nuk i lutemi Zotit të na shpëtojë nga zhbërja. Nuk i lutemi Zotit që të na ruajë kombin.Pse? Askush nuk na mësuar për një lutje të tillë.

Bota vëren dhe vrojton. Ne shqiptarët sigurisht që jemi në qendër të vrojtimit. Ata e dinë që ne jemi të lehtë, ata e dinë që ne nuk kemi qendër të rëndimit.Për derisa bota na vrojton ,ne nuk i përfillim rregullat më elementare të qytetërimit. Vrojtuesi më i madh ka qenë dhe është Serbia. Prej se ka ardhur dhe na është afruar ,dhe e kemi fqinj ,Serbia vazhdimisht vrojton , shënon dhe sipas nevojave të veta i shpërndanë ato shënime ,vrojtime dhe dihet vazhdimisht për të keqen tonë. Kemi ne,farë institucioni të mësheft apo të hapur ku mund të lexojmë karakterin e një populli tjetër të huaj. ?Serbët e kanë ,jo vetëm për ne por për tërë botën.

…Arnauti div i trimit,
që e përgatit të keqën në çdo anë
Por se në gjakun e tij trimëror
As një pikë nga ai i turkut nuk e mbanë
(Aleksa Gj. Bogosavljeviç , 1897)

Më rastisi të lexoj një libër të botuar në vitin 1897 me titull ” O arnautima” (Për Arnautët) të shkruar nga Aleksa Gj. Bogosavljeviç – oficir i zhandarmerisë mbretërore të Serbisë . Dikush mund të pyet se ç`është për ne interesant sa çka ka shkruar një oficir zhandarmerie për ne.. Mua mu duk e arsyeshme që të komentoj këtë përmbledhjen etnografike për një popull (për ne) ,nga një ushtarak icili si e thot edhe vet ” unë e bëra t`imen dhe le të sherbej për nevojat e shtetit ” (Serbisë).

Libri është thjesht përshkrim i një populli nga syri i një atdhetari serb( për Serbinë ky është atdhetar) që mendon më largë, libri botohet më 1897 , e që të këqijat për ne në atë kohë ishin në vazhdimin e përgatitjeve.

Moto të librit të tij , shkruesi e venë një poezi ku e lartëson trimërinë shqiptare ,dhe sipas bindjës së tij që gjaku shqiptar nuk paska asnjë pikë gjaku turk .E quditshme të dëgjohet nga goja e serbit një gjë e tillë.!

Se çfarë populli janë shqiptarët ,autori i siguron lexuesit se do t`i njoftoj me këtë libër; ”duhet t`i njofim sepse neve, pas fatkeqësisë së vitit 1690 na zuan tokat tona ( Shpërngulja e Madhe Serbe fxh)” . Ky thot se serbët janë ”vëllazër prej gjaku (?) me Drenicakët, Rugovësit , Lumjanët, Shkodranët dhe Dibranët,Labjanët dhe Malësorët ”Ata janë kusherinj me serbët sepse janë të krishterë ortodoks dhe katolik”. ” Kemi humbur mjaft kohë , duhet të punojmë më shumë për Serbinë tonë duke njohur vetvetën dhe të tjerët që na rrethojnë” -thot autori. Por pa dashtas e cekë se shqiptarë ka në Srem ,në Nikinci dhe në Ratkoci fër Mitrovicës së Sremit ( Serbia e sotme). Pse po them pa dashtas , sepse e sjegon shumë mirë se si erdhën shqiptarët në këto anë : me shpërnguljen e madhe serbe . Një shpërngulje e rrjejshme serbe dhe në të njejtën kohë një largim i së paku 40 00 familjeve ortodokse shqiptare nga Kosova. Një mashtrim epokal për shqiptarët . ” Aty u vendosën Kelmendasit dhe që edhe sot e kësaj dite i ruajnë doket dhe zakonet e tyre ( Viti 1897fxh)”

Në Istër, në fshatin Peroj ( arnautska dolina) jetojnë mbi 500 arnaut. Këtu i solli sipas autorit, Republika e Mletës me 1657 . Ata e paskan ruajtur veshjen e tyre kombëtare , zakonet e tyre ,flasin arnautisht (shqip) ,por që të gjithë janë të fesë ortodokse.

Në librin “ O arnautima”: spjegohet drejtë gjendja e shqiptarëve në Itali,” Shqiptarët e Italisë jetojnë në regjionin e Puljas dhe Abruzias. Kanë ardhur këtu menjëherë pas vdekjës së Gjorgje Kastriotiçit ( Gjergj Kastrioti). Këta Arnaut ,këtu i solli i biri i Skënderbeu dhe nëna e tij Andronika ( Donika) ,pas vitit 1468. kurrkund nuk e cekë se Skënderbeu ishte serb.

”Në kohët e fundit, ankohet autori në libër se të Arnautët e Italisë ka filluar të ngjallët vetdija kombëtare. E kanë filluar luftën për kombësinë e tyre por edhe për bashkëkombasit e tyre në Shqipëri . Ata për këto i kanë formuar komitetet e tyre dhe mbajnë mitingje të vazhdueshme duke kërkuar që Shqipëria të fiton autonominë dhe që qeveria italian t`i ndihmojë shkollat e tyre. Këta shqiptarë janë me ndikim të madh në Itali,dhe të gjitha mitingjet që janë mbajtur kanë dhënë rezultate. اështja shqiptare në Itali është popullarizuar shumë dhe opinioni publik në Itali e kërkon autonominë e Shqipërisë.””

Pra kjo ishte koha e Rilindjes Shqiptare në vrullin më të madh.

Ku janë shqiptarë? ” Në pjesën Perendimore të Gadishullit Balkanik, përgjatë Detit Adriatik dhe atij Jon, nëepër , Thesaali ,Greqi , Mal të Zi Bosne , Hercegovinë dhe në Serbinë e vjetër (Kosova), është vendi që është tri herë më i gjatë se i gjerë e i cili quhet Arbania ose Arnautluki.” Serbët janë plotësisht të vetdijshëm për shtrierjen tonë të vërtetë natyrale .


Lumenjt e Arnautlukut thot autori janë shumë por me rrjedhë të shkurtër si : Bojana (Buna) , Shkumba (Shkumbini) , Vojuca (Vjosa) Drini, Limi,Vardari, Ibri ,Sitnica dhe Llabi.Sipas tij të lundrueshëm janë vetëm Buna , Shkumbini dhe Vjosa.

” Arnautët ndahen në fise ”Gegë e Toskë , Krasniqë Kelmendas, Mirditas , kastar , Hot, Dibranë dhe Malisor . Këta të fundit janë më të këqinjt ,mëtë zjarrtit dhe më trimat nga të gjithë.” Ndarje e gabuar e fiseve! Kurse për gjuhë shqipe thot se ështe e veqantë dhe nuk ka asnjë lidhëshmeri me ndonjë gjuhë të gjallë.

”Shqiptarët nuk janë pak ,por ndjenjë për shtetformim nuk kanë :dhe vazhdon ” sipas traditës sonë (serbe fxh) dhe të drejtës sonë historike,duhet që kërkojmë të drejtën për posedim të Serbisë së Vjetër ( Kosovës) dhe Maqedonisë e posaqërisht në ato anë që banohet me shqiptarë se pa ata Sërbia e Madhe nuk mund të paramendohet.”

Vazhdohet me përshkrimin tonë të jetës në fise , hakmarrjen sidomos te shqiptarët ortodoks të Kosovës dhe Shqipërisë Veriore ( vëllezërit tonë si e thot autori):. Përshkruhet se të shqiptarët kihet shumë kujdes në martesat ndërfisnore që ato mos të ndodhin. Kuse në faqën 20 ceket se shumica e shqiptarëve e pijnë rakinë dhe verën por që nuk dehen ,nuk njihen me shprehinë e të dehurëve.

“Te shqiptarët musliman bëhet synetia ,por nëpër fshatra ndodhë që të mbesin pa atë ceremonial edhe nga 3-4vjet në mungesë të hoxhës , por edhe kur t`iu vjen rradha ,të rinjt rriten dhe ikin nëpër male për tu mëshefur se iu vjen marre ,dhe kështu mbesin të pa synetuar.” “ Shqiptarët nuk janë fetarë të mëdhenj, të premteve hoxha me tre -katër pleq e kryejnë faljen ,kurse të rinjt në oborrin e xhamisë apo nëpër fshat në atë kohë luajnë me armë , duke i treguar aftësitë e tyre. Arma për shqiptarët është diçka që nuk guxon t`iu mungoj” . Flitet për besën dhe hakmarrjen.

Një gjë që e brengosë autorin e librit është që shqiptarët pa dallim feje e mbrojnë njëri tjetrin nga çdo rrezik

Fahri Xharra ,09.06.13
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pse serbët na analizonin si komb?

Vojsava esht e vetmja arsye e ksaj analize,,dhe pika e gjakut bluh,,qe Baleti i pari e ka then e esht percjell deri te Shekspiri qe e dim per mendesh,,
tani nese kapemi duke argumentuar mbi numrat,,esht gjeja themelore qe kerkon nje argumentim i sinqert,,por ti qenke shum profesional dhe po harron gjen e par.
ndersa gjen e dyt Motra e Skenderbeut ra ne lufte,,edhe ajo ishe vajz e Vojsaves,
dhe keshtu as Nena e Aleksandrit nuk ishte Ilire,,por Aleksandri u be i madh,,dhe krijoj nje dinasti,,e te gjith heronjet e kesaj kategorie jan ber te medhenj me endrra dhe duke adhuruar njeri tjetrin.
dhe tani ska nevoj per tju futur me gjat,,
por un kam deshir te kryej shkurt..
nga kjo pjes e punes nuk esht mir te marresh er!:esp:
 
Titulli: Pse serbët na analizonin si komb?

Lauri komplimente qe e prune artikullin po do te doja te mos kishim as edhe nje pike gjaku serb ashtu si edhe turk
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top